Gazeta Shqiptare

ET’HEM HAXHIADEMI Një dramë e një roman në burgun e Burrelit

Letrat e shkrimtari­t që u shua në burg dhe biblioteka e tij e madhe Mbesa për kujtesën që la pas gjyshi e për fëmijërinë që i mohuan babës

- Nga Hortensia Haxhiademi

Botimi i veprës së plotë të Haxhiademi­t asht nji ngjar je mjaft e rëndësishm­e e panteonit te letrave. Së pari i dhuron lexuesit shqiptar ç’ka njihere qe dhurue me kaq punë, talent e dashni: nji segment, zhanra. Ngren perden e nji kange themeltare të letrave shqipe: Tragjedisë. Vjedhë e dhunue pa kujdes, pa finesë. Pa pendesë! Nji pjesë e coptue pa shpirt! Nga nji regjim realsocial­ist, që vrau poetët e meku zanin. Ky botim i dytë njikohe, si korus, asht kujdesun e vemendë me sjellë krah veprës, nji peizazh mjaft interesant. Faqe- faksimile të tragjedive origjinale, shkrime, publikime që shoqnuen veprën e folën dramën. Këto Shenjëza, e kështu i mendoj- të botës letrare publicisti­ke të viteve ‘ 30-‘ 40, do jenë jo vetëm kënaqësi me lexue e vërejtë, por janë njikohesh mjaft të vlera. Sa nga pikpamja letrare por edhe ajo historike. “Botimet Poeteka” e ka sjellë këtë mozaik të Artë, si askush nuk mundte. E unë jam kënaqë që qeshë e pranishme me e pa, nga fillesat në fund.

E due erën e ‘ 30- ve. Këtë pjesë të cungueme të asaj që mbeti mandejPa fillesë, emën a gjurmë. Më kujton nji kapak të grisun trishtë, ç’ka mbeti për ne; nji libër të cilit i mungojnë gjysmat e faqeve. Por, asht Historia jonë! Qoftë kjo e letrave a e gjakut! Poetët, shkrimtarë­t, skenaristë­t, krijuesit kësisoj- i mbrrijnë asaj faqes së pasme, i hedhin nji vështrim të fundit dhe e lshojnë me nji qiell të pafund shijesh, vjetësh, epokash. Varet nga ne me zgjedhë. E mësue e rujtë.

Ka ardhë e ka shkue pra koha me e hapë atë dritare, që sheh PËRTEJ.

Ku gjendet e Tana! Me botimin e Haxhiademi­t, më kanë ardhë shumë shënime. Nga shkronjës, lexonjës, miq të Haxhiademi­t. Lexues si unë. Mirëdashës, si ai shënimi aty sipër. Bashkëqyte­tarë të tij kahere, që e patën lexue nji faqe, mbase lujt nji karakter. Apo qoftë veç kanë ndigjue për Autorin. Poetë e gazetarë të cilët kanë punuar me njikohe a tjetër me Të- pak rëndësi ka kur... Dëshira e urime të mira që i lexoj me kujdes, uroj edhe unë kaq shumë të mbrrijnë diku. Sepse s’janë të mijat me mbajtë! Botimi i 2020 i asht referuar atij të 30- ës jo vetëm duke i qëndruar Besnik veprës origjinale, porse duke dokumentua­r ç’do shënim, fotograf, ç’do citim me emra e data të sakta! Po kështu nga ana tjetër edhe shkrimet e paraqitura on line këto 5 vjet, në Radi& Radi ku jam edhe unë e pranishme, janë të dokumetuar­a e cituara deri në presjen më të vogël. ’ farë shkrime janë përzgjedhë rreth Haxhiademi­t nga të tjerë, janë paraqitur kurdoherë me emra e librat përkatës. Ato që kam lexuar. Shënimet e mija kolazh, kujtesat, mbresat, bindjet & përshtypje­t e mija, janë nji fill tjetër. Nuk asht mbajtë vemendë në to, se cili shkrimtar qe i pari që e ka përmendë.... Kalendari e llogjika ime asht ma tepër prej tingulli e zemre. Unë shkruaj si ma ka anda e ma di mendja mue!, përderisa nuk flas gjepura:) e i përmbahem rregullave etike.

LETRA QË S’KANË ME U NIS

Po pse, vetëm biblioteka e Haxhiademi­t? Po edhe ajo e Nosit, edhe e shumë t’jerve n’at qytet shkronjash. Pasken zbritë Burrat ma t’Bukur, po i vejn emnin gjanave t’Veta! Pak e dinë këtë, por Haxhiademi shkroi një roman në Burrel. A e dije? Do kisha pasë dëshirë me e lexu nji roman të poetit dramaturg. Edhe një dramë shkroi aty. Kohë e premtueme. Apo Kohë e Mohueme... Dëshironte ta vinte në skenë dramën e vet, brenda atyne mureve. Me bashkvujts­it e vet. Sepse drita asht mbyllë, porse drita kurrë s’ka vdekë! Ndrin ajo e lbyrta, po edhe dëshira e kanga mban! Edhe ç’ka deshe t’tanë jetëndigje­t zjarr! Në vendet ma t’çuditshme...

E nuk e di, a do i bante jehonë jetës së tyne drama e Elbasansit të Madh, apo do ia banin ata burra nder- dramës së Haxhiademi­t ! Nji gja jam e sigurt: Kjo qe skena ma e fundme e padyshim ma e bukura e tij!

Porse, aty qe lshue Perdja e Madhe! Me ma t’Naltët rrethue, m’atë skenë të ngurtë. Me lyrën po dhe gjamën në mes t’Tyne! Mes: gjenisë sonë! mundit, kurbanit tonë. Ma t’mirës sonë! T’tanë mbyllë, qysh fare t’rinj- mes t’Zezës sonë. Banin vargje ...

***

Të dashurit e mi

Shpresoj jeni mirë, dëgjoj është ftoftë atje. Megjithëse dikush nuk ndjen ftohtë, kur gjaku vlon llukulluku. Kur vrapon! Ata madje, ashtu do vdesin. Të Nxehtë... E aq ma mirë ashtu. Doja të them, sa më shumë i shoh ato kopertina, aq më fort i Dua! më pëlqejnë shumë.

A të thashë, sigurisht të thashë; unë ty të them gjithçka, e paçka mbet për imagjinatë­n... Që unë i mendoja ndryshe? I mendoja, natyrisht: me nimfa e skulptura të Abelit të vdekun, ja gjana si këto.

Por ah! Sa të bukura janë këto. Me Atë në qendër- me llafet e Tija. Që t’ngjethin mishtë. Qysh me at takim të parë. Sepse kushdo mund të bajë nimfa me cica e rrumullake në kopertina. Pakkush mund ta sjelli Haxhiademi­n pa cytë e me kaq dashni e elegancë. E ja, kapakët më dëftejnë ç’ka dua... Gjana... A të thashë, e kjo që po të them asht sekret, se më vret mama. I mban heshtun këto gjana. Ajo e fitoi gjyqin ( i katërti, aman), të Haxhiademë­ve...

Ajo, përbri asaj të Qemalit. E njëjta avlli që shkruan im Atë në tregimin e asaj nate të largtë. Aty ku ai shkroi rreshtat e fundit, ku korrigjoi hartimet e fundit. M’at natë- kur sahati bjente 12....

Librat e biblioteka aq e pasun sigurisht, kanë ikë, s’ka vendim gjyqi ti shpëtojë ca gjana. U konfiskua plaçka. Dy ditë mbas... U shënua e gjitha. M’lapsa që mbase aq e gjithsej, s’patën shkrue tjetër gja në jetë të vet. Aq. E zi! Librat, i kanë marrë shumicën Shuteriqët. HIENAT me shokë... e unë se di çfarë mendimi të urtë ke ti për ta. S’due me gjykue. Por po e them gjithsesi.

Ka ndër ata, që ende i lexojnë me zell hajdutët e fjalës. Të jetës. Kërpudhat që lulzuen mbi pleh. Burrnia e talenti dhe e vërteta vocrrue aq shumë- me të ardhë turp ta kujtosh! I vrenjtin kujtesat e mija.

Veshur me rrobën e cinikut, s’duhet me ia prekë sekserët e burrnisë. Të jetës! Veshur me stimën e njoftsit, porse s’ditkan gja përtej realizmit të vrasjes! Ata ia morën, nji bibliotekë me e pasë zili! E unë do kredhesha me notin ma t’bukur aty. Po të më kishte pritë.

Ashtu sikurse i morën detyrën e lidhjes së shkrimtarë­ve, sapo e futën të fismin në biruca.

Ta mendosh ndonjiherë atë kohë. E çfarë ka ba ajo kohë, të ngriheshe... S’dua të bahem e keqe. Duhet me qenë e mirë. Deri jorganet morën. Gratë i ndanë jorganët më dysh, të trashat të holla. Ashtu siç u hollu gjithcka m’at agim: shpresa, jeta, dashnija.

Natën për gjithë natën. Që të kishin të mbuloheshi­n. E të dilte numri tamam. Farë e keqe! Po s’dua të bëhem ashtu. Pale po- banin edhe libra satirikë për këto konfiskime­t e plaçkës, të fisnikëve të vet. Që i kishin vanë me mund e dije- me breza! Deri rrobën e djepës morën!

Aq e veçme ishte ajo kohë në pashpirtës­inë e vet, saqë- kur i binte spata traut të shtëpisë, familja as kish asnji mundësi të shqetësohe­j për Të, t’i binte prapa. Jo se ata nuk e banë mundin sido qoftë.

Sepse familja ishte e dënuar edhe ajo, me fëmijë motakë, të shfarosej bashkë me babën. Ja kështu. Ishte nji sistem shfarosjej­e i papamë. Me i egri mendoj. Në kohna. Në të gjitha kohnat. Një sistem, që vodhi deri- Dhimbën! S’ka ma zi se këto kujtime... Në nji shënim të lehtë, gjynaf në fakt. Se si e bënë ata, për pak, as do kisha lindë unë, shkronjësj­a në kodër. E ajo, do qe fatkeqësia ma e madhe! Ja të bana me qesh. Sa paskam folë! Pse e nisa? Ah, po. Mama e mori pragun ( me letra gjithsesi, mbase ku dihet kur tamam). Por u gëzova. E di pse? Ia thashë edhe asaj: e kishte marrë vendimin atë mëngjes- të njëjtin mëngjes kur hynë librat për botim.

E i them: mam, kështu e kështu... Qenka ngritë i Miri po merr gjanat e veta! Shkronja & Themele. E ja ç’është për mua. Themelet e mija. Se unë nuk çaj kokë për pallate e më the të thashë. E për prona që mbase as im bir s’do i shofi me sy gjithsesi. Asht simbolike për mua. Janë themelet e babës.

Ajo sigurisht, ka nji këndvështr­im ma praktik se unë në këto gjana. Lumja unë për të! Por, edhe i vjen inat t’ia marrin ç’asht jona, se është munduar kaq; e nji dynja lekë avokatëve e kaq mund, aq sa, as nuk ia vlejnë ma. Thjesht bi në paqë zemra ime... I shtova asaj pjesës time emocionale për librat, s’lypsen pjesë emocionale për Lajm të Madh. Paçka. Unë jam mbesa. Publicistë­t e mençun që e kanë zanat- le ti bajn të ftofta, me shije. Gazetarët. Ata që e dun gjithsesi!

Gjyshit i kam ba lajm si i ka hije. E ajo do jetë mjaft. Veç sa do desha t’i shihte. Mbase Ai i di... Por i shtova nji fjali për të në fillim, ca emra të kushërinjv­e në mes ( për librat), e nji fjali në fund për Botuesen që dua. Pse kështu desha.

A të thashë? A po qesh:) Lexoje vetëm kur të kesh kohë. Vetëm atëhere vonë, kur ndigjohet drita, se yjet paskan pikue t’Tanë ka qielli

po afrohet Mars. ( Nga shënime ~ nji herë në nji yll- aka, kur krijohej lidhja e shkrimtarë­ve)

 ??  ?? Et’hem Haxhiademi
Et’hem Haxhiademi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania