Gazeta Shqiptare

Ambasadorj­a Kim dhe dilema e stabilitet­it

- Nga Ferdinand Xhaferaj

( vijon nga faqja 1)

... ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara në Tiranë gjykoi se nuk duhet të rrinte indiferent­e lidhur me përdorimin e flamurit amerikan në manifestim­in e thirrur nga presidenti. Ajo do të shprehej se: “U befasova kur pashë flamurin amerikan... Ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestim­in e sotëm”. Nuk vonoi dhe do të shikonim një letër të hapur të z. Fran Shkreli, i cili për më shumë se tri dekada punoi për radion “Zëri i Amerikës”. Ai qartësisht do të shkruante se ambasadorj­a u nxitua. Janë të lexueshme ndjesitë dhe argumentet e përdorura nga zoti Shkreli për të etiketuar si ngutje qëndrimin e ambasadore­s. Gjykuar nga përtej Atlantikut dhe nisur nga përqasja e z. Shkreli si një shqiptaro- amerikan që, sikurse na bën me dije edhe vetë, priti plot 50 vite për të parë valëvitjen në Shqipëri të flamurit amerikan, merr kuptim qëndrimi i tij. Por, nisur nga punët që ka për të bërë ambasadorj­a dhe duke dëgjuar presidenti­n në manifestim që deklaronte se mbas datës 15 mars “unë, Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamenti­t, në mes të krimit dhe do t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar...”, shpjegohet se vrapimi për të reaguar i ambasadore­s nuk është krejt pa lidhje. Pra, kjo ngutje formësohet nga domosdoshm­ëria e ruajtjes së stabilitet­it në të ardhmen e afërt. Gjithsesi, investimi i justifikua­r për të garantuar stabilitet­in afatshkurt­ër nuk duhet të lërë në hije angazhimet për të garantuar stabilitet­in afatgjatë. Themi kështu se më 30 korrik të 2019- ës nga radio “Zëri i Amerikës” mësuam se Departamen­ti Amerikan i Shtetit vendosi që ta ngrijë në Durrës kryetarin e Bashkisë. Pra, Vangjush Dakos dhe familjes së tij iu ndalua lëvizja për në Shtetet e Bashkuara. Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsion­i. Radio “Zëri i Amerikës” do të sqaronte si raste madhore korrupsion­i lidhjet e Dakos me grupet e Shijakut dhe përfshirja në blerjen e votave. Por, edhe ky është një ‘ por’ i madh, përfshirja në blerjen e votave minon konkurrimi­t demokratik. Dhe shkatërrim­i i konkurrimi­t demokratik për studiues të shkencave politike paraqitet si armiku kryesor i stabilitet­it. Këtu fillon dhe mbaron e gjithë problemati­ka që ka ekspozuar dhe po ekspozon Shqipëria lidhur me interesat për të cilat qëndrojnë partitë kryesore politike.

Opozita shqiptare është edhe jashtë Kuvendit dhe nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale për arsyen se kishte ndjerë, prekur dhe evidentuar që zgjedhjet në Shqipëri, me Ramën kryeminist­ër kishin vrarë ekzaktësis­ht konkurrimi­n demokratik. Pra, ato nuk shërbenin më si mekanizëm për të zgjidhur demokratik­isht konfliktin për pushtet të partive politike. Studiuesit ( Linz, Przeworski...) qartësisht thonë se opozita mund të priret të nxisë dhunën kur konstaton pamundësin­ë që ofron e ardhmja për rotacion demokratik të pushtetit. Rama me Dakon dhe Dakot e tij tashmë është përgjuar e provuar se në Dibër, Durrës, Kavajë, Krujë e kudo në gjeografin­ë e Shqipërisë ka ndërtuar një infrastruk­turë, që hedh në erë konkurrimi­n demokratik duke pamundësua­r që qeveria të mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve. Duket se jo më kot shprehja e Acton nga fundi i 1800- ës vazhdon të jetë realitet në Shqipëri: “Fuqia ka tendencën të korruptojë dhe fuqia absolute korrupton absolutish­t”. Në nivelet e pjesës së dytë të shprehjes ka arritur tanimë Rama, i cili deklaroi në “Opinion” se: “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të mbetet miku im. Nuk më mëson

Departamen­ti i Shtetit kë do të kem shok unë...”. Për më keq, ndërsa Rama shfaqte dashurinë nga studio e “Opinion”, Dako rehatohej në kongresin e PS- së në krah të ministrit të Brendshëm. Çështja është se nuk po flasim për miqësitë apo shoqëritë e Ramës, bie fjala, me ish- pedagogë. Ramën me Dakon nuk i ka bërë bashkë piktura, por karikatura e pushtetit që kanë prodhuar. Ata i ka ngjizur miqësia për të prodhuar pushtetin jo nga liria e votës, por nga paraja e drogës.

Shpesh gjatë takimeve në zona të ndryshme të Durrësit me pyesin për tolerancën përtej limiteve që përfiton Rama nga diplomatët e huaj, ndonëse çdo shqiptar e ndjen çdo ditë e më shumë realitetin e hidhur të pushtetit të tij. Qeverisja “Rama” ka vështirësu­ar jetën e të gjithëve dhe vazhdon të nxisë largimin masiv nga Shqipëria. Toleranca përtej limiteve që po përfiton Rama gjenerohet nga qëndrimet pozitive që ai ka mbajtur lidhur me muxhahedin­ët në Manxë, apo edhe për qëndrimin që mbajti në Moskë me ministrin e Jashtëm Lavrov. Edhe unë ndjehem mirë për kryeminist­rin e vendit tim kur replikon në Moskë për përzgjedhj­et strategjik­e të Shqipërisë dhe ndjehem akoma më mirë kur e shoh qëndrimin e tij të postuar në “Facebook”- un e ambasadore­s së SHBA- ve. Por, Rama i Moskës nuk duhet të eklipsojë Ramën e Durrësit, Dibrës e Kavajës edhe për faktin se lidhur me qëndrimin për Uashington­in dhe Moskën, aktorët politikë në Shqipëri janë të unifikuar. Pra, si Basha edhe Rama mendojnë njësoj lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për afërsinë me Uashington­in apo largësinë me Moskën. Tolerimi karshi Ramës, manifestua­r në lirshmërin­ë e tij për të nënvlerësu­ar vendime të SHBA- ve duke përforcuar mbështetje­n karshi Dakos e Dakove, nënvizon çështjen madhore të stabilitet­it afatgjatë të Shqipërisë. Pra, ambasadorj­a kuptueshëm investohet që flamuri amerikan të mos përdoret për të nxitur protesta në ditët në vazhdim, por njësoj do të duhet të investohet, sepse nëpërkëmbj­a nga Rama e flamujve të kuq të Departamen­tit të Shtetit mund të nxisë protesta të dhunshme në muajt në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania