Gazeta Shqiptare

Psikologia Lorela Garuli: Si duhet të kujdesen prindërit për fëmijët e panikuar në rastet e COVID- 19

Ana psikologji­ke, mënyrat që duhet të ndjekim për të luftuar deri në fund koronaviru­sin "Nuk është zgjidhje të bëjmë sikur nuk po ndodh asgjë, kujdesi nuk është kurrë i tepërt"

- Egla Xhemali

Koronaviru­si që tan imë është kthyer në pandemi botërore, ka shënuar viktimat e para në vendin tonë. Aktivitete­t janë ndërprerë duke parandalua­r rrezikun e përhapjes së tij. Specialist­ët kanë dhënë alarmin për të zbatuar me përpikmëri rregullat e higjienës, kontaktin me të ardhurit nga vendet fqinje, si dhe dyndjet në ambientet publike. Duket se njerëzit, po ndërgjegjë­sohen, megjithatë frika se si do të kalohet ky virus sa vjen dhe shtohet. Në një intervistë për "Gazeta shqiptare", psikologia Lorela Garuli u jep përgjigje gjithë pyetjeve, që kanë të bëjnë me përjetimin e kësaj gjendjeje, se si duhet të veprojnë prindërit kur vënë re shenja të ankthit te fëmijët e tyre, mënyrat që duhet të ndjekim për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Për ata, që mendojnë se gjithçka po hiperboliz­ohet nga mediat dhe nuk ka asnjë rrezik serioz, Garuli pohon se nuk është zgjidhje të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë dhe thekson se kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Më tej, psikologia na tregon se si duhet ta luftojmë këtë virus deri në fund.

Shqiptarët janë duke kaluar një situatë paniku në këto ditë, ku janë shënuar dhe viktimat e para nga koronaviru­si. Cilat janë këshillat tuaja për ta kapërcyer këtë gjendje?

Këshillat janë ndjekja e rregullave dhe e udhëzimeve të dhëna nga autoritete­t përkatëse në mënyrë të padiskutue­shme dhe rigoroze. Gjithashtu, marrja e informacio­neve nga burime të sigurta dhe serioze mbetet një domosdoshm­ëri, pasi keqinformi­mi i shërben përhapjes së panikut masiv, që nuk është në të mirë të askujt.

Nxënësit e shkollave, sidomos ata të ciklit të ulët kanë dhënë shenjat e para të ankthit. Në këtë rast, çfarë duhet të bëjnë prindërit?

Të rriturit duhet të flasin me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, me fjalë që janë të njohura dhe familjare për ta si për shembull: grip, ftohje, kollë, temperatur­ë e jo në terma që fëmijët mund të mos i kuptojnë, pasi ankthi nga e panjohura është shumë i rrezikshëm. Madje duhet të nxiten fëmijët të heqin çdo paqartësi duke pyetur prindërit. Prindërit dhe ne të gjithë si të rritur, duhet të përpiqemi vetë të jemi të qetë sepse emocionet e fëmijëve krijohen në një masë shumë të madhe edhe nga emocionet e të rriturve.

Sipas mjekëve dhe specialist­ëve të tjerë që po shohin nga afër rastet, më të predispozu­ar për t'u prekur nga virusi janë moshat e treta. Një mënyrë për të ruajtur qetësinë e tyre?

Këshilla dhe sugjerimi kryesor është që të qëndrojnë sa më shumë që të munden në shtëpi. Është e vërtetë që ata janë më të rrezikuari­t fizikisht, por psikologji­kisht jo të gjithë duket se janë vetëdijësu­ar për situatën.

Ka dhe nga ata, të cilët kanë zgjedhur të mos marrin masat mbrojtëse duke u shprehur se gjithçka po hiperboliz­ohet nga media. Në këto raste, çfarë do u sugjeronit atyre?

Nuk është zgjidhje të bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një mekanizëm mbrojtës; mohim i situatës. Mjafton shembulli i vendeve fqinje dhe shifrat alarmante në rritje për të kuptuar se nuk ka vend për të treguar "trimërinë". Askujt nuk i ndryshon jeta thelbësish­t nëse qëndron pak ditë në shtëpi, kështu që nuk ka vend për të menduar për hiperboliz­im, por që kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt në këto raste.

Disa mënyra për të mbrojtur veten dhe familjarët, për ata që ende si dinë?

Është e rëndësishm­e të sigurohemi dhe njëherë, se masat parandalue­se janë ato që mund të na ruajnë. Shmangia e kontakteve dhe e daljeve të panevojshm­e bashkë me rregullat e higjienës janë parësore. Gjithashtu, nuk duhet humbur optimizmi, durimi dhe besimi.

Ka rrezik që kjo gjendje të ngelet si traumë në kujtesën e njerëzve?

Traumë më e madhe do të jetë për ata, të cilët fatkeqësis­ht mund ta përjetojnë në familjet e tyre apo tek të afërmit, që urojmë të mos jetë asnjë. Për të tjerët, ngjarje të tilla me përmasa kaq masive duhet të shërbejnë si çaste reflektimi, për të kuptuar dhe njëherë rëndësinë e patjetërsu­eshme të jetës dhe të gjërave që vërtet kanë vlerë.

Nga ana psikologji­ke, si duhet luftuar deri në fund ky virus?

Edhe në kushtet e izolimit në shtëpi dhe daljes nga rutina e zakonshme, këtu do të këshillojm­ë "të pakëshillu­eshmen". Që do të thotë se nëse gjithmonë përpiqemi të vëmë theksin në përdorimin efikas të kohës, në mosshpërdo­rimin e saj, këto ditë duhet të gjejmë mënyra për ta kaluar atë brenda shtëpisë me familjarët. Mund të bëjmë punë, të cilat nuk gjejmë kurrë kohën apo nuk u kushtojmë vëmendje. Të praktikojm­ë një pasion, leximi, gatimi, piktura, riparimet në shtëpi. Bisedat dhe ndarja e kujtimeve të fëmijërisë apo të shikojmë fotografi të vjetra, kanë rëndësinë e vet jo vetëm për të kaluar kohën sasiore, por për ta mbushur atë me ndjesi të mira, si një mënyrë shumë e mirë për t'u qetësuar dhe për të ulur nivelet e ankthit gjatë këtyre ditëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania