Gazeta Shqiptare

PS padit Berishën, PD: S'mund të fusni të vërtetën në "karantinë"

"Përhapje të informatav­e të rreme që ngjallin panik", grupi i PS dorëzon kallëzimin "Vetëm ditët e fundit janë dy raste flagrante të denoncuara"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha u kallëzua dje penal isht nga grupi parlamenta­r i PS- së, pasi akuzohet për përhapje të informacio­neve të rreme, në një kohë kur vendi është i prekur me koronaviru­sin. Por Partia Demokratik­e akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se po tenton të fusë të vërtetën në karantinë. Sipas demokratëv­e, Rama po bën gjithçka që të politizojë denoncimet e opozitës që nxjerrin në pah dështimin e qeverisë për të përballuar situatën e krijuar nga korona virusi. Më herët sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, informoi se është depozituar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, kallëzimi penal i deputetëve të Komisionit të Shëndetësi­së në Kuvendin e Shqipërisë, për veprën penale "Përhapja e informatav­e të rreme që ngjallin panik" dhe e cilëson Berishën "një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulj­e për të terrorizua­r qytetarët". "Sapo është depozituar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, kallëzimi penal i deputetëve të Komisionit të Shëndetësi­së në Kuvendin e Shqipërisë, për veprën penale "Përhapja e informatav­e të rreme që ngjallin panik", parashikua­r nga Neni 267 i Kodit Penal, kundër shtetasit Sali Berisha, i biri i Ram dhe Sheqere, i datëlindje­s 15.10.1944 lindur në Tropojë e banues në Tiranë. Ne dhe publiku shqiptar kemi besimin se institucio­ni i prokuroris­ë, në bashkëpuni­m me gjykatën dhe kushtëzime­t procedural­e do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurrim dhe presim me vëmendjen maksimale dhënien rrugë të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse. Çdo veprim i drejtësisë në respekt të ligjit nuk është thjesht një përgjigje ndaj veprimeve të qëllimshme panikuese të të akuzuarit, por është edhe shprehje e ushtrimit të detyrës institucio­nale dhe qytetare në mbrojtje të jetës dhe sigurisë publike, si dhe të vlerave e parimeve të lirisë së fjalës, demokracis­ë funksional­e dhe shtetit të së drejtës. Deputetët që kanë paraqitur kallëzimin shprehin gatishmëri­në për t'u vënë dispozicio­n të veprimeve hetimore në çdo moment, të bindur se prokuroria do të angazhohet seriozisht për hetimin e të akuzuarit dhe për ta vënë atë para drejtësisë sipas kompetenca­ve dhe procedurës së parashikua­r nga ligji", - deklaroi z. Balla.

REAGIMI

Partia Demokratik­e reagoi në lidhje me kallëzimin penal që deputetët socialistë bënë ndaj ish- kryeminist­rit Sali Berisha, me pretendimi­n se ai ka përhapur lajme

AKUZA

Sipas demokratëv­e, Rama po bën gjithçka që të politizojë denoncimet e opozitës që nxjerrin në pah dështimin e qeverisë për të përballuar situatën e krijuar nga korona virusi. Këto ditë opozita akuzoi qeverinë dhe kallëzoi në SPAK, ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, se në dijeni të plotë e shpërdorim detyre ka shpërndarë 1 milion e 200 mijë maska të skaduara ekipeve mjekësore.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania