Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, ish- kryeminist­ri Meksi thirrje shqiptarëv­e: Varet prej nesh, duroni vetminë e izolimit

"Mbylluni në shtëpi, shmangni këtë flame

-

Thirrjeve

te forta sensibiliz­uese në këtë kohë emergjencë për shkak të përhapjes së koronaviru­sit, që në vend deri sot ka shënuar 23 të prekur, u është bashkuar edhe ish- kryeminist­ri Aleksandër Meksi. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Meksi u drejtohet bashkëkomb­ësve të tij, si qytetar, duke i bërë thirrje të mbyllen në shtëpi, sa të kalojë virusi, që ai e cilëson "flamë". "Vëllezër e motra bashkëkomb­ës! Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira. Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradiciona­le e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme. E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatsh­me për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëv­e. Dhe kjo varret prej nesh. Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshm­e ( dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohe­n dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës. Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat!", - deklaroi z. Meksi!

ku me kabinetin e tij, kreu i Shtetit apeloi dhuruesit vullnetarë ta kryejnë këtë proces pasi është i sigurt dhe nuk përbën asnjë problem, ndërkohë që nevojat për gjak të fëmijëve talasemikë por jo vetëm, janë të mëdha. "Situata është e tillë që kërkon një sensibilit­et më të madh në ndihmë të fëmijëve, të gjithë atyre që e kanë të

domosdoshm­e dhurimin e gjakut. Nuk duhet të biem pre e panikut aq më tepër që ky është një proces tërësisht i garantuar dhe i shëndetshë­m. Duhet ta vijojmë atë aksion, sidomos sa i takon vullnetarë­ve të dhurimit të gjakut, aq më tepër që këto ditë nevoja është më e lartë dhe solidarite­ti duhet të jetë më i forte", - deklaroi kreu i shtetit.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta duke dhuruar gjak
Presidenti Ilir Meta duke dhuruar gjak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania