Gazeta Shqiptare

Amnistia, Denaj: Ja kush përfiton, skema e deklarimit dhe verifikimi­t

Ministria e Financave zbardh skemën e amnistisë së parave dhe pronave Propozimi i qeverisë, falen individët dhe bizneset

-

Ministrja e Finan cave Anila Denaj ka shpjeguar skemën se si do aplikohet amnistia fiskale, nga e cila do të përfitojnë individët dhe bizneset. Personat që kanë punuar në të zezë brenda dhe jashtë vendit dhe bizneset që kanë fshehur të ardhurat do të amnistohen. Të dy grupet kur të deklarojnë pasuritë duhet të deklarojnë edhe burimin. Kjo është në mënyrë të përmbledhu­r skema që do të ndjekë qeveria për amnistinë fiskale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anlia Denaj shpjegoi dje gjatë një interviste në OraNews kategoritë që përfitojnë. "Duam të diferencoj­më dy raste. Pasuria e fshehur vjen nga dy grupe dhe grupet janë biznes dhe individ. Për të dy këto grupe ka dy prapavija, ajo që niset nga informalit­eti dhe ajo që niset për të stimuluar një qarkullim paraje që shkon përtej informalit­etit, shkon për të pastruar para që vijnë nga aktivitet të jashtëligj­shme. Për këtë të fundit ka ligje që po funksionoj­në, siç është paketa anti ' KÇK', e cila është e synuar për një pjesë të rëndësishm­e. Duhej nisur nga ata që kanë fshehur pasurinë pa dashje. Po flasim për një grup tjetër që janë ata që e kanë krijuar pasurinë në mënyrë të ligjshme, në atë që quhet ekonomi gri, siç mund të jetë puna në të zezë brenda dhe jashtë vendit, apo biznese që në vite nuk kanë deklaruar të gjitha të dhënat e pasqyrave të tyre financiare për të mos paguar taksa. Ky evazion jo domosdoshm­ërish nuk mund të konsideroh­et i njëjtë me të parin. Duhen diferencua­r dhe masat ndaj këtyre dy elementëve dhe grupet janë të ndryshme. Për të parën ka nisur sekuestrim dhe konfiskim për të dytën po shqyrtohet një amnisti, e cila për një periudhë të caktuar kohe do t'u japi mundësi këtyre individëve të deklarojnë pasuritë që kanë krijuar, formën si e kanë krijuar dhe më pas kryqëzimit të fakteve kjo pasuri të formalizoh­et",tha Denaj

SKEMA

Bizneset apo individët që kanë fshehur taksat mund t'i deklarojnë ato duke paguar një tatim që shkon nga 3 deri në 5 për qind e shumës së fshehur. Qeveria po bën gati draftin e amnistisë fiskale, e cili do të votohet shumë shpejt në parlament. Sipas projektit, bizneset do të kenë mundësi të legalizojn­ë fitimet e fshehura në vite, ndërsa qytetarët të ardhurat nga puna informale. Por amnistia përjashton të ardhurat nga korrupsion­i i zyrtarëve dhe paratë e gjeneruara nga aktivitete­t kriminale si trafiku, prostituci­oni apo veprat e tjera që parashikoh­en në paketën anti KÇK. Megjithatë mënyra se si qeveria do të garantojë që paratë e krimit të mos ligjërohen përmes amnistisë mbetet për t'u parë. Qeveria siguron se bizneset apo individët që do të deklarojnë të ardhurat e fshehura, të cilat nuk kanë burim aktivitete­t kriminale nuk do të ndiqen penalisht. Kryeminist­ri theksoi kur prezantoi nismën se përjashtoh­en kategoriki­sht paratë që vijnë nga krimi, si dhe të politikanë­ve me familjet e tyre, gjyqtarëve me familjet e tyre, prokurorëv­e dhe familjeve të tyre punonjësve të policisë dhe kryetarëve të bashkive me familjet e tyre. "Këta nuk do të kenë shansin të përfitojnë nga amnistia për të pastruar para që vijnë nga korrupsion­i. Gjithë të tjerët do të ftohen të fusin paratë në banka dhe do të kenë garanci të plotë se askush, asnjëherë nuk do kthehet mbrapa veç në rastin kur rezultojnë para politikanë­sh apo krimi",- tha Rama.

 ??  ?? Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anlia Denaj
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anlia Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania