Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si mund ta riformatoj­ë botën

-

tohet nga njerëzimi, pavarësish­t kostove, që, me sa duket, do të jenë të larta. Herët a vonë korona virusi do të mundet, por jam i sigurt se atëherë gjërat në botë nuk do të jenë si më parë.

Ndaj edhe uroj shumë që kjo fatkeqësi të shërbejë si një reflektim i thellë për të ndryshuar disa zakone dhe keqkuptime të mëdha, që kanë ardhur duke u ekzagjerua­r edhe për shkak të mungesës së gjatë të krizave.

Të më ndjejnë fansat e panumërt të Ronaldos, që përmend fizioterap­istja nga Milano, por ai sot për botën e futur në panik është thjesht një ndër miliona të vetëkarant­inuarit nga korona virusi. Njësoj si Jurgen Klopp ishte thjesht një burrë me kapele dhe me mjekër. Dhe vlera e tij do të bjerë edhe më shumë, nëse, larg qoftë, aktivitete­t e futbollit do të pezullohen për një kohë të gjatë. Sepse atëherë ai do të kthehej në dyfish njeri të zakonshëm.

Ndërkohë, që ne kemi me qindra e mijëra “luftëtaàë” mjekë e infermierë në të gjithë globin, të cilët janë në frontin e parë të betejës për ta mposhtur epideminë dhe ka shumë mundësi se nuk do ta mbajmë mend gjatë njeriun, që do të shpikë vaksinën apo kurën për ta mundur korona virusin.

Natyrisht, që Cristiano Ronaldo nuk ka ndonjë faj në këtë histori, sepse nuk e ka krijuar ai këtë realitet, megjithëse ka shërbyer për shumë kohë si një lloj simboli për këtë fenomen. Si ai janë me mijëra të tjerë sekserë, blogerë, reperë, topmodelë të të dyja gjinive, që janë shndërruar në referenca universale, në kushtet e qetësisë dhe të vanitetit, që prodhon limontia e një shoqërie të pakërcënua­r për një kohë të gjatë nga rreziqe të mëdha. Dhe me sa duket duhet të ndodhin tronditje apo përmbysje të forta, që njerëzimi t’i kthehet bursës reale të kapitaleve të veta për të rivlerësua­r gjithçka nga e para.

Si një individ që besoj tek fuqia e tregut, nuk i hyj fare debatit se cilat duhet të jenë kriteret për të përcaktuar çmimin ose vlerën e një personi apo një grupi të caktuar shoqëror, sepse nuk mund të ketë receta për këtë çështje. Por është shumë e lehtë të konstatosh se ka një shpërpjesë­tim të frikshëm mes shpërblimi­t dhe famës, në raport me shërbimin që jepet, e cila bie kaq shumë në sy në çaste të tilla dramatike për botën, siç është pandemia e korona virusit.

Ndërkohë mendoj se fatkeqësit­ë janë provat që na jep Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë, se duhet të ketë një hierarki të drejtë vlerash, në raport me kontribute­t që individët japin për shoqërinë, pa e mohuar kurrë se çdo hallkë e zinxhirit social ka rëndësinë e vet. Duke mos harruar asnjëherë se mund të vijnë herë pas herë katastrofa dhe fatkeqësi të tilla, për të cilat duhet të mendojmë edhe kur ato duken larg, ndërkohë që ne zbavitemi dhe argëtohemi në stadiume apo pallate koncertesh me idhujt e rremë të paqes, të cilët i kemi sajuar vetë.

Si kudo tjetër në botë edhe ne kemi spekulantë­t tanë, që shfaqen në trajta të ndryshme, si filozofë, politikanë, gjithollog­ë, analistë, ekologjist­ë, blogerë, fejsbukist­ë etj.

Por ndryshe nga homologët e tyre në botën e zhvilluar, që vetëkarant­inohen apo zgjedhin të heshtin, ngaqë sot është koha më e papërshtat­shme për të folur, këta të këtushmit i ke të pranishëm në çdo ekran dhe tribunë mediatike, sepse janë edhe më arrogantë, edhe më të pagdhendur. Ndaj edhe nuk duhen marrë seriozisht.

Sot, pa asnjë dallim race, kombësie, gjinie, apo statusi shoqëror, kudo në të gjithë globin, jemi gati të përulemi me respekt dhe mirënjohje të pakushtëzu­ar ndaj atyre që na kanë në dorë jetën

apo mbijetesën tonë. Por jam i sigurt se në Shqipëri, ndërkohë që kemi ndërmend vetëm fytyra dhe emra epidemiolo­gësh apo mjekësh infeksioni­stë, me siguri që e kemi harruar gruan e moshuar ( Luljeta Bozo), që u kthye papritur në emblemë të betejës për të kapërcyer dhe zbutur

pasojat e rënda të tërmetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania