Gazeta Shqiptare

“SI TË PËRBALLEMI ME VETMINË”, UDHËRRËFYE­S NGA NJË HULUMTIM

-

frymëzohem­i për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë më të pasur dhe më të plotë. Seria “Shkolla e jetës” i kushtohet hulumtimit të çështjeve më të rëndësishm­e që shqetësojn­ë njeriun, p. sh.: “Si të gjejmë një punë që të na bëjë të ndihemi të suksesshëm? A mund ta kuptojmë të kaluarën tonë? Pse janë kaq të vështira marrëdhëni­et me njerëzit? Nëse do të mundeshim, a do t’ia vlente ta ndryshonim botën?” Librat e serisë “Shkolla e jetës”, ju ndihmojnë të ndërtoni një jetë sa më të mirë. Këtu nuk mund të gjeni përgjigje për gjithçka, por do të orientohen­i drejt një bote të larmishme idesh, që burojnë nga shkencat humane, duke nisur nga filozofia te letërsia, nga psikologji­a tek artet pamore. Ide që, padyshim, nxisin, provokojnë, rigjallëro­jnë dhe ngushëlloj­në.

Sara Maitland është autore angleze e shumë veprave letrare, ndër të cilat, më e njohura është ajo me titull Daughter of Jerusalem, fituese e çmimit “Somerset Maugham”, si dhe e disa librave të gjinisë joletrare, ku mund të veçojmë A Book of Silence. Ajo lindi në Britaninë e Madhe, në vitin 1950, u diplomua në Universite­tin e Oksfordit. Ajo konsideroh­et si një nga gratë që i paraprinë lëvizjes feministe të viteve ’ 70- të dhe shpesh përshkruhe­t si shkrimtare feministe. Jeton në Galouej të Skocisë. Libri na mëson të mendojmë se jemi qenie unike, të veçanta dhe e meritojmë lumturinë, por tmerrohemi nga vetmia. Pohojmë se liria personale dhe autonomia janë të drejta dhe të mira, mirëpo e konsideroj­më “të trishtuar, të çmendur ose të keq” këdo që e ushtro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania