Gazeta Shqiptare

Aplikimi në “e- Albania”, Rama: Pasoja penale, nëse bizneset s’kanë vërtetimin

Paralajmër­imi i kryeminist­rit: Kujdes, ka dyqane që nesër mund të shkelin ligjin! “Pas 27 prillit mund të hapim një bllok tjetër subjektesh”

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje bizneseve që të verifikojn­ë nëse janë në listën e hapjes për këtë javë përmes portalit “e- Albania”. Rama paralajmër­oi se një bllok tjetër subjektesh mund të lejohet të hapen pas datës 27 prill. Rama këshillon të gjithë ata që kanë ndërmend të hapin dyqanet joushqimor­e sot se ky është një hap në kundërshti­m me ligjin. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së Shëndetësi­së për jav"Në vend që të shqetësohe­t për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomonta­zhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t'u japë nesër shqiptarëv­e, siç ua premtoi. Nuk do t'ia dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e pakeketës së parë nuk i kanë marrë akoma", - tha z. Bardhi. ën e ardhshme ( 20- 26 prill), janë të publikuara në portalin “e- Albania”. Po ashtu, Rama sqaron se duke parë ecurinë, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme ( 27 prill - 3 maj). Me ndryshimet në Kodin Penal, tashmë dënimet për shkeljet janë të ashpra teksa Rama kujton se çdo biznes që hapet nesër dhe nuk është në listë, do të ndëshkohet. Rama gjithashtu foli edhe për bllokun e dytë të bizneseve që mund të hapen nga java tjetër 27 prill - 3 maj, por kjo sipas tij do të vendoset duke parë ecurinë e Covid 19 në vazhdim. “Kujdes! Konstatojm­ë se ka dyqane joushqimor­e që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshti­m me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga Ministria e Shëndetësi­së! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së Shëndetësi­së për javën e ardhshme ( 20- 26 prill), janë të publikuara në portalin ‘ e- Albania’ së bashku me protokolle­t përkatëse të sigurisë shëndetëso­re. Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligj­shme. ‘ E- Albania’ do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtari­së së vet. Ju lutem verifikoni në faqen e ‘ e- Albania’, nëse biznesi juaj mund të hapet nesër. Duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme ( 27 prill - 3 maj)”, - shprehet z. Rama. Në një tjetër status, z. Rama shkroi: “Gati vërtetimi ‘ online’ në ‘ e- Albania’ për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga Ministria e Shëndetësi­së. Kujdes! Ky vërtetim duhet të jetë i disponuesh­ëm nga e marta e tutje, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë me përpikëmër­i protokolli­n e sigurisë, që është i publikuar në ‘ e- Albania’ sipas kategorisë përkatëse. Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në ‘ e- Albania’, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifiku­ar si administra­tor me kredencial­et tuaja. Klikoni butonin ‘ regjistro një biznes’. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifiko­heni në llogarinë e biznesit në ‘ e- Albania’ me NIPT- in tuaj dhe të përzgjidhn­i shërbimin ‘ vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur’. Pasi të klikoni butonin ‘ përdor’, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktiviteti­n në këtë periudhë. Klikoni butonin ‘ dërgo’ dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e ‘ email’- it të biznesit, që është regjistrua­r në platformën ‘ e- Albania’. Para se të mbyllni dritaren e konfirmimi­t në ‘ e- Albania’, lutemi të lexoni me vëmendje protokolli­n e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit tuaj dhe konsumator­in! Përdorni ‘ e- Albania’. Mosdisponi­mi i vërtetimit si biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësi­së apo moszbatimi i protokolli­t përkatës”.

 ??  ??
 ??  ?? Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania