Gazeta Shqiptare

Arben Beqiri: Do të fitojmë ndaj virusit nëse izolohemi për dy javë

Mjeku kirurg: Rrezikojmë të bllokojmë sistemin shëndetëso­r, cila është zgjidhja "Të mësojmë nga eksperienc­a e vendeve të tjera"

- Voltiza Duro

Mjeku i njohur Arben Beqiri, kirurg në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook thotë se qytetarët ende nuk janë ndërgjegjë­suar në luftën kundër koronaviru­sit. Ai shton se ka konstatuar që rrugët e kryeqyteti­t janë ende të mbushura plot. "A do ia dalim? Këtë pyetje ma bëjnë këto ditë shumë miq, të afërm, pacientë të shqetësuar nga lajmet e përditshme mbi pandeminë nga Covid 19. Me keqardhje konstatoj që rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe vetëm ndonjë maskë tektuk të kujton që nuk është ditë e zakonshme pushimi! Nuk ka të ngjarë që ne ta kalojmë këtë situatë më lehtë se vendet e tjera, por duke qenë pak më të vonuar në prekjen nga kjo pandemi kemi mundësi të mësojmë shumë nga eksperienc­a e të tjerëve",- nënvizon mjeku kirurg. Më tej ky i fundit, theksoi se Shqipëria mund t'ia dalë, por vetëm nëse qytetarët rrinë në shtëpi dhe nuk takojnë askush askënd për 2 javë, pra të vetëizoloh­en. "Nuk ekzistojnë as veprime, masa apo buxhete magjike që të mund të zgjidhim situatën. Por ekzistojnë të gjitha premisat që përhapja e këtij infeksioni tepër ngjitës të kufizohet në maksimum! Nuk duhet të lejojmë që për çdo dy pacientë që dalin nga terapia intensive 5 të rinj të shtrohen në terapinë intensive. Kjo do të bllokonte plotësisht sistemin shëndetëso­r",- shton Beqiri.

Ish ministri i Shëndetësi­së, vlerësoi punën e të gjithë mjekëve dhe infermierë­ve që po i vijnë në ndihmë të sëmurëve dhe i bëri thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi për 2 javë. "Mjekët dhe infermierë­t po punojnë dhe do vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve. Me kënaqësi konstatoj që vlerësimi për ta sot është në maksimum. Shpresoj që të mos harroni, dhe që kjo të vazhdojë edhe pas kësaj pandemie. A do ja dalim? Sigurisht që

PO! Me një kusht, askush të mos takojë askënd për disa ditë, më e mira 2 javë. E bëni dot këtë të dashur qytetarë? Qëndroni dot në shtëpitë tuaja duke evituar çdo kontakt me persona të tjerë? Do ti bënit një shër

THIRRJA

"Mjekët dhe infermierë­t po punojnë dhe do vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve. Me kënaqësi konstatoj që vlerësimi për ta sot është në maksimum. Shpresoj që të mos harroni, dhe që kjo të vazhdojë edhe pas kësaj pandemie. A do ja dalim? Sigurisht që PO!

bim gjigand familjes dhe atdheut tuaj! VETëIZOLOH­UNI! E keni ju në dorë!",- thekson Beqiri.

 ??  ?? Mjeku Arben Beqiri
Mjeku Arben Beqiri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania