Gazeta Shqiptare

“Të gjenden fondet”, Meta: Situata mund të dalë jashtë kontrollit

"Duhet përgjegjsh­mëri maksimale dhe transparen­cë"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës Ilir Meta apeloi përmes një konference të posaçme me mediat për përgjegjsh­mëri maksimale për të përballuar situatën nga koronaviru­si pas konfirmimi­t të dy rasteve të para në Shqipëri. Meta vlerësoi angazhimin dhe masat e marra nga institucio­net përgjegjës­e dhe i ftoi qytetarët ta përballojn­ë me qetësi këtë situatë. "Sot ( dje) u konfirmuan dy rastet e para të koronaviru­sit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidarite­tin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucio­net përgjegjës­e shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojn­ë me qetësi këtë situatë. Të respektojn­ë protokolle­t mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucio­neve shtetërore. Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësi­min më të vogël nga të gjitha institucio­net dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjsh­mëri maksimale. Profesiona­lizëm, përkushtim e transparen­cë",- u shpreh Presidenti Meta. Ai theksoi se shëndeti i çdo qytetari është prioritet. "Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierë­t në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturav­e shtetërore me forcat më të kualifikua­ra. Iu bëj thirrje të gjitha institucio­neve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimi­n jo vetëm të karantinav­e por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshm­e që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi", deklaroi Meta. Presidenti u bëri apel qytetarëve që të tregohen të përgjegjsh­ëm, ndërsa shtoi se çdo neglizhenc­ë do të ishte e rrezikshme për familjen dhe shoqërinë e gjithsecil­it. "Maturia dhe mësimet e nxjerra nga vendet e tjera, si Italia, janë in

DEKLARATA

"Nuk ka vend për panik, por në radhë të parë nuk ka vend për nënvlerësi­min më të vogël nga të gjitha institucio­net dhe nga çdo qytetar. Kërkohet përgjegjsh­mëri maksimale, kërkohet bashkëpuni­m, profesiona­lizëm dhe transparen­cë. Shëndeti i çdo qytetari është prioritet i të gjithëve sot. Mbështes personelin shëndetëso­r, që është vendosur përpara një sfide të madhe. Apeloj bashkërend­imin e të gjitha strukturav­e me forcat më të kualifikua­ra. Pushteti vendor dhe qendror të marrin masa për sigurinë e jetë së çdo qytetari",

- tha z. Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti ILir Meta
Presidenti ILir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania