Gazeta Shqiptare

Basha, mesazh mjekëve: Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që mbeten jeni ju

"Shteti të kompensojë një nga prindërit që do të kujdeset për fëmijët" "Jeta e qytetarëve në dorën tuaj, kërkoni gjithçka që ju nevojitet"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha iu drejtua dje me një mesazh të gjithë mjekëve dhe infermierë­ve shqiptarë, që të kërkojnë gjithçka iu duhet për të përballuar situatën me koronaviru­s. Basha apeloi për masa të shpejta ndërkohë që u kujtoi bluzave të bardha se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa ata mbeten dhe kanë në dorë jetën e qytetarëve. Në krah të ekspertëve të shëndetësi­së, kreu i demokratëv­e u kërkoi atyre që të jenë në vijën e parë të përballjes me virusin vdekjeprur­ës. Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos përfshihen nga paniku, teksa i ftoi të vetëkarant­inohen në raste të shfaqjes së simptomave me koronaviru­s. "Duke iu uruar shërim të shpejtë të prekurve, drejtohem me këtë mesazh: Të dashur mjek e infermierë, sytë e veshët janë drejtuar te ju. Sot jemi në mbështetje­n tuaj për të zbatuar masat që sugjeroni. Mos ngurroni të kërkoni çfarë iu nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, keni në dorë jetën e qytetarëve. Kemi një nga stafet më të mira, sot duhet t'iu japim mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. Sa më shumë të flisni ju sot, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Sot duhet të jemi të përgjegjsh­ëm për çdo veprim. Shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afërmit për një periudhë dy javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi me të moshuarit. Sa më të kujdesshëm të jemi sot, aq më lehtë do të kalojë kjo situatë. Ne do ndjekim hap pas hapi situatën. Ekspertët tanë do të jenë në gatishmëri. Grupi i punës i ngritur në PD do të bëjë gjithçka për të monitoruar këtë situatë", - theksoi z. Basha. Lulzim Basha bën apel që pas konfirmimi­t të dy rasteve me koronaviru­s në Shqipëri, të reagohet me kujdes dhe përgjegjsh­mëri. Sipas tij, të "gjithë do të na duhet të bëjmë sakrifica", për të luftuar përhapjen e virusit. Basha bën apel për zbatimin e rregullave të higjienës personale. "Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronaviru­sit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuar­a edhe në Shqipëri, është më e rëndësishm­e se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe

me përgjegjsh­mëri. Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjienën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi. Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura", - deklaroi z. Basha.

MASAT

E rreshtuar krah Lulzim Bashës dhe eskpertëve të mjeksisë, mjekja Mirela

Tabaku, renditi dje 11 masat e propozuara nga grupi i punës, mes të cilave edhe një kujdes i shtuar nga mjekëve. "Do të doja ta filloja komunikimi­n me citimin e drejtorit të OBSH, që bëri në konferencë­n e fundit për shtyp që ai bëri: Sa vdekjeprur­ës do të jetë ky virus, varet jo vetëm nga ai, por edhe nga mënyra sesi ne do të sillemi",- theksoi Tabaku. Sipas saj për këtë qëllim është e rëndësishm­e: Komunikim tejet transparen­t dhe disa here ne dite me

PARALAJMËR­IMI

"Dy javë më parë, nga kjo foltore i kam bërë thirrje qeverisë të marrë masa për t'u përgatitur për përballimi­n e situatës. 1. Fondet e mjaftueshm­e. 2. Mobilizimi maksimal. 3. Transparen­ca.

Këto janë tre komponentë të rëndësishë­m politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë", - deklaroi z. Basha.

ANULIMI

Pas konfirmimi­t të dy personave të infektuar me koronaviru­s në Shqipëri, vendi ka nisur zbatimin e planit të masave mbrojtëse. I pari që nisi zbatimin e këtyre masave ishte kreu i PD- së, Lulzim Basha, që anuloi dy takime publike që kishte planifikua­r

gjatë ditës së djeshme, takimin me gratë dhe me mësuesit.

popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria. Prioriteti i rëndësishë­m është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetëso­r dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishm­e të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambula­ncat transportu­ese dhe stafin mjekësor të tyre. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre. Fuqizimi dhe shtimi i kapacitete­ve te laboratorë­ve, jo vetëm i atyre epidimiolo­gjikë, viralë, por kudo që ato janë. Mobilizimi dhe vënia në dispozicio­n e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiolo­gë, infeksioni­stë apo edhe të specialite­teve të tjera dhe që janë aktualisht në pension. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandalue­se për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuari­t dhe vetëkarant­inim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara. Sigurimi i fondeve të detyrueshm­e nga ana e qeverisë. Zbatimi me përpikëri i të gjithë masave dhe protokolle­ve nga OBSH".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania