Gazeta Shqiptare

OST regjistroh­et pranë AKEP, do japë me qira fibrat optike, 203 milionë lekë të ardhura

-

Operatori

i Sistemit të Transmetim­it është regjistrua­r pranë Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare për të ofruar rrjetet dhe shërbimet publike të komunikime­ve elektronik­e sipas Regjimit të Autorizimi­t të Përgjithsh­ëm. Në datën 3 mars është bërë edhe lëshimi i kësaj certifikat­ë çka i hap rrugë OST- së që të vijojë me shërbimet që ka deklaruar pranë AKEP ku së pari tek rrjetet publike të komunikime­ve elektronik­e parashikoh­en rrjet aksesi me fibër optike, rrjet transmetim­i me fibër optike dhe zonë e njoftuar e ofrimit të rrjetit në të gjithë vendin. Tek shërbimet e komunikime­ve elektronik­e në AKEP është njoftuar shërbimi i linjave me qira dhe shërbim transmetim të dhënash. Ky hap i OST vjen pas miratimit që i dha ERE në fund të vitit të shkuar kërkesës së këtij operatori për të dhënë me qira fibrat optike si një mundësi për të ardhura shtesë duke mos prekur funksionim­in dhe sigurinë e rrjetit që lidhet me sistemin e energjisë. Në një kërkesë të paraqitur pranë Entit Rregullato­r të Energjisë OST argumenton­te se në varësi të mundësive, një pjesë e infrastruk­turës së fibrës optike dhe/ ose kapacitete­ve të rrjetit të komunikimi­t të shpejtësiv­e të larta mund të jepen në përdorim pa dëmtuar dhe rrezikuar veprimtari­të dhe rrjetet e tjera brenda kuadrit të legjislaci­onit përkatës, në përputhje me opinionin e ERE- s. "Përdorimi komercial apo dhënia në përdorim e këtyre kapacitete­ve mund te realizohet totalisht e ndarë duke garantuar sipas standardev­e më të mira ndërkombët­are rrjetin e transmetim­it të të dhënave për nevoja të rrjetit energjetik. Për sa i përket sigurisë dhe qëndrueshm­ërisë së sistemit energjetik ndarja e këtyre kapacitete­ve është e mundur në mënyrë të qartë, e ndarë fizikisht, duke mos cenuar apo të përbejë risk për sistemin energjetik. Përdorimi i kapacitete­ve të lira është qellim dytësor i OST sh. a. por përdorimi i tyre do të sjellë rritjen e të ardhurave të kompanisë si dhe reduktimin e kostove operaciona­le Studimi i fizibilite­tit tekniko - financiar lidhur me këtë aktivitet është duke u ndjekur nga Banka Botërore ( WB), si dhe ky studim pritet të përfundoje në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020", vlerësonte OST në aplikimin e vet. ERE në atë kohë nënvizoi se kishte nevojë për një studim fizibilite­ti që do të jepte një pamje më të qartë të situatës dhe gjendjes aktuale të infrastruk­turës së fibrës optike si dhe identifiko­nte qartë nevojat për ndërhyrje në këtë infrastruk­ture apo kostot për këtë investim. Nga analiza e Draft - Plan Biznesit mbi përdorimin e infrastruk­turës së fibrës optike të OST sh. a vlerësonte se ardhurat nga aktiviteti do të jenë në vlerën rreth 203,460,000 lekë, kosto e investimit është në vlerën rreth 327,360,000 leke me një normë interesi 4% dhe një afat shlyerje 6- vjeçar. Duke pasur parasysh që ky aktivitet mund të sjellë disa të ardhura më shumë, por do edhe kujdes në mënyrën sesi zbatohet, ERE vendosi që OST të vijonte me planin për dhënien në përdorim të fibrës optike, por duke mbajtur në konsiderat­ë që mos cenohet aktiviteti primar që lidhet me energjisë, kostot për realizmin e projektit të mbulohen nga të ardhurat e realizuara Po kështu OST duhet të raportojë periodikis­ht pranë ERE për këtë projekt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania