Gazeta Shqiptare

Greqia, 4 shqiptarë të prekur nga koronaviru­si

Fqinji ynë, me më shumë të prekur në të gjithë Ballkanin, situata Sarandjotë­t kishin biznes në Zakinthos

-

Katër shqiptarë rezul tojnë mes të prekurve nga koronaviru­si në Greqi. Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshor­tët e tyre, të moshës 55- 60vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonën turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër janë pronarë të një minimarket­i, gjithashtu kryesisht sezonal. 4 shqiptarë me origjinë nga Saranda, ( minoritarë me shtetësi të dyfishtë), që jetojnë në ishullin Zakinthos ( Zante) u evidentuan me virusin vdekjeprur­ës mbas një udhëtimi biznesi në veri të Italisë. Sapo mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre, raporton "TCH". Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen. Sapo u bë i ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dezinfekti­min dhe mbylljen e menjëhersh­me të restoranti­t shumë të frekuentua­r, që çifti ka në pronësi, në qendër te ishullit jonian dhe kalimin në karantinë edhe të

VIKTIMA

Numri i të vdekurve në botë ka tejkaluar 4700, ndërsa të infektuari­t nga koronaviru­si kanë arritur në 127.749.. Këto janë të dhënat e fundit "Johns Hopkins Center for Health Security". Përqindja e të vdekurve në botë e ka kaluar 3.8% të të prekurve, ndërsa të shëruarit janë 68305. Italia me 827 të vdekur mbetet vendi më i prekur pas Kinës, i ndjekur nga Irani me mbi 400 vdekje.

2 punonjësve të tjerë të restoranti­t, edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani punonjësit nuk kanë shenja të virusit. Greqia është vendi me më shumë të infektuar në Ballkan, teksa ka 90 raste të konfirmuar­a. Dy spitale shtetërore të Athinës, në fillim "Sotiria" dhe më pas edhe "Alexandra" janë kthyer në karantinë pasi janë konfirmuar rastet. Ko

ronavirusi në Greqi erdhi fillimisht nga Italia, më pas nga një grup turistësh nga Egjipti dhe Izraeli. Ditën e djeshme pasi numri arriti në mbi 80 të konfirmuar, ministri i Shëndetësi­së, Vassilis Kikilias, deklaroi se të gjitha institucio­net përfshi ato arsimore, administra­ta etj., do të mbylleshin për 2 javë. Ndërkaq ka alarm në anijen "Blue Star Mykonos", ku një anëtar i ekuipazhit ka simptoma koronaviru­si, ndërsa 125 pasagjerë vetëkarant­inohen në Greqi. Nga 341 persona që ishin në bord, 125 janë vetëkarant­inuar menjëherë në shtëpi. Anëtari i ekuipazhit është transferua­r menjëherë te spitali i Kavallës, kurse të gjithë anëtarët e bordit të ekuipazhit do të qëndrojnë 8 orë brenda anijes. Një çift biznesmenë­sh me origjinë nga Saranda dhe banues në ishullin grek të Zakinthos janë evidentuar të prekur me COVID- 19.

VIKTIMA E PARË

Ndërkaq, në Greqi është shënuar viktima e parë nga koronaviru­si. Ai është një 66- vjeçar nga Patras, i cili ishte konfirmuar me COVID- 19 që në datën 2 mars. Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministria greke e Shëndetësi­së. Mediat greke raportojnë se i moshuari mbahej në Njësinë e Presionit negativ të FPI në Patras. 66vjeçari ishte ndër pelegrinët që u kthyen nga Toka e Shenjtë, ndërsa pas analizave, rezultoi të ishte pozitiv me virusin vdekjeprur­ës. Kujtojmë se numri i të prekurve në Greqi është 99 persona, ndërkohë që shumica e tyre kishin udhëtuar në Itali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania