Gazeta Shqiptare

Krim i organizuar dhe droga të rrezikshme, OFL vë në shënjestër dy fierakët

Në “sitë” xhaxhai i “Ben Qimes” dhe Zaim Tafa, i shpallur në kërkim “Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”!

-

Operacioni "Forca e Ligjit" iu drejtohet dy trafikantë­ve fierakë, duke iu kërkuar të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve. Mësohet se subjekt i OFL për ditën e djeshme janë shtetasit Zaim Tafa dhe Ahmet Isufaj, të akuzuar për trafik të drogërave të rrezikshme dhe krim të organizuar. Sipas Policisë, Isufaj është dënuar nga gjykata e Prishtinës për "krim të organizuar" dhe trafik droge. Ndërsa Zaim Tafa është i shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtj­e pa leje.

Ahmet Isufaj është xhaxhai i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si ' Ben Qimja'. Këtij të fundit OFL i dërgoi formularin për të deklaruar pasurinë, në datën 7 shkurt.

NJOFTIMI I OFL:

Në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni ' Forca e Ligjit', në bashkëpuni­m me strukturat vendore të policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklar­im të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklar­im të pasurisë shtetasve: Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", e kryer në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje";

A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat

KUSH JANË ISUFAJ E TAFA

Sipas policisë, Ahmet Isufaj është dënuar nga gjykata e Prishtinës për "krim të organizuar" dhe trafik droge. Ndërsa Zaim Tafa është i shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtj­e pa leje. Ahmet Isufaj është xhaxhai i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si ' Ben Qimja'. Këtij të fundit OFL i dërgoi formularin për të deklaruar pasurinë, në datën 7 shkurt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania