Gazeta Shqiptare

PLEURAD XHAFA Artisti printon 200 milionë euro për truallin e Teatrit Kombëtar

A “blihet” liria? Një vepër sqaron luftën 2- vjeçare për godinën

- Fatmira Nikolli

Ai keni parë 200 milionë euro bashkë? A mund të imagji noni si duken? Në prerje 500- she, në kartëmoned­ha mes së kuqes e lejlasë. Pak kush mund ta imagjinojë, ndërsa një artist i ka vënë 200 milionë euro në skenën e Teatrit Kombëtar që ruhet 24 orë prej vendimit të mazhorancë­s për ta shembur. Pleurad Xhafa, i ka vënë në skenën e Teatrit që kërkohet të bëhet kurban në emër të një shume të tillë marramendë­se, siç pretendohe­t në ligjërimin publik të shumë aktorëve shoqërorë të përfshirë në këtë proces. Sepse për ta kuptuar problemin duhet ta thjeshtëzo­jmë dhe thjeshtëzi­mi vjen edhe përmes vizualizim­it. Çfarë mund të bëhet me 200 milionë euro? Sa janë 200 milionë euro? A mund të blihet e ardhmja e teatrit me 200 milionë euro? A mund të ruhet historia me këto para? A mund të shuhet protesta me këtë shumë? A mund të shuhet etja e ndërtuesve me këtë kuti parash? A mund ta falë qeveria teatrin për kaq para, a mund të tërhiqet nga ideja e vet për kaq para? Etja a uria për më shumë, përballë letrash 200 milionëshe? Dhjetëra pyetje lindin nga një mal parash në skenë.

Vepra e Pleurad Xhafës në skenën e Teatrit Kombëtar: 200 milionë në prerje pesëqindës­he ( për shkatërrim­in e Teatrit apo që Teatri të mos shkatërroh­et)

Mbyllja e Refleksion­eve të Adi Krastës në skenën e Teatrit Kombëtar rezervoi të shtunën, një befasi në kuptimin e plotë të fjalës, gjë që dëshmoi edhe një herë më shumë sesa seriozisht Krasta e kishte marrë mundësinë e ngjitjes në atë skenë, zotërimin e asaj skene me mendim e të vërteta që ne nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim, thotë Aleanca Zyrtare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

“Me art e klas ndodhi më e pazakonta gjë që mund të ndodhte me një vepër artistike të këtij lloji dhe publikun që pritej të interesohe­j për të”, vëren ajo duke ofruar imazhet e kutisë me 200 milionë euro si shpagim për lirinë.

ÇAFRË THA KRASTA

“Për ta kuptuar se pse ndodh kjo ngjarje duhet ta vizualizoj­më 200- milionëshi­n.

Dhe kjo e nxiti Adi Xhafën, Pleuradin të bëjë një ndërhyrje artistike pikërisht për dramën e Teatrit për të mbijetuar e për t’u rinovuar, për të rijetuar e për të rishkëlqye­r e për të qenë ai që është për një shoqëri e cila dëshiron të mendojë, dëshiron të jetojë, dëshiron të ëndërrojë, dëshiron të përmirësoh­et, dëshiron të vazhdojë jetën.

Ai ka printuar 200 milionë euro, shaka, se s’janë të vërteta, se ndryshe do të më kishin hedhur në erë sot, edhe juve bashkë. Në prerje pesëqindës­he. I ka futur në kasafortë. Ai me këtë vepër ka lexuar mbretin lakuriq.

Tani, në raste të tjera, në shfaqje apo programe, siç më kanë mësuar divat dhe divët e këtij vendi, kur vjen fundi njeriu është mirë të thotë natën e mirë dhe të zhduket.

Por unë sonte do të veproj ndryshe…

Meqë ju jeni heronjtë e mi dhe ju jeni heronjtë edhe të atyre që kanë frikë, edhe të atyre që janë të tërhequr, apatikë, të mundur, të shqetësuar, në atë qytetin e betontë, me baltë akoma, më shumë plehra, që nuk pastrohet kurrë, lëre ç’thuhet nga propaganda, me njerëz të palumtur pikësëpari, unë nuk do të them natën e mirë.

Por meqë e fillova me Celentanon dhe Biagio Antonaçin dhe këngën që ata kanë kënduar tani së fundmi, dua që juve t’ju ftoj në skenë, që ju të shihni këtë vepër të jashtëzako­nshme artistike që ka 200 milionë në prerje pesëqindës­he, që është arsyeja pse duan ta prishin këtë teatër, arsyeja se pse nuk duhet të prishet ky teatër.

Kështu që ejani me mua tani që ta shohim këtë vepër.

Shihemi prapë!”

 ??  ??
 ??  ?? Pleurad Xhafa
Pleurad Xhafa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania