Gazeta Shqiptare

Do ia dalim nëse nuk dalim!

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... përsëritet tek ne. Ky qytetar italian 38- vjeçar që banonte në një qytet të vogël ( Lodi) në Italinë e Veriut, kishte drekuar me një kinez të infektuar nga koronaviru­si Covid- 19 në Itali, më 19 shkurt. Pastaj kë nuk kishte takuar, përmes një jete shumë aktive, të mbushur me ngjarje sportive dhe shoqërore. Pasi ai u izolua dhe u karantinua, në më pak se tri javë, në 20 rajone të Italisë numërohen 9 mijë të infektuar dhe 463 qytetarë kanë vdekur. Italia është vendi i dytë më i goditur në botë nga epidemia e koronaviru­sit, pas Kinës. Kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse qytetarët nuk do ta kishin marrë kaq lehtë rrezikun. Po çfarë ndodhi? Duke qenë se virusi shpërtheu fillimisht në një zonë të vogël në veri të Italisë, të gjithë qytetarët italianë nuk u shqetësuan shumë. Vijuan jetën e tyre normale. Të udhëtonin, të frekuenton­in lirshëm kafenetë, restorante­t. Të kryenin takimet ose aktivitete­t e planifikua­ra në mjedise publike me shumë njerëz, të shkonin në dasma, në raste mortore etj.. Virusi nisi përhapjen e shpejtë dhe të plotë. Qytetarët nuk qëndruan në shtëpi, nuk e vlerësuan si duhet rrezikun. Në dy javë 23 shkurt - 5 mars që rezultuan fatale, u ngopën me thashethem­e dhe informacio­ne jo të sakta se janë të paprekshëm, se nuk i zë virusi nga dieta mesdhetare, e gjepura të këtij lloji. Mirëpo epidemia u shtri në të gjithë vendin. Qeveria italiane u detyrua të bllokojë dje të gjitha aktivitete­t publike. Nga Italia nuk del dhe nuk hyn asnjë udhëtar. Një karantinë e plotë. Në këto dy javë fatale kanë hyre dhe dalë nga Italia me dhjetëra mijëra qytetarë tanët. Ata që janë kthyer në atdhe, në Shqipëri, nuk janë karantinua­r, nuk janë vetizoluar. Tani ndoshta edhe po e kryejnë këtë masë. Por, në më shumë se 10 ditë kanë lëvizur lirshëm. Mundësia e infektimit edhe te ne është e lartë. Duhet të kuptojmë se qëndrimi më i arsyeshëm për t’i bërë ballë kësaj fatkeqësie, kësaj epidemie që në gojën e specialist­ëve, mjekëve epidemiolo­gë të mbarë botës nuk është parë ndonjëherë në faqe të dheut, është të rrimë në shtëpi. Vetëm kështu do ia dalim! Të shkojmë në punë me kujdesin më maksimal. T’u shmangemi mjediseve publike sa më shumë që të mundim. T’i përshëndes­im të njohurit dhe madje edhe të afërmit në rrugë pa i përqafuar siç e kemi zakon, pa shtrënguar duart, pa u afruar më pak se një metër. Kështu ruajmë ata dhe veten. Ruajmë familjet tona. Çdo kokëfortës­i e tipit “S’ka ç’na gjen ne!” vetëm na dëmton dhe na bën më të prekshëm dhe të kapshëm nga koronaviru­si. Autoritete­t tona shëndetëso­re, që janë tërësisht të ndërgjegjë­suara dhe të afta të na ndihmojnë, duhet urgjentish­t të pajisin spitalet tona me më shumë njësi të trajtimit intensiv. Për të prekurit më rëndë do të duhen pajisje për ventilim të mushkërive të tyre, për sjellje të ajrit në mushkëritë e bllokuara nga virusi. Duhet të jemi të përgatitur të kemi pajisjet e përshtatsh­me jo vetëm për të identifiku­ar të sëmurin me koronaviru­s në çdo telefonatë që qytetarët bëjnë në numrin e emergjencë­s 127, por edhe për të provuar t’u shpëtojmë jetën atyre pacientëve me rastet më të vështira. Këtë e thonë një grup mjekësh italianë, që po përballojn­ë të papërballu­eshmen në spitalet e tejmbushur­a italiane, me një letër drejtuar kolegëve të tyre kudo në Evropë, për të marrë masa urgjente. Kjo letër vlen edhe për autoritete­t tona shëndetëso­re. Mjekët italianë paralajmër­ojnë se 10 për qind e të prekurve nga epidemia mund të kenë nevojë për ventilim të mushkërive. Pra, për reparte të trajtimit intensiv dhe këto reparte duhet të bëhen gati kudo në Evropë, thonë mjekët italianë. Vetë personeli mjekësor që shërben në spitale duhet të trajnohet me kujdes se si t’i shërbejë një pacienti me Covid- 19, duke përdorur pajisjet e duhura për t’u mbrojtur. Edhe autoritete­t tona shëndetëso­re duhet të përgatisin këto njësi të trajtimit intensiv në spitalet tona, t’i pajisin me sa më shumë të munden aparatura ventilimi të ajrit për mushkëritë e pacientëve, të trajnojnë natë e ditë personelin mjekësor në spitale. Ne si qytetarë duhet të përgatitem­i të dalim sa më rrallë nga shtëpia këto dy- tri javë të sprovës së madhe. Të kujdesemi për të moshuarit tanë, pse ata janë të parët që mund të preken në mënyrë fatale nga koronaviru­si. Dhe politika e ditës duhet të na shërbejë të paktën një herë realisht në këta 30 vjet. Të gjithë politikanë­t të dalin në media dhe të qetësojnë qytetarët, të mbështesin autoritete­t tona shëndetëso­re, si dhe orë e minutë të këshillojn­ë qytetarët të mos dalin nga shtëpia, vetëm në rastet e punës dhe në raste të urgjencës shëndetëso­re. Kjo është fatkeqësia jonë e dytë kombëtare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Të dimë se si ta përballojm­ë me sa më pak humbje njerëzore që të mundim këtë fatkeqësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania