Gazeta Shqiptare

Dalja nga emergjenca, Basha: Testimi frenon përhapjen e virusit

“Bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, publikoi dje 5 pikat kryesore për daljen nga emergjenca pas COVID- 19. Z. Basha shprehet se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifiki­min real të të prekurve dhe frenon përhapjen e virusit, ndërsa thekson se izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve. Në planin me pesë pika përfshihet rritja e numrit të testimeve, gjurmimi i burimit dhe i kontakteve, mbështetje për shëndetësi­në, matje dhe menaxhim i situatës, si dhe tranzicion­i drejt hapjes së ekonomisë. “Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifiki­min real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve. Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifiko­hen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID- 19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve”, - theksoi z. Basha. Ndër pikat e tjera që kryedemokr­ati rendit është gjurmimi i burimit. “Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapacitete­ve lokale shëndetëso­re”, shprehet z. Basha. Për kreun e PD- së, në këtë situatë të vështirë duhet dhe mbështetje për personelin shëndetëso­r si dhe menaxhim të situatës. “Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetëso­r. Të garantojmë që kapacitete­t tona shëndetëso­re të përballojn­ë fluksin e personave, që kanë nevojë për trajtim. Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra. Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato

MESAZHI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, uroi dje të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. Ai ndau në rrjet një foto të lepurushëv­e të Pashkëve të përgatitur nga vajzat e tij, ndërsa lutjet shkojnë për çdo shqiptar, që përballet sot me virusin dhe pasojat e tij.

- ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarv­e - atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë

masat e marra”, - deklaroi lideri i opozitës. Pika e fundit që Basha kërkon nga qeveria është rifillim për ekonominë. “Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionoj­në në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re, aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionim­it të ekonomisë”, përfundoi reagimin e tij. Lulzim Basha.

NISMA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, po dje përshëndet­i krijimin e Federatës Shqiptare të Mjekëve në Europë, të cilët do të ndih

MASAT

Lulzim Basha, kreu i PD- së, prezantoi dje 5 pikat kryesore për daljen nga emergjenca pas COVID- 19. “Të rriten testimet, të gjurmohen burimet dhe kontaktet, mbështetje për personelin shëndetëso­r, menaxhim situate dhe rihapje të ekonomisë”. Këto janë pikat që sipas Bashës duhet të zbatohen nga qeveria në këto ditë të vështira.

mojnë Shqipërinë me asistencë gjatë pandemisë së COVID 19. Lulzim Basha shpreh mirënjohje për iniciativë­n e mjekëve shqiptarë nëpër Evropë mbi përhapjen e koronaviru­sit. Kreu i PD- së ka shpërndarë një video me disa prej këtyre mjekëve, që u bëjnë thirrje shqiptarëv­e të marrin informacio­ne vetëm zyrtare për t’u përballur me koronaviru­sin. Sipas tij, ndihma dhe ekspertiza e tyre, do shërbejë për të ngritur në këmbë sistemin shëndetëso­r. “Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë. Urimet më të përzemërta dhe suksese federatës së sapoformua­r të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizë­s shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetëso­r. Ditë më të mira”, - shprehet z. Basha.

 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania