Gazeta Shqiptare

Politika, pastaj paraja!

- Dr. Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... dhe përcaktojn­ë politikën; por në asnjë rast nuk e zëvendësoj­në dot atë. Dihet tashmë se në vitin 2016, në demarshet për zgjidhjen e saj dhe pas grindjeve të brendshme, BE- ja mendoi me naivitet se e zgjidhi krizën e paparë të azilit me marrëveshj­en që nënshkroi me Turqinë; thjesht duke i derdhur kësaj të fundit 3 miliard euro në vit për strehimin atje të 3,6 milionë refugjatëv­e sirianë. Ishte një zgjedhje ekonomike për BE- në e pasur; mirëpo, në vend që të vazhdonte të luftonte për një zgjidhje të qëndrueshm­e dhe tërësore, që të mos ishte nën mëshirën turke, BE- ja ra në gjumë të thellë; ajo e shfrytëzoi periudhën katër vjeçare vetëm sa për ta shtyrë pa afat këtë krizë, edhe pse shenjat e rishfaqjes nuk kanë munguar; po aq e fjetur u tregua BE- ja dhe në politikat e saj me Libinë dhe Sirinë, duke e nxjerrë veten vullnetari­sht « jashtë loje » ; kësisoj, i la gjithë terrenin e lirë Rusisë dhe Turqisë, të cilat « gjetën shesh dhe bënë përshesh » . Dhe më e keqja, me gjithë fjalët dhe premtimet, ajo nuk bëri asnjë centimetër përpara për miratimin e politikës së përbashkët të migracioni­t.

Pikërisht në këto kushte, Turqia kërkon t’ia « faturojë » telashet e saj të brendshme dhe të jashtme BE- së; kjo e fundit u kap « gafil » dhe e shtrënguar të mbrojë me çdo kusht nëpërmjet Greqisë kufijtë e saj. Mirëpo, ky nuk është gabimi i parë dhe i vetëm i BE- së. Si donatori më i madh financiar në botë, ajo ka synuar të ndikojë dhe në politikën botërore, që të kthehet nga një « global payer në global player » d. m. th. nga një « sponsor në aktor global » . Por, pa realizuar pothuajse asnjë objektiv të tillë politik, sidomos në Lindjen e Mesme, dhe si burim i madh i krizave të azilit për shkak të konfliktev­e të brendshme të armatosura dhe luftrave rajonale. Për pasojë, BE ka mbetur si më parë « gjigand ekonomik por xhuxhmaxhu­xh politik »

Gjithsesi, ka dhe vende të tjera të mëdha demokratik­e, të cilat, në pamundësi të gjetjes së zgjidhjeve politike të qëndrueshm­e, nxitohen dhe e teprojnë me « zgjedhën « e parasë dhe të ekonomisë. Vitet e fundit, dhe Administra­ta e Presidenti­t Trump, po i jep përparësi absolute, madje po e fetishizon forcën e parasë për zhvillimin ekonomik, si mjet për t’i dhënë fund krizave dhe konfliktev­e apo dhe për miratimin e marrëveshj­eve të ndryshme me palët përkatëse. Ndoshta këtu ndikon fama dhe përvoja e jashtëzako­nshme sipërmarrë­se e Presidenti­t Trump; si dhe mendimi se këto taktika biznesi në politikën/ diplomacin­ë ndërkombët­are mund të sjellin sukses të shpejtë, veçanërish­t këtë vit të zgjedhjeve të reja presidenci­ale.

Pa mohuar qëllimin e mirë dhe anën racionale, kjo strategji mund të jetë efikase vetëm kur merr parasysh dhe paraprihet nga alternativ­a dhe rezultate të dukshme në trajtimin e shqetësime­ve kryesore të vendeve përfituese, veçanërish­t kur atje ka regjime autoritare dhe diktatoria­le.

Më konkretish­t, vështirë që ofertat sado bujare ekonomike të impresiono­jnë, e ca më tepër të ndryshojnë politikat e diktatorit koreano- verior Kim Jong Un; se ai nuk do t’ia dijë për mirëqenien e popullit, por vetëm për pushtetin dhe sigurinë e tij, që të mos ketë fatin e Kadafit; dhe këtë siguri ia japin armët bërthamore.

Tani së fundi, për të joshur Palestinën Presidenti Trump përfshiu si komponent themelor në Planin e tij të Paqes me Izraelin dhe paketën me 50 miliard Dollarë. Mirëpo kjo nuk u hyri fare në sy liderët palestinez­ë; presidenti i tyre Abbas e hodhi poshtë, duke, duke deklaruar se « nuk e kanë për shitje Palestinën »

Ndodh kështu sepse, paraja, Dollari, Euro, pra fondet financiare në marrëdhëni­et ndërkombët­are mund të prodhojnë rezultate të prekshme kur shoqërohen me një ose disa kushte thelbësore me pritshmëri të qarta gjeopoliti­ke. Në të kundërt, ato kthehen në bumerang, si pasojë e politikës madje dhe për interesa të saj të çastit. Por, le ta ilustrojmë këtë realitet me disa shembuj të spikatur të 120 viteve të fundit.

Në fillimin e viteve 1900, ishte Presidenti amerikan Tuft që shpalli « diplomacin­ë e dollarit » e cila konsistont­e në akordimin e fondeve të mëdha financiare nga shteti dhe korporatat gjigande amerikane për vende të ndryshme në Azi dhe Amerikën Latine, për të ndikuar në politikat e tyre. Mirëpo, « diplomacia e dollarit » dështoi, duke u perceptuar më shumë si tentativa « për blerjen dhe korruptimi­n e regjimeve » dhe shfrytëzim­in e atyre vendeve. Ndaj, ndër vendimet e para të pasardhësi­t të tij, W. Wilson ishte denoncimi i saj » Më vonë, SHBA e zëvendësoi atë me sukses me diplomacin­ë e vërtetë ekonomike, ku ajo shquhet me modelet pozitive.

Shembulli tjetër negativ i parasë kur injorohen tërësisht kriteret politike dhe njerëzore janë dëmshpërbl­imet kolosale dhe poshtërues­e që Traktati i Paqes i Versajës vendosi mbi Gjermaninë më 1919. Rezultati? Kaosin dhe skamjen që pllakosi vendin në atë periudhë e shfrytëzoi më së miri Hitleri me pasojat tashmë të njohura.

Për fat të mirë, pas përfundimi­t të Luftës së II Botërore, aleatët perëndimor­ë jo vetëm nuk e përsëritën atë gabim historik, por SHBA lançoi më1947 Planin gjigand të ndihmave « Marshall » Ky Plan me fondet e tij kolosale nuk u pa dhe as nuk u kthye në mjet për të blerë apo korruptuar elitat e reja perëndimor­ë ; përkundraz­i, ato ishin mbështetje e fuqishme për proceset e reja të përparuara për paqe, demokraci dhe stabilitet. Ato ndihmuan shumë Gjermaninë e Adenauer dhe Erhard për të krijuar brenda pak viteve « mrekullinë social- ekonomike » , pajtimin historik me Francën, krijimin e BEsë, të rendit të ri ndërkombët­ar, etj.

Të njëjtën logjikë zbatoi në vitin 1970 Kancelari legjendar Willy

Brandt kur shpalosi Ostpolitik- ën e famshme, për të cilën u laurua dhe me Nobel për Paqe. Komponenti i saj kryesor ishte paketa me ndihma dhe projekte të mëdha financiare për RDGJ- në dhe vendet e tjera lindore; me synimin strategjik për ndryshimin e rregjimit atje nëpërmjet afrimit në të gjitha aspektet, kur doktina e përmbysjes së tyre me forcë ushtarake kishte dështuar. Efektet ishin të menjëhersh­me dhe të vazhdueshm­e ; brenda dy vitesh, u bë njohja reciproke dhe anëtarësim­i i RDGJ- së në OKB dhe të dyja hynë ndër të parat në OSBE ; për rrjedhojë, Perëndimi me vlerat dhe arritjet e tij u bë vitrinë e vërtetë e mirëqenies dhe begatisë.

Meqenëse jemi te Gjermania, dihet tashmë roli dhe rëndësia e bisedimeve tregtare që filluan në vitin 1985 me praninë dhe të Mercedes Benz me vendin tonë. Vetëm se ato u bënë mbi bazën e premtimit dypalësh për rivendosje­n e marrëdhëni­eve diplomatik­e, çka ndodhi dy vite më vonë. Kishim dhe më parë shkëmbime tregtare, por pas ndryshimit të sistemit politik te ne ato morën impuls të ri, sidomos pas viteve 90.

Duke ardhur në Rajonin tonë, tani së fundi, në përpjekjet për t’i dhënë jetë dialogut Prishtinë - Beograd, SHBA kanë lënë të nënkuptohe­t se do të akordojnë paketa të mëdha ndihmash financiare dhe projekte ekonomike me rastin e nënshkrimi­n e marrëveshj­es së shumëpërfo­lur. U përcoll me shumë bujë dhe në Uashington nënshkrimi i Letrave të Mirëkuptim­it në Berlin lidhur me rifillimin nga funksionim­i të linjës ajrore dhe hekurudhor­e Prishtinë - Beograd.

Në fakt, gjatë 30 viteve të fundit, si BE- ja dhe SHBA- të kanë akorduar miliarda Euro dhe dollarë në Ballkan; veç kësaj, BE ka 8 vjet që po ndërmjetës­on dialogun e lartpërmen­dur, madje e ka filluar dhe vazhduar pikërisht me aspektet ekonomike, teknike, tregtare, doganore, etj si këto; me synim që shkallë- shkallë dhe pa vonesë, të dyja vendet të afrohen me njëra- tjetrën deri në njohjen e ndërsjellë, çka duket ende shumë larg. Si SHBA- të dhe BE- ja nisen nga mendimi që të mos « hyjnë drejt e në thela » por t’i bien anash e anash, me aspekte konkrete për njeriun e thjeshtë; megjithatë, në Rajonin tonë ka një numër të madh paktesh, nismash, projektesh, programesh dhe procesesh teknike, ekonomike, rinorë, etj me emra tingëllues gjeografik­e, i fundit ai i Berlinit; por sërish vullneti dhe dialogu politik ka mbetur në vend numëro. Pastaj, po të qe puna për para, ekonomi e tregti, Serbia do të ishte e para që do të hynte në NATO dhe në BE; atë nuk e pengoi Kosova dhe askush tjetër, veç politikave agresive dhe genocidit të pashembull­t të Milosevici­t; për fat të keq, dhe Serbia e sotme ka mbetur peng e asaj të kaluare, me gjithë fjalët e bukura dhe eufemizmat europiane. E pra, aty është e keqja, aty do të gjindet dhe zgjidhja që në radhë të parë është politike.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Shengenin Balkanik. Qeveria jonë ka parashtrua­r avantazhet dhe lehtësitë e tij të mëdha lidhur me 4 liritë e famshme të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Mirëpo, dhe ky projekt nuk mund të ketë sukses sepse deri tani i mungon kryesorja - trualli, tabani dhe mjedisi i duhur politik, të paktën pranues, se miqësor duket si shumë. Kur Serbia nuk ka kërkuar ndjesë ende për krimet e kryera në Kosovë, madje e quan dhe Reçakun trill perëndimor; ajo nuk njeh Kosovën dhe bën lobim agresiv për tërheqjen e njohjeve të mëparshme. Nuk po hyjmë te problemet serbo- malazeze apo dhe te tendencat e fundit separatist­e të serbëve të Bosnjës që e bëjnë Shengenin të pamundur. Për pasojë, dhe ne, në vend të merremi me Serbinë që është shkaku i problemit, i « turremi » liderëve të rinj të Kosovës pa asnjë faj, duke çuar, dashur pa dashur « ujë në mullirin « e politikës regresive serbe! Pra, çështja shtrohet thjesht, si në realpoliti­k: nëse Serbia do dialog me Prishtinën dhe Shengen Ballkanik, le ta fillojë duke treguar dhe ajo si qeveria Kurti qoftë dhe një shenjë, sado të vogël, të vullnetit të mirë dhe pastaj le të ulen palët në tryezë. Ndryshe, dhe bonuset më të mëdha ekonomike apo marrëveshj­et më të leverdishm­e të na sigurojnë BE dhe SHBA- të, madje jo “mini” por dhe “Maksi - Shengena” të krijojmë, gjithçka do të mbetet si më parë - “wishful thinking” pra “vetëm dëshirë e mirë” . Sepse e para vjen politika, pastaj paraja dhe ekonomia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania