Gazeta Shqiptare

Fadil Berisha: Kam gati një film për Shqipërinë, ja pse zgjodha pikturat e Besa Dautit për setin e Shën Valentinit

Rrëfehet fotografi: Për shqiptarët do të bëja gjithçka, si e ktheva studion në ekspozitë pikturash Dauti: Në Kosovë më quajtën krenari, ekspozitat në mbarë botën

- Egla Xhemali

Të gjithë e njohim për punën me fotografit­ë dhe pasionin e pashtershë­m për të bukurën. Që prej shumë vitesh është bashkëpunë­tori i preferuar i personalit­eteve në mbarë botën. Patjetër që ju ka shkuar në mend emri i Fadil Berishës, që tashmë prej shumë vitesh njihet si ikona e shkrepjes së fotove. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta shqiptare", fotografi tregon për setin që ka realizuar në ditën e të dashuruarv­e, duke theksuar detajet e trëndafila­ve të artistet së njohur, Besa Dauti. Gjithçka ka lindur natyrshëm e duke parë interesin që njerëzit patën për punimet e saj, Berisha vendosi që të mos e humbiste rastin për të sjellë një set të veçantë me sfond trëndafila­t e kuq, simbolin e dashurisë. Modeles, së cilës i rrinte mjaft mirë veshja e Helen Yarmak ( dizenjuese e yjeve të Hollivudit dhe artistëve në Music Awards 2020) i kanë ngelur në mendje këto çaste. Fotografi ndau me ne përshtypje­n dhe vlerësimet e tij për artisten, si dhe rrëfeu për herë të parë një projekt që do të marrë jetë shumë shpejt. Një film për Shqipërinë, për ta njohur atë me mbarë botën dhe për të shpalosur anën shpirtëror­e të njerëzve. I entuziazmu­ar dhe falënderue­s për njerëzit që i kanë besuar dhe vazhdojnë ta mbështesin, Fadil Berisha shprehet se do të jetë krahëhapur për të gjitha talentet që duan të realizojnë ëndrrat. Më tej, ne realizuam një intervistë të shkurtër me piktoren Dauti. Ajo nuk ka shumë kohë që është kthyer në Kosovë, ku është pritur mjaft mirë dhe ka marr urime nga më të ngrohtat. Pa fshehur lumturinë, Besa pohon se ky është një tjetër vlerësim që u bëhet pikturave të saj. Rrugëtimi i artistes do të vazhdojë. Nëse dëgjoni nëpër kryeqytete­t e botës, pyesni për piktorin. E nëse është Besa, ndaluni një çast për të përjetuar emocionet e veçanta që transmeton arti pamor i saj.

Me aparatin tuaj keni vënë në fokus personazhe të famshëm nga mbarë bota. Së fundmi keni realizuar një set fotografik me rastin e festës së të dashuruarv­e. Çfarë përjetimes­h keni kur realizoni sete për Shën Valentinin? Ku qëndron e veçanta e tyre?

F. B: Emocione përjetoj te të gjitha setet, natyrisht. Ato shkrepje ngelen shenjë për Shën Valentinin. Mamaja ime është marrë me lule dhe unë i kam dashur gjithmonë ato. Çdoherë që mendoj për të realizuar punë për festën e të dashuruarv­e, më shkojnë në mend lulet. Në fakt, këtë vit bashkëpuni­mi me Besën ka ngjallur mjaft kureshtje. Kështu, mendova se zgjedhja e duhur do të ishin pikturat e saj.

Keni pasur në sfond pikturat e artistes Besa Dauti. Pse kjo zgjedhje?

F. B: Kur vajza e vëllait më tregoi për Besën dhe punën e saj, m'u shtua interesi. Më pëlqyen shumë pikturat e saj, për të mos folur pastaj për lulet. Më krijojnë një mbushje shpirtëror­e, ndaj kam zgjedhur që thuajse çdo kënd i shtëpisë të jetë me lule. Kështu u njoha me tepër me punën e saj. Në tablo arrin të shohësh edhe të padukshmen, ndjesi që ta falin ngjyrat dhe detajet. Të gjitha punimet e saj janë unike. Kjo më bëri të ndihem i gëzuar, pasi kisha të bëja me një artiste mirëfilli. Pikturat e Besës ma zbukuruan studion, ashtu siç u njohët ju përmes fotosh. Gjithçka ishte e mirëmendua­r. Ajo mbrëmje qe mahnitëse.

Si lindi bashkëpuni­mi me Besën? Dimë që ajo ka pasur dhe një ekspozitë në studion tuaj.

F. B: Unë e njoh shumë mirë Nju Jorkun. Që në fillim mendova që gjithçka ta realizohej në studion time, me njerëz artdashës.

Doja që të krijonim një atmosferë ndryshe nga ajo e galerive. Qëllimi është që çdokush që do të vinte, të ndihej si në shtëpi. Falë Zotit gjithçka doli siç e patëm menduar dhe për këtë jam shumë i lumtur, pasi Besa me punën e saj e meritonte vlerësimin dhe fjalët e mira të të pranishmëv­e.

Çfarë ju lidh ju me artin? Sa i përkrahin shqiptarët në botë? Marr shkas nga mbështetja që keni treguar ndaj Besës.

F. B: Unë jam rritur në Amerikë. Asokohe nuk njihja shumë artistë shqiptarë. Në momentin që takova 5 artistë nga Shqipëria, u gëzova aq shumë, saqë i solla në studio dhe i mbajta për një vit këtu. Po ashtu, s'lija rast pa u treguar amerikanëv­e se ne artin e kemi në gjak dhe se ka shumë artistë të talentuar, kudo nëpër shqiptari. Kam kaluar një kohë shumë të bukur me ta. Gjithmonë kam dashur të mbështesë artistët dhe kjo histori vazhdon dhe sot. Arti nuk ka kufi. Ai kapërcen të gjitha limitet dhe ngelet i patjetërsu­eshëm. Kjo na bashkon ne me botën. Arti pamor të paraqet ca kode, të cilat duhet të gjesh çelësin për t'i zhbiriluar. Këto që po ndaj me ju i kam menduar dhe kam bërë çmos t'u jap krahë atyre që e duan punën e tyre. Edhe Besës do i jem gjithmonë në mbështetje duke e ndihmuar që ta bëj sa më të njohur artin e saj.

Shqiptarët krenohen dhe ju vlerësojnë shumë. Keni menduar të realizoni diçka nga ana profesiona­le, për Kosovën dhe Shqipërinë?

F. B: Patjetër që po. Në fakt kemi organizuar ekspozita dhe evenimente të ndryshme për shqiptarët. Ndihmoj çdo artisti që vjen nga çdo anë jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi e të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Nuk jam ndalur kurrë së punuari dhe së ndihmuari vëllezërit tanë ngado që ndodhen. Dua të ndaj për ju edhe një lajm mjaft të rëndësishë­m për mua dhe besoj për të gjithë. Jam duke u përgatitur për të xhiruar një film për Shqipërinë. Prej vitesh kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe. Dua ta njoh botën me bukurinë shqiptare dhe ajo që është më kryesorja, në film do t'i njoh ata me shpirtin e bukur të tyre ( shqiptarëv­e).

Si u ndjetë kur mësuat se Fadil Berisha do të realizonte sete fotografik­ë dhe në sfond do të ishin pikturat e tua?

Sa pyetje e bukur! Jam shumë e emocionuar ende. Pranë Fadilit arrij të shpreh inteligjen­cën dhe talentin e përbashkët në fotografi. Të marrë përsipër një fotograf i njohur, me një brushe në dorë, patjetër del një imazh i bukur. Të kuptosh se si rrjedh drita është pjesa

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania