Gazeta Shqiptare

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ish- kryeprokur­orin Adriatik Llalla: Fshehu pasurinë në 3 raste në kufi

Akuza, dënohet me gjobë ose burgim deri në tri vite

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme ( SPAK) ka marrë të pandehur ish- kryeprokur­orin Adriatik Llalla, i cili dyshohet se në tre raste nuk ka deklaruar paratë teksa ka kaluar kufirin për jashtë vendit. SPAK bën me dije zyrtarisht komunikimi­n e akuzës, ndërsa pritet që Gjykata e Posaçme të caktojë datën e seancës për ishnumrin një të akuzës. Hetimet për Llallën nisën në vitin 2019 me procedimin penal numër 65 të ndjekur nga prokurori Klodian Braho. Akuza e komunikuar është "Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", të kryer

tre herë". Kjo akuzë ndaj Llallës sipas Kodit Penal dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vite.

NJOFTIMI I SPAK

Mbi përfundimi­n e hetimeve në ngarkim të ish

Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal Nr. 65, viti 2019, në

HETIMET

Ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla dyshohet se në tri raste nuk ka deklaruar paratë teksa ka kaluar kufirin për jashtë vendit. Hetimet për Llallën nisën në vitin 2019 me

procedimin penal numër 65 të ndjekur nga prokurori Klodian Braho. Akuza e komunikuar është "Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë

ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", të kryer tri herë".

ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish - Prokuror i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administru­ara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: "Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", të kryer tre herë, të parashikua­r nga neni 257/ a, paragrafi ( 2) i Kodit Penal. Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administra­tive për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr. 65/ 2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania