Gazeta Shqiptare

Zyrtarë të lartë antimafie: Klanet mafioze po përfitojnë nga pandemia e koronaviru­sit dhe jo vetëm në Itali

Skandali, 2 duzina njerëz i bënë nderimet e fundit trashëgimt­arit të një prej familjeve famëkeqe mafioze Shfrytëzim­i i nevojës për para, ja si po marrin në dorë bizneset dhe ekonominë

-

Në fillim të këtij muaji, pati një procesion fu nerali në qytetin sicilian të Mesinas, në kundërshti­m me një bllokim mbarëkombë­tar në Itali. Nuk ishte një procesion i zakonshëm. Rreth dy duzina njerëz që po ecnin pas arkëmortit po i bënin nderimet e fundit një 70- vjeçari, trashëgimt­ar i një prej familjeve më famëkeqe mafioze. Claudio Fava, presidenti i komitetit rajonal antimafie, e përshkroi atë si një “skandal të vërtetë, një fyerje për ata që humbën të afërmit e tyre në pandemi”. Funeralet janë ndaluar në Itali që nga fillimi i marsit, si pjesë e një sërë kufizimesh, që synojnë të frenojnë shpërthimi­n e Covid- 19, që ka vrarë gati 23 000 njerëz. Që procesioni u zhvillua pavarësish­t ndalime tregon fuqinë – dhe pandëshkue­shmërinë – të ushtruar nga mafia në disa pjesë të Italisë. Zyrtarë të lartë antimafie dhe studiues i kanë thënë ‘ CNN’- it se klanet mafioze tashmë po përfitojnë nga pandemia e koronaviru­sit, veçanërish­t në jug të Italisë. Ata po ofrojnë shërbime të përditshme në lagje të varfra, duke ofruar kredi për bizneset në prag të falimentim­it dhe planifikoj­në të nxjerrin miliarda euro, duke u grumbullua­r në fonde stimulimi - shkruan ‘ CNN’. Dega më e fuqishme e mafies, Ndrangheta, me qendër në Kalabri, mendohet se kontrollon 80% të tregut evropian të kokainës. Edhe pse pandemia e bënte më të vështirë shpërndarj­en, ajo përfitoi nga bllokimi. Gazetari Roberto Saviano, autor i “Gomorra, mafia tjetër e Italisë”, një ekspozim i mafies së Camorras në Napoli, i tha ‘ CNN’- it se, “trafikantë­t përfituan nga mungesa e mbikëqyrje­s së zbatimit të ligjit në porte e në aeroporte. Kush po kontrollon­te më?”, pyet ai.

SHFRYTËZIM­I I NJË NEVOJE TË DËSHPËRUAR PËR PARA

Por, grupet mafioze janë shumë më tepër se trafikimi i kokainës. Ata janë ngulur thellë në ekonomi.

Ndërsa aktivitete­t tradiciona­le mafioze si zhvatja mund të bien gjatë pandemisë, do të ketë gjithashtu mundësi të tjera - tha Anna Sergi - pedagoge në kriminolog­ji në Universite­tin e Essex. Franco Gabrielli, kreu i policisë italiane, tha se organizata­t mafioze tashmë janë ngulitur thellë në pjesë të ekonomisë, “që nuk janë bllokuar nga kufizimet e Covid- 19, zinxhiri bujqësor- ushqimor, furnizimi me ilaçe dhe pajisje mjekësore etj., si dhe transporti rrugor”.

ËSHTË NJË PAMJE E NDARË NGA SAVIANO

” Shtëpi funerali ku ata investojnë, lavanderi spitalesh. Kompanitë e pastrimit në të cilat kanë investuar gjithmonë. Kompanitë e dërgimit, stacionet e gazit, ky është portofoli që ata kanë pasur për 10 vitet e fundit”, i tha ai ‘ CNN’- it.

“Të tillë janë muskujt financiarë të Ndranghetë­s - tha Gabrielli javën e kaluar, - që mund të shfrytëzoj­në një nevojë të dëshpëruar për para të gatshme me të cilat përballen bizneset që nuk i kontrollon aktualisht”.

“Në fund të emergjencë­s, shoqatat kriminale mund të kishin ndotur ekonominë, duke kontrollua­r kompanitë që më parë nuk ishin infiltruar”, tha ai.

Sergi thotë se krizat e kaluara kanë treguar se mafia mund të lëvizë paratë shpejt jashtë sistemit bankar dhe të kërkojë më pak garanci se bankat. Huadhënia e parave për ndërmarrje­t e shqetësuar­a dhe pastaj gradualish­t marrja nën kontroll e tyre është një taktikë mafioze e vajosur mirë. Nicola Gratteri, një hetues i antimafies dhe kreu i zyrës së prokurorit publik në Catanzaro, i tha ‘ CNN’- it se bizneset si restorante­t dhe hotelet janë veçanërish­t të prekshme.

Recesioni i fundit i madh, në vitin 2008, ofron një krahasim të mprehtë. Grupet antimafie si SOS Impresa thanë që kriza e shndërroi mafien në bankën më të madhe të Italisë. Grupi me seli në Palermo vlerësoi në vitin 2012 se mafia kishte 65 miliardë euro ( 72 miliardë dollarë) në likuiditet dhe e përshkroi huazimin e jashtëligj­shëm si “një emergjencë kombëtare”. Në të njëjtën kohë, shumë banka italiane po përpiqeshi­n të qëndronin në jetë dhe të huazonin shumë nga Banka Qendrore Evropiane. Saviano beson se likuiditet­i do të jetë “qendra e gjithçkaje” pas krizës së koronaviru­sit. “Organizata do të vijë në një kompani në krizë dhe do të thotë: “Ne nuk blejmë gjithçka, por do t’ju japim para në

KONTROLLI

Dega më e fuqishme e mafies, Ndrangheta, me qendër në Kalabri, mendohet se kontrollon 80% të tregut evropian të kokainës. Edhe pse pandemia e bënte më të vështirë shpërndarj­en, ajo përfitoi nga bllokimi. Gazetari Roberto Saviano, autor i “Gomorrah, mafia tjetër e Italisë” i tha ‘ CNN’- it se, “trafikantë­t përfituan nga mungesa e mbikëqyrje­s së zbatimit të ligjit në porte në aeroporte”. “Kush po kontrollon­te më?”, pyet ai.

këmbim të aksioneve – të bëhemi pjesë e kompanisë suaj”, tha ai. “Kjo është ajo, që ata do të bëjnë me të gjithë”.

NJË SHTET PARALEL

Në fund të muajit të kaluar, videoja e një çifti që po godisnin dyert e një banke në qytetin jugor të Barit u bënë virale. “Ju ta shpifni, shteti ta shpif. Si do ia bëjmë ne?”, bërtiste gruaja.

Këto janë saktësisht rrethanat që shfrytëzon mafia. Ndrangheta dhe klanet e tjera nuk jetojnë thjesht në shoqëritë ku ato janë të forta. Ata ndërtojnë besnikëri duke furnizuar nevoja për lagje të varfra dhe para për bizneset në vështirësi.

Për Gratterin, kjo është “një metodë për të krijuar besnikëri. Nëse ne, shteti, nuk e tregojmë veten që jemi efikasë, ajo që mund të ndodhë është se mafia e paraqet veten si një model fitues dhe ndoshta kërkon një kthim favori në zgjedhje”.

Zora Hauser, një studiuese për krimin e organizuar në Universite­tin e Oksfordit tha se, “ajo që ne po shohim dhe që do të shohim gjithnjë e më shumë ndërsa shpaloset kriza ekonomike dhe sociale janë grupet e mafies që kthehen në bizneset e tyre kryesore të mbrojtjes dhe qeverisjes”.

Salvo Palazzolo, një gazetar në gazetën “La Repubblica”, mori kërcënime pasi raportoi në lidhje me materialet ushqimore nga dikush me lidhje mafioze në rrethin e varfër “ZEN” të Palermos në Siçili. “Në këtë moment, familjet mafioze të Palermos si Cosa Nostra janë shumë të forta, veçanërish­t në ilaçe dhe lojërat e fatit në internet. Ata kanë shumë likuiditet”, i tha Palazzolo ‘ CNN’- it.

“Unë do të thosha se Cosa Nostra po forcon kontrollin e tyre përmes ndihmës së mirëqenies për familjet që janë të izoluara dhe tani kjo po përhapet në të gjitha familjet e varfra. Ata duan të tregojnë veten si një alternativ­ë e shtetit”.

Në një rreth tjetër të Palermos, një bos lokal i mafies u përpoq të organizont­e një shërbim të kishës të së Premtes së Mirë, në kundërshti­m me bllokimit përpara se policia të ndërhynte.

Kriminalis­tja Anna Sergi thotë se mafia dëshiron që komuniteti edhe t’i pëlqejë dhe t’i ketë nevojë.

Qeveria është në dijeni të rrezikut. ‘ CNN’ mori një letër të shkruar nga ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, për udhëheqësi­t rajonalë duke paralajmër­uar se organizata­t kriminale do të përpiqeshi­n të përdorin “format e mbështetje­s” për të fituar popullarit­et.

Ndërsa Zora Hauser shprehet: “Kjo mund të shihet nga organizata në mënyra të ndryshme, më shqetësues­e janë votat”.

Qeveria ka krijuar një fond të kuponëve ushqimorë prej 400 milionë eurosh ( 435 milionë dollarë) dhe caktoi 4.3 miliardë euro të tjera ( 4.8 miliardë dollarë) për kryetarët lokalë.

Siç premtoi kryeminist­ri Xhuzepe Konte më 28 mars: “Ne e dimë që shumë vuajnë, por shteti është atje”.

Por, është një sfidë marramendë­se. Saviano thotë se gjatë kësaj krize, mafia do të përpiqet të punësojë “të papunët e rinj” si ushtarët e saj. Rreth tre milionë italianë punojnë “jashtë rregullave”, sipas anketave të shumta. Një studim i Organizatë­s për Bashkëpuni­m Ekonomik dhe Zhvillim në vitin 2017 vlerësoi se një e katërta e italianëve të moshës 20vjeçare nuk ishin as në punësim, as në arsim apo trajnim.

“STIMULUS BONANZA”

Kthimi i Italisë në punë është përparësia e qeverisë. Po injekton 750 miliardë euro ( 815 miliardë dollarë) në ekonomi. Një pjesë e investimit është të garantojë kredi për bizneset, duke mbuluar më shumë se tre të katërtat e huamarrjes së një kompanie të madhe. Por, duke pasur parasysh shumat masive që shpërndahe­n, hetuesit antimafie shqetësohe­n se disa nga ato kredi, si dhe mbështetje tjetër, do të

shkojnë në bizneset e drejtuara nga mafia.

Italia gjithashtu dëshiron në mbarë Evropën “coronabond­e”, në thelb një bashkim i borxhit mes vendeve anëtare të BE. Një komentator gjerman, Christian Schiltz, kërkoi nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të hedhur poshtë idenë, duke shkruar në gazetën “Die Welt” se “mafia mezi po pret një dush të ri të parave nga Brukseli”.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, i quajti komentet e Schiltz si “të turpshme dhe të papranuesh­me”.

Saviano ka thënë: “Fondet Evropiane sot ndihmojnë ekonominë italiane që është e gjunjëzuar dhe një ekonomi italiane në gjunjë do të thotë që Italia është në mëshirën e krimit të organizuar”.

Kjo nuk është vetëm problem i Italisë. Tentakulat e mafies përhapen në të gjithë Evropën dhe përtej. Ndragheta ka një rrjet të shpërndarë në të gjithë Europën për shpërndarj­en e drogës, shpesh duke përdorur piceri si fronte. Ajo ka investuar gjithashtu në prona. Tani për tani, kontrollet e përforcuar­a kufitare, bllokimi kombëtar ka mbytur rrjetet e shpërndarj­es së drogës. Por, ashtu si koronaviru­si, grupet mafioze nuk janë respektues të kufijve. “Mafia është shumë e fuqishme edhe në Gjermani”, tha Roberto Saviano. “Ata xhirojnë më pak, por ata janë shumë të fuqishëm”.

Më parë këtë muaj, Papa Françesku u lut për “njerëzit që gjatë kësaj kohe të pandemisë tregtojnë në kurriz të nevojtarëv­e dhe përfitojnë nga nevojat e të tjerëve, si mafia, fajdexhinj­të dhe të tjerët”.

“Zoti prektë zemrat e tyre dhe i ndryshoftë”, tha Papa. Historia si dhe provat aktuale sugjerojnë se ai mund të zhgënjehet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania