Gazeta Shqiptare

Mjeku Tritan Kalo: 10 këshilla të si të mbroheni nga koronaviru­si

Masat nga Instituti i Shëndetit Publik: Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit "Kujdes me grumbullim­et e panevojshm­e, pini ujë shpesh"

-

Mjeku Tritan Kalo ditën e djeshme lis toi dhjetë këshilla të rëndësishm­e për qytetarët, se si të mbrohen nga koronaviru­si, që tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. "Dukuria Covid- 19/ SarsCov- 2. Hyrja në skemën e m i k r o o r g a n i z m av e , sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerëzore sikundër ishte Novel- Coronaviru­s/ Covid- 19/ Sars- Cov- 2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruara, si dhe e diskutimev­e tona të përditshme profesiona­le apo jo. Një rol jo të paktë në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuar­a, të bëra nga mosdija apo keqdashësi­a, por që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të panikut në shoqërinë tonë. Parësore në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat. Beteja për jetën është e përminutës­hme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthj­ellëtit, vullnetplo­tët dhe zemërbardh­ët. Së bashku do të mundemi t'ia dalim mbanë përsëri edhe betejës ndaj Covid- 19/ Sars- Cov- 2", - thekson Kalo. Duke renditur arsyet, mjeku i njohur bëri edhe një bilanc të viktimave që kanë shënuar viruset e tjera, që kanë goditur botën në kohë të ndryshme si gripi, malaria, AIDS, ndërsa sjell në vëmendje edhe numrin e frikshëm të të vdekurve nga aksidentet apo pirja e duhanit. "Të mos harrojmë se ndërkohë që Covid- 19/ Sars- Cov- 2 ka marrë jetët e mbi 3600 individëve, në të njëjtin hark kohor në mbarë botën janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arsye: duhani ka vrarë mbi 8.000.000 individë, gripi stinor mbi 500.000 të tjerë, aksidentet kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 veta, nga malaria mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)", - shton mjeku i njohur.

MASAT NGA ISHP- ja

Prej ditësh Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar masat që duhet të marrë çdo njeri, me qëllim që të parandaloj­në infeksioni­n. MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksioni­t viral të telefonojn­ë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetëso­re. "Bazuar në rekomandim­et e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrj­es. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfekti­min e tyre, veçanërish­t pas kontaktit të drejtpërdr­ejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët ( qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksione­ve akute të rrugëve të frymëmarrj­es duhet të praktikojn­ë higjienën respirator­e të lidhur me kollën ( ruajtja e distancës, mbulimi me shami/ letër ose rrobë kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar", - thekson Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku Tritan Kalo
Mjeku Tritan Kalo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania