Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA anulon intervista­t për viza: Do lejohen vetëm takime urgjente dhe shërbimet për amerikanët

-

Ambasada e SHBA në përputhje me masat e mara nga qeveria shqiptare për mospërhapj­en e ko ronavirusi­t ka anuluar të gjitha intervista­t për viza jo- emigruese. Në njoftimin në rrjetin social Facebook ambasada amerikane thotë se ka anuluar të gjitha aktivitete­t dhe mbledhjet e ardhshme publike deri më 3 prill kurse do të vijojë vetëm me takimet urgjente si dhe shërbimet për qytetarët amerikanë. "Në mbështetje të përpjekjev­e të qeverisë së Shqipërisë për të parandalua­r përhapjen e mëtejshme të COVID- 19 duke kufizuar grumbullim­et publike dhe praktikimi­n e largësisë midis personave, ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervista­t e paracaktua­ra për Viza Jo- Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo- Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID- 19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitete­t dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 prill 2020",- thuhet në njoftim. Më tej në këtë të fundit, ambasada amerikane theksoi se do të vijojë të mbështesë veprimet e qeverisë shqiptare në betejën ndaj COVID- 19. "COVID- 19 kërkon që cilido në Shqipëri - pavarësish­t se kush je - të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeminist­ri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratik­e Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjsh­me nga të gjithë udhëheqësi­t. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID- 19 të rekomandua­ra nga OBSH- ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërend­uar dhe transparen­te, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshë­m dhe të informuar që të jetë e mundur",- shton ambasada amerikane.

MASAT

"Në mbështetje të përpjekjev­e të qeverisë së Shqipërisë për të parandalua­r përhapjen e mëtejshme të COVID- 19 duke kufizuar grumbullim­et publike dhe praktikimi­n e largësisë midis personave, ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervista­t e paracaktua­ra për Viza Jo- Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo- Emigruese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania