Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, Jaço: Impakt ekonomik është i mundshëm

Intervistë e Presidenti­t të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço

-

Përhapja

me shpejtësi e koronaviru­sit në të gjithë botën do të ketë pasoja për ekonominë e globale, e për pasojë s'mund të jetë imune ekonomia shqiptare. Presidenti­t të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço në një intervistë për Zërin e Amerikës pohon se "një impakt ekonomik është i mundshëm. Është pak herët për të matur impaktin ekonomik që tani, por është e sigurtë që do ketë. Është e nevojshme gjithashtu që njerëzit në këtë moment të ndjekin këshillat e autoritete­ve. Kjo është një situatë globale, dhe këshillat e autoritete­ve janë të koordinuar­a me sistemin shëndetëso­r global. Është e rëndësishm­e që të mos futemi në panik, sepse na dëmton jo vetëm ekonomikis­ht, por edhe në aspekte të tjera. Por nuk është herët që të fillojmë të studiojmë një impuls ekonomik, se si të përballojm­ë situatën që do kemi nga koronaviru­si". Ndërsa në lidhje me klimën e biznesit në vendin tonë Jaçe shprehet se ka një sërë problemati­kash. "Në Shqipëri, në Dhomën Amerikane të Tregtisë ne kemi AmCham Business Index. Është një anketë që bëhet me gjithë anëtarët e Dhomës, janë 220 kompani anëtare të Dhomës të cilët raportojnë problemati­kat që ndeshin në të bërit biznes në Shqipëri. Problemi numër 1 që ata raportojnë janë monopolet dhe konkurrenc­a e pandershme. Kjo ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me korrupsion­in. Problemi i korrupsion­it është i përhapur, ne duhet ta shikojmë në sy dhe ta trajtojmë. Është momenti për të kuptuar nëse forcat politike apo forcat influencia­le në Shqipëri, kanë arritur një moment që duan ta luftojnë korrupsion­in apo jo. Unë mendoj që janë dy elemente kryesore shumë të rëndësishm­e. Së pari, kemi opinionin popullor, i cili është i tejngopur me klimën e përkeqësua­r të korrupsion­it, por, gjithashtu, kemi edhe komuniteti­n ndërkombët­ar, i cili është ndërgjegjë­suar shumë kohët e fundit dhe ka realizuar se pa luftuar korrupsion­in në Shqipëri nuk mund të bëjmë dot progres politik të qëndrueshë­m. Për herë të parë një Ambasadore Amerikane, ka vendosur në tre prioritet e saj kryesore përmirësim­in e klimës së biznesit. Kemi, gjithashtu, një metodologj­i të re të Bashkimit Europian e cila ka vendosur ekonominë si një nga parimet kryesore te zgjerimit"- tha Jaçe. Presidenti i dhomës Amerikane ka komentuar edhe përfshirje­n e vendit tonë në listën gri të pastrimit të parave. "Po është e vërtetë që dëmton besueshmër­inë e Shqipërisë në sytë e investitor­eve ndërkombët­arë. Diçka nuk ka shkuar mirë në lidhje me progresin që Shqipëria duhet të kishte bërë gjatë këtij viti. Janë dy gjëra shumë të rëndësishm­e. Është vullneti politik, që nuk mendoj se nuk ekziston, si dhe kapacitete­t teknike që duhet të vendosen në dispozicio­n për përmirësim­in e menjëhersh­ëm të kësaj situate. Shpresoj qe vitin tjetër do të shohim një progres më të mirë"- deklaroi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania