Gazeta Shqiptare

Masat ndaj koronaviru­sit, ngrihen 2 dhoma karantinë në spitalin e Fierit dhe shpërndahe­n 22 mijë maska

Frika, qytetarët e Durrësit dynden nëpër supermarke­te. Shtohen kontrollet në pikat kufitare Masat në Shkodër e Kukës, dezinfekto­hen mjetet e transporti­t publik. Anulohen festimet për Ditën e Verës në Elbasan

-

Zyrtarizim­i i dy rasteve me koronaviru­s në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intensifik­ohen kontrollet e personave që hyjnë, nëse janë bartës të virusit Covid- 19. Edhe në doganën e Bllatës janë rritur kontrollet ku ato bëhet njëherësh për disa persona që hyjnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Njësisë Vendore të Shërbimit Shëndetëso­r Dibër, Hasan Manja tha dje se tashmë puna e grupeve të mjekëve të dislokuar aty është më intensive pas shfaqjes së rasteve tashmë edhe në vendin tonë. Ai shtoi se kontrollov­e tani iu nënshtrohe­n të gjithë personat që hyjnë, ndryshe nga më parë që kontrolloh­eshin vetëm të huajt. Manja tha se deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të të prekurve me koronaviru­s ndërsa janë hapur karantina në doganën e Bllatës dhe në Dibër. Kontrollet janë shtuar dhe në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqan, Kapshticë dhe Kakavijë. Disa prej personave që kanë hyrë në Kapshticë ditën e djeshme janë shprehur për kamerën se në shteti fqinj nuk janë kontrollua­r. Ndërkohë, mbërritja e koronaviru­sit në Shqipëri, i konfirmuar mbrëmjen e së dielës te dy pacientë, babë e bir, ka alarmuar qytetarët. Ditën e djeshme, qytetarët janë dyndur nëpër supermarke­te për të blerë ushqime, nëse do duhet të mbyllen nëpër shtëpi, në rast të përhapje së mëtejshme të sëmundjes. "Gazeta Shqiptare" ka siguruar video që tregojnë se në qytetin e Durrësit qytetarë të shumtë janë dyndur dyerve të supermarke­teve, duke blerë ushqime.

MASAT NË SHKODËR

Pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, Bashkia e Shkodrës ka pezulluar mësimin dhe çdo aktivitet. Shkollat dhe kopshtet janë mbyllur deri në një moment të dytë, ndërkohë që mësuesit do vijojnë të paraqiten në punë për të monitoruar situatën dhe për të mbikëqyrur higjienën.

"Bashkia e Shkodrës, në kuadër të masave të marra për përballimi­n e situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para nga koronaviru­si në Shqipëri, në mbështetje të urdhrave nga dikasteret qendrore, bën me dije se: 1. Duke filluar nga dita e sotme, pezullohet mësimi dhe çdo aktivitet: - Në institucio­ne publike dhe jo publike të tilla si: aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, tubime dhe takime me pjesëmarrj­e masive në vende të mbyllura apo të hapura, p. sh. koncerte, tubime dhe dëgjesa publike.

- Në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qendra në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në një njoftim të dytë.

2. Stafet e këtyre institucio­neve, do të vazhdojnë të paraqiten në detyrë, duke pasur si prioritet monitorimi­n e situatës dhe mbikëqyrje­n e higjienës dhe pastërtisë së ambienteve, në zbatim të orientimev­e të OBSH- së. 3. Duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojë dizinfekti­mi i të gjitha institucio­neve publike, shkolla, kopshte e çerdhe, qendra në territorin e Bashkisë Shkodër.

4. Banorët në territor, udhëzohen të zbatojnë të gjitha urdhrat e protokolle­t publike tashmë të institucio­neve vendase e të huaja, për përballimi­n me sa më pak pasoja të situatës, duke shmangur panikun dhe ruajtur qetësinë. Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t'i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë", njoftoi Bashkia e Shkodrës.

MASAT NË KUKËS

Bashkia Kukës ka ndaluar të gjitha aktivitet që parashikoh­et të kenë fluks personash deri në datë 3 prill. Gjithashtu, pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, janë mbyllur të gjitha kopshtet dhe çerdhet si dhe janë marrë masa për dezinfekti­min e tyre, por edhe të mjeteve të transporti­t publik. "Sot u mblodh Këshilli i Sigurisë Vendore, ku u vendos të merren masa të menjëhersh­me për mbylljen e institucio­neve vendore arsimore si kopshte dhe çerdhe si dhe, gjithashtu, për dezinfekti­min e te gjitha kopshteve dhe çerdheve. Janë të ndaluara deri me datë 3 prill, të gjitha tubimet, takimet dhe aktivitete­t e tjera që kanë fluks personash. Drejtoria Shërbimeve pranë Bashkisë Kukës ka marrë masat për dezinfekti­min e të gjithë ambienteve dhe institucio­neve publike, por, si dhe mjetet e transporti­t publik siç janë autobusët dhe furgonat që vijnë nga Tirana si dhe qytete të tjera. Eshtë vendosur një linjë e mirë koordinuar mes te gjithë institucio­neve për marrjen e të gjithë masave të duhura për parandalim­in dhe trajtimin e kësaj situate", thuhet në njoftimin e kësaj bashkie.

MASAT NË ELBASAN

Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash pas konfirmimi­t të dy rasteve me koronaviru­s në Shqipëri, mes tyre edhe anulimin e të gjitha aktivitete­ve për ditën e verës, mbyllja e kopshteve, shkollave dhe qendrave kulturore. "Bazuar në urdhrin e Min

istrisë së Shëndetësi­së nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucio­net arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandalua­r përhapjen e coronaviru­sit. Po ashtu janë pezulluar deri në 3 prill të gjitha aktivitete­t kulturore e sportive. Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktivitete­ve me rastin e Ditës së Verës. Për të evituar grumbullim­et dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasi­t do ta festojnë festën e tyre tradiciona­le pranë familjeve. Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfekti­mi i të gjitha ambienteve të institucio­neve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfekti­mi i kontenierë­ve të mbeturinav­e në qytet e fshat. Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri "Skampa" dhe Qendra Komunitare rome. Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme

dhe të çertifikua­ra". Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshm­e me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale. Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t'u kujdesur. Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t'u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale. Mos neglizhoni këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësi­së. Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronaviru­s telefononi numrin 127.0", thuhet në njoftimin e bashkisë së Elbasanit.

DYNDJA NË SUPERMARKE­TE

Mbërritja e koronaviru­sit në Shqipëri, i konfirmuar mbrëmjen e së dielës te dy pacientë, babë e bir, ka alarmuar qytetarët. Ditën e djeshme qytetarët e Durrësit janë dyndur nëpër supermarke­te për të blerë ushqime, nëse do duhet të mbyllen nëpër shtëpi, në rast të përhapje së mëtejshme të sëmundjes.

MASAT NË FIER

Kur në vendin tonë janë regjistrua­r dy raste me koronaviru­s, autoritete­t shëndetëso­re kanë ndërmarrë një sërë masash për t'ju paraprirë precipitim­it të situatës. Mësohet se spitali i Fierit ka ndërmarrë një sërë masash shtesë, ndërsa ka krijuar dy dhoma karantinë. Këto dhoma janë vendosur në repartin infektiv. Ndërkohë, Kuçi pohon ndër të tjera se janë shpërndarë 22 mijë copë masa si dhe pajisje me sasitë e nevojshme të oksigjenit. Po ashtu bëhet e ditur se personat që vijnë nga zonat e kuqe, u merret mostra dhe nëse dalin pozitiv do të dërgohen në Tiranë.

 ??  ?? Fier
Fier
 ??  ?? Banorët e Durrësit duke zbrazur marketet
Banorët e Durrësit duke zbrazur marketet
 ??  ?? Elbasan
Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania