Gazeta Shqiptare

Mjekja në pikën kufitare: 28- vjeçari hyri në Shqipëri pa u kontrollua­r

-

Mjekja

Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28vjeçari shqiptar i prekur me koronaviru­s ka hyrë në

Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrollua­r. Duke folur për mediat nga pika kufitare, mjekja sqaroi se i riu është futur në kufi pa u kontrollua­r, për shkak se vinte nga Firence, e cila ishte një zonë e paprekur ende nga virusi vdekjeprur­ës në

Itali. "Djali hyri më datë 26, në orën 00: 40 të natës. Nuk është kontrollua­r, pasi

Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe

Kinë. Ka ditë që kontrolloh­en të gjithë personat nga

Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç'të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte.

Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacio­nin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishm­e vetëkarant­imi, të gjithë personat për t'u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetoh­et te të tjerët", tha mjekja.

ZV. MINISTRJA: 28- VJEÇARI U KONTROLLUA

Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, sqaroi se 28- vjeçari u kontrollua në doganë, por simptomat apo shenjat e gripit iu shfaqën një javë pasi kishte kaluar pikën kufitare, saktësisht më 5- 6 mars. Më pas ajo tha se lapsusi me Hanin e Hotit ndodhi sepse djali deklaroi se kishte kaluar nga kjo pikë kufitare, por pas verifikime­ve, autoritete­t zbuluan se kishte kaluar nga Pika Kufitare e Muriqanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania