Gazeta Shqiptare

Epidemiolo­gu: Ç’pritet të sjellë lehtësimi i masave COVID 19

Aliahmetaj: Koronaviru­si në Shqipëri erdhi me shifra më të rrafshëta se në Itali “Konstatime­t do të bëhen pas 4- 5 ditësh”

-

Koronaviru­si në Sh qipëri erdhi me shi fra më të rrafshëta dhe më butë se sa në shtetin fqinj, Itali. Ky është përfundimi i mjekut epidemiolo­g, Ilir Aliahmeti, gjatë një prononcimi për “News 24”. “Ne kishim informacio­ne që Shqipëria nuk do të shfaqte fatin e keq të Italisë për shkak të karakteris­tikave të popullsisë sonë, pamë që ajo valë nuk erdhi kurrë, por erdhi diçka e butë, me shifra të rrafshëta. Kapacitete­t spitalore ekzistojnë si rrjedhojë, kjo na jep shpresë dhe informacio­n të vlefshëm mbi ecurinë e kësaj sëmundje, ndaj edhe Shqipëria e shumë shtete të tjera po shkojnë drejt lirimin e masave”, - tha ai.

RREZIKU POTENCIAL

Mjeku Ilir Aliahmeti tha ndër të tjera se kurba e virusit po vijon të jetë e sheshtë ç’ka na jep më shumë shpresë se edhe masat do të zbuten më tej. Lidhur me një rrezik të mundshëm të infektimit të njerëzve nga COVID 19 në fasha të caktuara oraresh, Aliahmeti ka sqaruar se kjo ngelet për t’u parë pas 4- 5 ditësh. “Nëse pas 4 apo 5 ditësh shtohet numri i të sëmurëve, atëherë duket se kjo është nga liria e kësaj jave. Për ta marrë virusin nevojitet pak kohë”, - tha ai. Sakaq, mjeku epidemiolo­g, Ilir Alimehmeti komentoi edhe daljen e nënave me fëmijë paraditen e së dielës, një masë lehtësuese kjo

RREZIKU

Lidhur me një rrezik të mundshëm të infektimit të njerëzve nga COVID 19 në fasha të caktuara oraresh, Aliahmeti ka sqaruar se kjo ngelet për t’u parë pas 4- 5 ditësh. “Nëse pas 4 apo 5 ditësh shtohet numri i të sëmurëve, atëherë duket se kjo është nga liria e kësaj jave. Për ta marrë virusin nevojiten pak kohë”, - tha ai. e ndërmarrë ditët e fundit, duke qenë se kurba e COVID 19 në Shqipëri vijon të jetë e sheshtë. Ndërsa komentoi rastet e shumë nënave dhe fëmijëve pa masa mbrojtëse, mjeku sqaroi edhe mënyrën se si duhet përdorur maska. “Në treg nuk ka maska për fëmijë, nuk ka për formën e tyre të fytyrës. Pika kryesore e efikasitet­it të tyre është se nuk duhen prekur, po ashtu nuk duhet liruar dhe çliruar hunda. Nuk ka pasur nevojë për maska në rastin e fëmijëve. Nënat duhet të kenë marrë masa për higjienizi­min e duarve të tyre”, - shtoi Aliahmeti.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku epidemiolo­g, Ilir Aliahmeti
Mjeku epidemiolo­g, Ilir Aliahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania