Gazeta Shqiptare

U dënua me 1 vit burg, Apeli liron "gylenistin", turku: Mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta

-

TIRANË - Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, është liruar dje nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Sipas informacio­neve, mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e tij dhe tashmë pret vetëm ekzekutimi­n e vendimit për të lënë dhe qelinë. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa mësohet se ai ka kërkuar që të mos ekstradohe­t drejt Turqisë me argumentin se i rrezikohet jeta. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Elton Hyseni, depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për shuarje të masës së sigurisë. Sipas avokatit, Simsek e ka shlyer dënimin me afatet e paraburgim­it, i cili ka qenë deri më datë 7 mars. Avokati i Simses, Elton Hyseni është shprehur se tani presin ekzekutimi­n e vendimit. Selami Simsek u arrestua më 8 korrik të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të falsifikua­r. Simsek është mbështetës i Lëvizjes "Gylen", ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekje­je. Sipas avokatit, nëse autoritete­t shqiptare e dëbojnë në Turqi në mënyrë të kundraligj­shme, do të bëjë kallëzim penal. Simsek ka kërkuar edhe azil në vendin tonë. Ndërkohë që Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombët­ar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikua­r. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimi­t të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania