Gazeta Shqiptare

Skënderbeu fundos Kukësin, Vllaznia fut në kaos Partizanin

Shkodranët fitojnë pas 5 vitesh me kryeqyteta­sit. Kampionët rrezikojnë zonën "play- out" Tirana "fluturon" 9 pikë para, verilindor­ët duken të dorëzuar

-

0 javë nga fundi dhe Ti rana është 9 pikë para Kukësit, kjo sepse verilindor­ët janë mundur në Korçë nga Skënderbeu dhe tashmë shohin bardheblut­ë të shkëputen frikshëm në krye, duke venitur shpresat e tyre për triumfin final. Takimi është i luftuar dhe çdo gjë vuloset në 45 minutat e para, kur shënohen dhe tre golat e përballjes. Janë korçarët, ata që e nisin me marshin e pestë, duke realizuar golin e parë në minutën e 24- ët me një perlë të Dejvi Bregut, ndërsa 9 minuta më pas Dita ndjek aksionin pas grushtimit të Xhikës dhe dyfishon shifrat. Por, para fundit të pjesës së parë, Kukësi rikthehet në lojë me një të majtë të saktë nga jashtë zonës, që thyen Koliçin dhe bën që ekipet të shkojnë në pushim me shifrat 2- 1. Në pjesën e dytë Kukësi përpiqet medoemos të barazojë, por Abazaj në të 56'- ën ndalet nga traversa, ndërsa në të 68'- ën është Koliçi që i mohon golin sulmuesit. Fundi i takimit sheh Skënderbeu­n që mund të mbyllë sfidën me golin e tretë, por rezultati nuk do të ndryshojë më, duke bërë që bardhekuqt­ë të ngjiten në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Laçi.

Janë kohë të këqija për Partizanin, që ka rënë në një krizë të thellë nga e cila nuk po gjen dot rrugëdalje dhe që ka nisur prej muajit qershor kur drejtori Rama vendosi të

ndryshonte timonier dhe strukturën e ekipit kampion. Gabimet e bëra u panë dhe në Shkodër, ku Vllaznia triumfoi 1- 0 falë penalltisë së kthyer në gol nga Gilman Lika në minutën e 35të.

Më pas Partizani përpiqet të reagojë, por sulmuesit e kuq vijojnë shterpësin­ë e tyre dhe duket sikur e kanë zët të shënojnë edhe në raste shumë të volitshme.

Protesta të Partizanit në minutën e 84- ët për një penallti pas një ndërhyrjej­e ndaj Brojës, që kthehen në debat të nxehtë me pjesëtarë të stolit të Vllaznisë, por vetëm kaq, pasi edhe pesë minutat e shtesës nuk bëjnë ndryshim për kampionët, që nga vendi i tretë i tri javëve më parë, e shohin veten në vendin e gjashtë, vetëm tre pikë larg zonës "play- out", aty ku ndodhet Vllaznia, e cila me këtë fitore merr oksigjen të pastër për vijimin e kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania