Gazeta Shqiptare

"Itali, piku i koronaviru­sit mund të shënohet në prill"

Mjekja epidemiolo­ge jep alarmin: 463 të vdekur, 200 brenda 2 ditësh Konsullata shqiptare në Milano: Garantojmë shërbimin me postë vetëm në rastet urgjente

-

Situata në Itali është në ditët më të këqija. Gjithkund në zonën e Lombardisë sheh njerëz të frikësuar që ecin rrugëve, por që i duhet të punojnë. Sipas Stefania Salmaso epidemiolo­ge që ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Epidemiolo­gjisë, piku i koronaviru­sit mendohet të jetë në prill, e mjekja i referohet pandeisë gripale të vitit 2009. Zi po shef dhe bursa milanezë dhe ajo europiane, e cila pësoi uljen më të madhe ditën e djeshme që pas 24 qershorit 2016 kur u bë referendum­i për Brexit. Italia është vendi me më shumë të vdekur nga coronaviru­si Covid 19 në botë pas Kinës. Në Itali janë shënuar 463 te vdekur nga Covid 19, 7985 janë prekur ndërsa 622 janë shëruar. Vetëm të dielën humbën jetën 133 persona. Spitalet janë të tejmbushur­a e kjo është një ndër situatat më të vështira për po kalon vendi fqinj. Rreth 16 milionë njerëz në Lombardi dhe pjesë të tjera të veriut tani janë nën karantinë dhe u duhet leje e veçantë për të udhëtuar. Sipas dekretit te ri të qeverisë italiane, thuajse gjithçka është e mbyllur, nga shkollat, universite­t, qendrat kulturore, sportive.

KONSULLATA SHQIPTARE

Dekreti i presidenti­t mbylli dhe konsullatë­n shqiptare në Milano. Në faqen e tyre shkruhet: Konsullata e Përgjithsh­me e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeminist­rit Italian Giuseppe Conte i firmosur sot më datë 08.03.2020, komunikon se ndërpriten të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 prill 2020. Do të ga

rantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente ( si nulla osta vdekje). Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id. do të njoftohen nga ne me e- mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizoh­et. Kontrollon­i vazhdimish­t profilin tonë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare për njoftime të reja. Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikëri dhe rigorozite­t të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid- 19. Kryeminist­ri Giuseppe Conte eshte zotuar të për

dorë "të gjitha burimet njerëzore dhe ekonomike" për të dalë nga kjo emergjence. "Ne nuk do të ndalemi këtu. Do të përdorim një terapi masive," i tha Conte gazetës së përditshme la Repubblica në një intervistë kryeminist­ri italian.

ZGJIDHJA

Medikament­i kundër Ebolës është tani për tani ilaçi më i mirë për trajtimin e koronaviru­sit të ri Covid19. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së, pasi një numër i madh pacientësh në Kinë dhe më pas në Itali u përmirësua­n ndjeshëm pas

TOTALI I VIKTIMAVE

Nga shifrat e konfirmuar­a janë 110,000 persona të infektuar me koronaviru­s në të gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje. Vendin e parë e mban Kina ndërsa pas saj raportohet të jetë Italia. Në Francë janë 1 209 të prekur me 19 të vdekur, në Gjermani 1 040 raste pa viktima, ndërsa në SHBA janë raportuar 554 raste me 22 të vdekur.

trajtimit me Remdesivir. Antivirali i prodhuar nga kompania amerikane "Gilead Science" ia ka kaluar edhe ilaçit kundër HIV- it, duke rezultuar si mjekimi me efektiv. Remdesivir, një ilaç eksperimen­tal i zhvilluar për të luftuar virusin Ebola, aktualisht po kalon në provë klinike në SHBA, i pari i këtij lloji në Amerikë. "Tani ekziston vetëm një ilaç që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet kundër koronaviru­sit dhe ne mendojmë se është Remdesivir­i", tha në një konferencë shtypi në Pekin, ndihmësi i drejtorit të përgjithsh­ëm të OBSH- së Bruce Aylward.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania