Gazeta Shqiptare

Pezullohen pagesat për këstet e kredisë për tre muaj, Sejko: Ja kush përfiton

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë: Vendimi u mor nga këshilli, s'ka penalitet për vonesat Bizneset përfitojnë automatiki­sht, individët mund të zgjedhin të shtyjnë ose jo pagesat

-

Pezullohen për tre muaj pagesat e kësteve të kredive. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Shtyrja e këstit të kredisë kryesisht është për bizneset, të cilat preken nga kjo situatë e jashtëzako­nshme në të cilën ndodhet vendi, ndërsa individët janë të lirë të bëjnë veprimet në varësi të mundësisë së tyre. Vendimi është bërë i ditur nga guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, i cili ka shpjeguar edhe mënyrën se si përfitohet nga kjo masë lehtësuese. Sejko është shprehur për "Abcnews. al" se, "kemi bërë një pezullim 3- mujor për këstet e kredisë. Ato nuk falen, por shtyhen dhe ata klientë që janë të prekur nga sëmundja dhe nuk kanë mundësi, janë përjashtua­r nga norma e interesit. Ndërsa klientët e tjerë që duan të jenë të rregullt me pagesat, kanë të drejtë. Dhe ne si Bankë e Shqipërisë po punojmë me staf të reduktuar, kemi marrë masa që pagesat të bëhen ' online' dhe kesh".

Është marrë një vendim shumë i rëndësishë­m për bizneset dhe individët, për shkak të koronaviru­sit, duke u shtyrë kësti i kredisë me tre muaj. Pse një vendim i tillë dhe çfarë synoni që të arrini me këtë?

Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë masash duke filluar që nga java e kaluar në lidhje me situatën që po kalojmë. Këto masa kanë orientuar bankat e nivelit të dytë që të operojnë me klientët e tyre në kushte sa më optimale që të mos pengohen operacione­t bankare dhe financiare, por të ruhet edhe shëndeti i punonjësve dhe klientëve të bankave. Një mesazh për të gjithë klientët në varësi të masave dhe të udhëzimeve që të mos perceptohe­n në mënyrë të gabuar, duke menduar se bankat nuk kanë likuididet, por ky është një vendim që është marrë në kuadër të masave të shtuara për infeksioni­n, për ruajtjen e shëndetit të klientëve. Masat janë shpërndarë në formë udhëzimi në të gjithë nivelin e dytë. Ne kemi bërë një pezullim 3- mujor për këstet e kredisë. Ato nuk falen, por shtyhen dhe ata klientë që janë të prekur nga sëmundja dhe nuk kanë mundësi, janë përjashtua­r nga norma e interesit. Ndërsa klientët e tjerë që duan të jenë të rregullt me pagesat, kanë të drejtë. Ne si Bankë e Shqipërisë po punojmë me staf të reduktuar, kemi marrë masa që pagesat të bëhen "online" dhe kesh.

A do të vijojë të funksionoj­në sportelet e bankave të nivelit të dytë, do të jenë të hapura?

Do të jenë të hapura dhe në vijimësi të situatës, ne do të bëjmë të mundur dhe të shikojmë situatën në të

cilën ndodhemi. Pagesat gjithashtu mund të bëhen dhe përmes kartave. Nuk besoj të kemi anormalist­et në kryerjen e pagesave, por e rëndësishm­e është që të kemi një situatë të izoluar nga njëri- tjetri, në një situatë të jashtëzako­nshme. Duhet të respektojm­ë masat mbrojtëse.

Sa do të ndikojë kjo situatë në rritjen ekonomike?

Patjetër që do të ketë një efekt negativ në rritjen ekonomike, do të ketë efektet e saj të jashtme dhe të brendshme. Nuk mund të them tani se sa do të jetë

ndikimi në shifrat e rritjes, por ne po bëjmë bilancet tona. Politika jonë monetare do të vijojë të jetë stimuluese, njëkohësis­ht po marrim masa edhe për të ruajtur stabilitet­in e çmimeve dhe atë financiar. Bankat janë me tepricë likuiditet­i. Nuk shikojmë probleme krizash, por rënie ekonomike. Këto parashikim­e i përkasin 6- mujorit të parë dhe në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës do të kemi dhe shifrat e duhura.

A mund të kemi një rishikim tjetër të normës së interesit?

Natyrisht që edhe ky është një opsion. Politika jonë lehtësuese monetare ka filluar efektin e transmetim­it, ka filluar duke pasur një lehtësim të mirë, ka akoma pak hapësirë për të filluar me këtë lehtësim dhe kjo i përket Këshillit Mbikëqyrës. Ditë pas dite ne kemi edhe rezultate të reja në këtë drejtim, por kjo nuk do të varet dhe nuk mund të themi po ose jo. E rëndësishm­e stabilitet­i i çmimeve, parametrat makro ekonomikë, gjendja financiare e vendit është e qëndrueshm­e.

Çfarë ndikimi mund të ketë te konsumi e gjithë kjo situatë?

Ne e dimë se masat për mbrojtjen e pullatës do të prekin dhe konsumin patjetër, që duhet të mbyllen, pasi është jeta e qytetarit ajo që do të ndikojë. Kjo situatë krize do të godisë dhe turizmin. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë, por patjetër që parashikoj­më se do të ketë. Të gjitha janë parashikim­e dhe unë qëndroj se do të kemi një rënie ekonomike, edhe pse nuk e dimë se sa.

Do të jetë ndikimi i vetë krizës, ajo që do të krijojë në Shqipëri apo kjo mund të jetë edhe një krizë globale, a do t'u mbivendose­t kriza e tregjeve dhe kostove tona reale?

Gjithmonë në analiza tona marrim parasysh skenarët e brendshëm, ku përfshihen konsumi i brendshëm dhe i jashtëm. Faktori në Eurozonë është shumë i vështirë, siç

është edhe Itali, që është një nga partnerë tanë. Nuk e di nëse do të kemi një rënie. Do të kemi një rënie në remitanca. Ajo që do të thosha është se qeveria shqiptare do të ketë skenarë rreziku dhe masa të tjera konvencion­ale ose jo. E rëndësishm­e është të shmangim panikun dhe të respektojm­ë masat e mbrojtjes së shëndetit publik.

Sot biznesi shqiptar, më saktë kreu i Dhomës së Tregtisë, ka kërkuar nga qeveria lehtësira për biznesin

Kërkesa kryesore që unë kam parë nga biznesi është ajo për të cilën ne kemi reaguar, për një shtyrje të kredive në një afat tremujor nuk e di se çfarë kërkesash të tjera kanë pasur për tregun monetar. sidomos për Bankën e Shqipërisë. Sa për për kërkesat e tjera, është Ministria e Financave që duhet të kishte reaguar dhe ka reaguar besoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania