Gazeta Shqiptare

Shokët e tallin për gjatësinë, rrëqeth i riu Korçar: Si u vara në banjë, pashë vdekjen me sy…"!

"Prej problemeve në familje bezdis edhe mamin, gjërat që marr jashtë, i shfryj brenda" "Vitin e kaluar u izolova në shtëpi, sepse të tjerët më bënin të ndihesha keq. Dy herë kam tentuar të vetëvarem"

-

Në studion e emision it me "Zemër të Hapur" në News24, u trajtua dje historia e trishtë e 21- vjeçarit nga Korça, Rigers Avxhi. Ai jeton mes nanizmit dhe paragjykim­eve të njerëzve për pamjen fizike, pasi ka lindur i shkurtër. Kjo gjë ka bërë që Rigersi të mos ketë jetë normale si shokët e tij. Trishtohet nga fjalët që i thonë dhe izolohet në vetvete. Gjendjen e rëndë shpirtëror­e që po kalon, e reflekton në familje duke krijuar zënka, dhe ajo më kulmorja ka qenë para disa ditësh, ku 21- vjeçari ka tentuar të vetëvaret. Por fatmirësis­ht, familja e tij tregohet shumë e kujdesshme, i qëndron pranë dhe me shumë qetësi e durim toleron sjelljet e tij. Ajo që e vuan më shumë këtë situatë është nëna e Rigersit, e cila në mes lotësh të përditshme, jeton edhe me frikën se Rigersi mund të lëndojë veten. Edhe pse familja e do dhe e ruan, kjo situatë është bërë e padurueshm­e për të. Ai ndjen frikë të vazhdueshm­e dhe shpesh herë bezdiset edhe nga prania e nënës dhe e vëllait. Mendon se të gjithë kanë qëllim t'i bëjnë keq dhe nuk lejon që t'i afrohen. Këto mendime, Rigersi thotë se i ka krijuar nga disa shokë jo të mirë që ka pasur, të cilët e paragjykon­in për pamjen e tij fizike, duke e çuar edhe deri në veprime ekstreme. Por sot, në këto ditë feste, ku në qendër të emisionit tonë është gruaja me problemet dhe vuajtjet e saj, Rigersi i drejtohet pikërisht studios tonë për të kërkuar falje.

HISTORIA

E 21- VJEÇARIT

RIGERSI: Gjysma e shokëve të klasës më paragjykon­in, thonë: "pse i ke organet e vogla? Do vdesësh kollaj. Ti kot rron, nuk punon dot. Ti nuk martohesh dot, kush të merr ty". Fjalët e njerëzve që më thonë jashtë i shpreh brenda shtëpisë. Unë rri në shtëpi dhe i kthej fjalën mamasë. Vëllai më thotë: rri tamam, mos rri i shtrirë. Këto sjellje unë i kam shfaqur kur rrija me disa shokë të lig. Vitin që kaloi nuk dilja fare, rrija mbyllur në shtëpi. Nuk kisha dëshirë të dilja. U izolova, sepse të tjerët më bënin të ndihesha keq. Dy herë kam tentuar të vetëvarem.

Njëherë jashtë shtëpisë dhe njëherë në banjë. Një ditë u mërzita shumë nga njerëzit dhe të shtëpisë. Thashë: nuk jetoj më në këtë shtëpi. Shkova në banjë, sa u qetësova pak. Më pas po mendoja shumë dhe kërkova një rrip. Gjeta dy lidhëse këpucësh. I bashkova dhe po shikoja për të gjetur vendin. Gjeta një dritare dhe e lidha pas hekurit të dritares. Futa kokën brenda lidhëses, dhe kur u ula m'u shfaq një derë e hapur. Bërtita me zë të lartë. Nuk e mbaj mend çfarë thashë. Pastaj doli mami. Ajo kishte dëgjuar të bërtiturën. Thirri vëllain dhe babain, ma prenë me thikë lidhësen. Nxora shkumë nga goja. Më ngritën, më dhanë ujë dhe më dërguan në spital. Kam parë vdekjen me sy. Të nesërmen më çuan te psikiatri. Bisedova me doktorin, i cili më pyeste: çfarë ndjeve? Si e bërë? Pas një javë, këtë nuk e dinte asnjë njeri. Doktori iu ka treguar shokëve dhe ata nuk më flisnin. Dy javë më linin vetëm. Ata më morën inat për veprimin që bëra. Kur kaloi kjo situatë, unë ua sqarova këtë dhe u afruan disa shokë dhe më thanë: po e bërë këtë nuk të duam më! Disa të tjerë më thonin: pse shpëtove? Pse nuk e mbajte atje kokën që të vdisje. Kot rron! Gjithë këtë shqetësim që kaloj jashtë me shokët e reflektoj brenda shtëpisë. Acarohem me nënën dhe vëllain. Kur krijohet debat, unë kërkoj që të ikin dhe të më lënë të qetësohen. Ata kanë frikë të largohen se mos i bëj keq vetës. Shpesh herë i heq rrobat kur më prekin njerëzit. Mendoj se më bëjnë keq. Kam shumë fiksime. E kam mërzitur shumë familjen me këto veprime, më shumë mamin. Kam tentuar ta lëndoj shpeshherë. I kam kthyer dorën. Me babain vetëm me llafe jam zënë. Një ditë po debatonim me vëllain, sepse mami iku në fshat dhe ky nuk donte të shkonte me të. Unë i thashë vëllait, pse nuk ike në fshat, mua më ruan?

Debatuam, e shtyva dhe iu përplas koka në mur. I doli gjak. Më pas erdhi babi, ai i thoshte vëllait: lërë se nuk ke çfarë i bën. Policia kanë ardhur dy herë në shtëpi dhe janë shmangur. Thonë, lërë se është fëmijë. Ata vetëm më kanë falur dashuri. Më qëndrojnë pranë. I drejtohem emisionit me "Zemër të Hapur" për t'iu kërkuar falje, sidomos nënës time. Pas vitit të ri nëna u operua nga barku, kishte mish të huaj. Dhe unë i rrija në kokë. Ndihesha keq. Mendoja se do ta humbisja. E dua shumë nënën time. Ajo më jep shumë dashuri. Qan shpesh për mua. Unë jetoj me familjen në një shtëpi me dy dhoma. Gjyshja është afër nesh, por jo në një shtëpi. Ajo nuk na do. Na la me dy dhoma, por për vetë jeton në një shtëpi të madhe. Ajo merr pension dhe djali i dërgon lekë. Rrëmon nëpër kazane dhe njerëzit më paragjykoj­në edhe për këtë. Unë nuk e dua më gjyshen. Zihet me mamin. Babai është i papunë dhe merr ndih

PARAGJYKIM­I

21- vjeçari Rigers Avxhi nga Korça u shpreh dje në emisionin "Me zemër të hapur" në “News 24” se "gjysma e shokëve të klasës më paragjykon­in, thonë: ‘ Pse i ke organet e vogla? Do vdesësh kollaj. Ti kot rron, nuk punon dot. Ti nuk martohesh dot, kush të merr ty’. Fjalët e njerëzve që më thonë jashtë, i shpreh brenda shtëpisë. Unë rri në shtëpi dhe i kthej fjalën mamasë". më ekonomike. Nuk flemë rehat natën. Të gjithë flenë në një dhomë. Në dhomën tjetër fle vetëm unë për shkak të konfliktev­e që krijoj", shprehet Rigersi.

RIGERSI: Sa vjen dhe mosha ndryshon por nuk e di, ndonjëherë ngrihem shpejt ndonjëherë vonë, edhe shteti nuk vë dorë mbi mua, e kam thënë që do ta përballoj vet. Unë paragjykoh­em, nuk më pranojnë në shoqëri. Unë kam pasur një fëmijëri të bukur, vëllai im i hynë në mbrojtje mamit, nëna është e shqetësuar për mua, unë kam mbaruar shkollën e mesme për mekanikë, jam munduar të gjej punë dhe përgjigje më kanë ardhur por paga dhe vendi nuk është i stabilizua­r mirë. Njerëzit më kanë thënë kur të marrësh diplomën eja të rrish dhe të mësosh punën, por unë po jetova këtu kam frikë se do përsëris vetëvrasje­n. Unë dua të largohem që andej vetëm të largohem nga aty, atje më dalin ëndrrat dhe përsërisë ato që kamë bërë, aty paragjykoh­em.

Jam larguar sot nga shtëpia dhe i kam thënë mamit që do iki me një shok, nuk e di si do mendojë mami për mua kur të më shikojë këtu. Por do t'i jap fjalën nga këtu që nuk do ta lë më të shqetësuar dhe do të dëgjoj nënën time. Po u largova nga shtëpia do marr edhe mamin me vete. Jam paragjykua­r në shkollë, vëllai nuk vinte shumë në shkollë, edhe ai është si mua, por jo këtë që kam bërë unë. Me njerëzit edhe ai ka pasur paragjykim­e, edhe me vëllain nuk shkoj mirë. Vëllai nuk ka tentuar vetëvrasje­n, por edhe vëllai paragjykoh­et. Prej problemeve në familje bezdis edhe mamin, gjërat që marrë jashtë i shfryj brenda. Dua të largohem nga ai vend sepse nëse qëndrojë aty unë do të përsërisë vetëvrasje­n.

MAMAJA E RIGERSIT: Unë jam e ngjirur prej gripit dhe nuk flas dot pastër, nuk e dija që ai do të dilte kështu, megjithatë s'ka problem. Ne jemi të gjithë kështu si Rigersi shtatshkur­tër. Rigersi është trazovaç, ato që po thotë aty i bënë në shtëpi. Ai ka tentuar dy herë të vetëvritet, jashtë nuk e di se çfarë ndodhë, brenda shtëpisë janë ato që thotë ai. Ende vazhdon, u çudita kur e pashë, djali tjetër nuk i ka këto probleme, nuk kemi kërkuar ndihmë asgjëkundi, burri merr një KEMP, unë asgjë. Ai sa del, kur hyn brenda fillon të konfliktoh­et me familjarët, ka tentuar dy herë të vetëvritet. Kur vinte në shkollë kishte psikologe, kur e shikoj aty nuk e besoj dot. Çfarë të them unë, ishalla qoftë ashtu siç thotë Rigersi, por nuk di çfarë të them znj. Evis.

RIGERSI: O ma ato gjëra do ikin nuk do ta përsëris më, do largohemi nga aty, mos dëgjo asnjë nga ata që ke aty. Të lutem kur të vij në shtëpi, të lutem, mos më thuaj që pse shkove aty.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania