Gazeta Shqiptare

Dhomat e Tregtisë në Tiranë dhe Durrës kërkojnë pezullim të tatimeve

Pezullimi i pagesave fiskale, minimumi për dy muaj dhe pastaj sipas situatës Përballimi i Covid 19, ja të gjitha kërkesat

-

Dhomat e Tregtisë dhe industrisë në Tiranë dhe Durrës kërkuan sot të merren masa për lehtësimin e bizneseve të Qarkut Durrës dhe Tiranë për shkak të situatës së krijuar nga Covid- 19. Duke marrë parasysh situatën e krijuar aktualisht pas përhapjes së virusit Covid19, shumica e bizneseve të mëdha, shoqërive me kapital të huaj dhe ata të përbashkët që operojnë në Shqipëri po kalojnë në vështirësi operative lidhur me aktiviteti­n, prezencën fizike të personave përgjegjës dhe të bashkëpunë­torëve të tyre.

KËRKESAT

Në referim të Vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, Nr. 208, datë 10.03.2020 për kufizim të veprimtari­ve të një pjese të konsiderue­shme të punonjësve dhe aktivitete­ve, Dhomat e Tregtisë kërkojnë që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktivitete­ve, si dhe ato që do të vetekarant­inohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetëso­re, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës. Një tjetër kërkesë është shtyrja e afatit të dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, pranë Tatim Taksave dhe pezullimi i pagesave fiskale, minimumi për dy muaj dhe pastaj sipas situatës. Në kërkesë është pezullimi i interesave dhe kësteve të kredive të Sipërmarrj­es private për një periudhë 3 mujore minimalish­t dhe për të gjitha sipërmarrj­et e afektuara nga masat e marra të rimbursohe­n rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentua­r dhe të certifikua­r nga ekspertët. Bizneset kërkojnë të mos bllokohen llogaritë bankare për efekt të detyrimeve fiskale për afatin e kohëzgjatj­es së situatës virale dhe të mos ndërpriten energjia elektrike, uji dhe shërbimet e tjera bazike për arsye mospagesas­h. Në listën kërkesave është që pezullohet me ligj ( duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria ( bar, restorante, palestra, transport publik, etj.) "Si rezultat i realizimit të këtyre kërkesave, do të kishim një lehtësim e përmirësim të situatës së bizneseve, rikuperimi­n dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë bashkëpuni­min dhe mbështetje­n e institucio­neve shtetërore me qëllim që t'u japin qytetarëve mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktiviteti­t ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes së jashtëzako­nshme në normalitet. Me besimin se kërkesat tona janë të nevojshme dhe të domosdoshm­e dhe duke shpresuar që vizioni juaj përputhet me këto kërkesa të biznesit si grup interesi",- thuhet ne deklaratën e dhomave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania