Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, 14 raste të reja, mes tyre një punonjës shëndetësi­e

Instituti i Shëndetit Publik: 5542 testime, 10 për qind të prekur nga COVID 19 Dervishi: 314 të shëruar dhe 222 të infektuar aktivë

-

Brenda 24- orëshit të fundit, 14 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s, pas testimit të 231 personave të dyshuar, mes tyre edhe 35 punonjës shëndetësi­e. Pra, krahasuar me të shtunën, e diela ka pasur një rritje të numrit të rasteve pozitivë. Ditën e djeshme, në komunikimi­n për mediat, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se ndër 14 rastet pozitive të 24 orëve të fundit, 1 prej tyre ishte personel shëndetëso­r në Shkodër. “Në vijim të komunikimi­t të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifiki­min e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar­a pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID 19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetëso­r. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID 19, prej të cilëve 1 është personel shëndetëso­r në Shkodër. Nga rastet e reja, 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër”, - theksoi dr. Marjeta Dervishi nga ISHP- ja. Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se 1 prej 14 të infektuarv­e është pjesë e FNSH- së, ndërkohë që 7 të infektuari­t në Krujë janë punonjës fasonerie.

TESTIMET

Që prej konfirmimi­t të dy rasteve të para pozitive me COVID 19, në 9 mars të këtij viti, në Shqipëri janë kryer 5542 testime për personat e dyshuar, ku 562 prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga virusi. Sipas statistika­ve, 10 për qind e të gjithë të dyshuarve janë të prekur nga koronaviru­si. Instituti i Shëndetit Publik nënvizoi se në bazë të shifrave, mund të flitet për një kontroll të mirë të epidemisë. “Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID 19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësish­t të mjaftueshë­m testimesh për të vlerësuar situatën”, - shtoi

Dervishi në komunikimi­n e përditshëm mbi situatën e koronaviru­sit në vend.

RASTET E RIKUPERUAR­A

Aktualisht numri i të shëruarve nga koronaviru­si në Shqipëri është më i lartë se numri i personave të infektuar aktivë. Përkatësis­ht rezultojnë 314 të shëruar dhe 222 persona të infektuar aktivë. “Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID 19 në 314. Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”, - bëri me dije përfaqësue­sja e ISHP- së.

VIKTIMAT

Deri më tani, 6 prej pacientëve të infektuar me koronaviru­s janë në terapi intensive. “Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, pavarësish­t përpjekjet të stafit mjekësor për t’i mbajtur në jetë. Ju informojmë se në shërbimin infektiv aktu

“ZBATONI MASAT”

“Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrollua­r, është e rëndësishm­e që qytetarët të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksioni­t. Këto masa duhet të respektohe­n makimalish­t edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsyeje”,

- tha Dervishi.

alisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 ‘ Shefqet Ndroqi’ janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID 19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë. Pavarësish­t luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrollua­r. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshm­e”, - tha Devishi.

APELI PËR QYTETARËT

Përfaqësue­sja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit. “Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrollua­r, është e rëndësishm­e që qytetarët të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksioni­t. Këto masa duhet të respektohe­n maksimalis­ht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID 19, telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacio­n rreth COVID 19, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, - bëri me dije Dervishi.

 ??  ??
 ??  ?? Dr. Marjeta Dervishi
Dr. Marjeta Dervishi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania