Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 1.2 tonë drogë në Athinë, kaluan me rulotë nga Qafë- Bota

Përfundojn­ë në pranga burrë e grua dhe një në kërkim

-

penale "Krim i organizuar" dhe "Blerje, posedim, shpërndarj­e dhe shitje e paautorizu­ar e narkotikëv­e të rrezikshëm", parashikua­r nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

GREQI - Është goditur një tjetër rast i trafikut ndërkombët­ar të drogës Shqipëri- Greqi- Turqi, ku është kapur një sasi prej 1.2 tonë drogë. Lënda narkotike është kapur në Athinë, ndërsa mediet fqinje raportojnë se operacioni është zhvilluar ditën e shtunë, por është publikuar sot. Raportohet se një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë- Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin. Ka qenë antidroga e Igumenicës, në bashkëpuni­m me atë të Athinës, që ka ndaluar rulotën në kryeqyteti­n grek, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësis­ht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gr vaj hashashi. Droga mësohet se ka kaluar nga kufiri shqiptar i Qafë- Botës, ndërsa vlera e saj në treg arrinte në 1 milion e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësis­ht burrë e grua, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mediet greke kanë publikuar pamjet e operacioni­t, ndërsa nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e të arrestuarv­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania