Gazeta Shqiptare

Zbulohet femra që i siguroi strehimin Orges Bilbilit, i firmosi kontratën e qirasë

Raporti sekret, zbardhet dëshmia e policit që prangosi “killerin” nga Lushnja Ja lidhja e 30- vjeçarit me fisin Rraja në Fushë- Krujë

- Klodiana Lala

Pas çdo të shumëkërku­ari fshihet një femër, një femër besnike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e të shumëkërku­arit Orges Bilbili, i cili u plagos nga një oficer policie paraditen e 10 prillit dhe fill më pas u arrestua. Kontrata e qirasë së shtëpisë ku qëndronte i shumëkërku­ari Bilbili dhe miku i tij, Anterio Kaloshi, rezulton të jetë e firmosur në emër të një femre. Bëhet fjalë për shtetasen Jurgena Xh.. Lajmi konfirmohe­t nga burime të prokuroris­ë, të cilat thanë se banesa ishte marrë me qira një muaj përpara se të ndodhte ngjarja. Prokuroria po heton edhe më tej për rolin e vajzës dhe marrëdhëni­en e saj me një personazh problemati­k në botën e krimit nga zona e FushëKrujë­s. Nga hetimet rezulton se Bilbili ka lidhje të forta me pjesëtarë të fisit Rraja. Orges Bilbili akuzohet për një sërë krimesh të rënda, përfshirë edhe masakrën në zemër të Lushnjës, me dy të vrarë dhe një të plagosur, kur tentoi bashkë me Laert Haxhiun të ekzekutont­e nipin e Aldo Bares.

Ndërkaq, dy ditë më parë “News 24” ka siguruar raportin sekret të policisë, që çoi në arrestimin e një personazhi shumë të kërkuar, Orges Bilbilin. Mësohet se në këtë raport është dëshmia e plotë e policit që arriti të ndalonte dhe më pas arrestonte 30- vjeçarin nga Lushnja, si dhe kolegu i tij që ndërhyri ku ndodhi plagosja e Bilbilit dhe një kalimtarej­e që u gjend aty rastësisht. Polici në dëshminë e tij thotë se Bilbili, “killer” nga Lushnja, i ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar. “Mos u afroni se do t’ju vras”, mësohet t’u këtë thënë Orges Bilbili policëve.

RAPORTI I PLOTË

Në orën 13: 00, datë 10.04.2020 nga ana e dy punonjësve të forcës së posaçme “Shqiponja” u përpilua ky raport shërbimi: “Ne, punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme ‘ Shqiponja’, seksioni ‘ Shigjeta’, me kod ‘ Shigjeta X’ dhe ‘ Shigjeta Y’, turn i parë nga ora 06.00 deri në orën 14.00 të datës 01.04.2020, si zakonisht në orën 05.30 kemi zhvilluar intruktazh­in nga komandimi i togës. Sipas librit të planizimit, të shërbimit kemi qenë të planizuar me detyrë në sektorin e ‘ Shigjetës X’, me motoçiklet­ën me targa AA 5xx dhe Shigjetës X me motoçiklet­ën me targa AV 5xx.

Pasi kemi dalë në shërbim, kemi filluar patrullimi­n në dy sektorët, me qëllim përmbushje­n e detyrave tona funksional­e. Herë pas here kemi ndaluar edhe qytetarë, duke u kërkuar autorizim për dalje dhe dokument identifiki­mi. Në asnjë moment nuk e kemi ulur vigjilencë­n edhe ndaj personave të dyshimtë apo me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore.

Rreth orës 11: 35 kemi qenë duke patrulluar me motoçiklet­a në kryqëzimin e rrugës ‘ Sitki Çiço’ me rrugën ‘ Arkitekt Sinani’. Në këtë moment, teksa ne po patrulloni­m, në këtë segment rruge, në krahun e majtë të saj kemi parë dhe konstatuar dy shtetas, të cilët po ecnin me këmbë në krah të njëri- tjetrit, në drejtim për nga rruga kryesore që të nxjerr të sheshi ‘ Shtrauz’. Ecja e tyre na bëri përshtypje dhe menduam t’i ndalojmë për t’i verifikuar në lidhje me lejen e lëvizjes në raport me detyrën tonë për masat ndaluese të infeksioni­t Covid- 19. Theksoj se në pamjen e parë këta dy persona dukeshin të dyshimtë në lëvizjen e tyre dhe na krijuan dyshime për t’i ndaluar, sepse njëri prej tyre mbante në kokë të vendosur kapuçin e xhupit të errët, ndërsa personi tjetër mbante në kokë një kapele sportive me ngjyrë të zezë. U bëmë thirrje të ndaloheshi­n për të verifikuar, por nuk po u bindeshin thirrjeve.

“SHIGJETA X”

” Unë, punonjësi i policisë me emrin e koduar ‘ Shigjeta X’, me motorin’ AV 5xx’ u vura në ndjekje të njërit nga

personat. Ai kishte pistoletë, të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe e drejtoi, duke thënë fjalët: ‘ Mos u afroni, do t’ju vras’, ‘ mos u afro se do të vras’. Në këtë moment, unë punonjësi i policisë me kodin ‘ Shigjeta X’, kam nxjerrë armën e brezit duke i kam bërë thirrje herë pas here atij të ndërpresë veprimet, duke i thënë: ‘ Ndal, mos lëviz, policia’, por ai nuk u bindej fjalëve të mia dhe ecte mbrapa, duke më drejtuar armën dhe duke u shprehur: ‘ Mos u afroni se do t’ju vras’. Duke qenë se ky shtetas nuk po i përgjigjej thirrjes sime si dhe kërcënimit që po më bënte me armën e drejtuar, unë kam mbushur armën dhe kam qëlluar në ajër vetëm një herë, me qëllim për të paralajmër­uar të qëndronte dhe të ndërpriste veprimet kundraligj­shme. Edhe pse unë i dallueshëm me veshjen e uniformës së policisë dhe të gjitha shenjat identifiku­ese i kam bërë thirrje me fjalët ‘ hidhe armën, ndal policia’, ky shtetas nuk u është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte sërish të më kërcënonte me armën e drejtuar e më pas është kthyer plotësisht dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës, që del te shkolla ‘ Niket Dardani’. Këto veprime kanë ndodhur në një interval të shkurtër i jam vënë në ndjekje. Në ndjekje e sipër, edhe pse mbante pistoletën të drejtuar, pashë se këtij personi i ra në tokë pistoleta dhe ai është ulur dhe e ka marrë sërish atë e në këtë çast ma ka drejtuar sërish armën për të më qëlluar, pasi unë isha ballë përballë tij dhe afër fizikisht. I ndodhur në këto kushte, kam qëlluar me armën e shërbimit tim në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të këtij personi, me qëllim ndërprerje­n e veprimeve të tij si dhe neutralizi­min, pasi isha i bindur që ai do të më qëllonte. Kjo dukej qartë nga veprimet që bënte. Kam njoftuar sallën operative dhe autoambula­ncën dhe kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Jam munduar t’u jap ndihmën e parë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares”.

“SHIGJETA Y”

” Unë punonjësi i policisë e me emrin e koduar ‘ Shigjeta Y’, me motorin ‘ AV 4xx’ kam vazhduar të ndjek personin me kapele, i cili nuk ka pasur armë zjarri në dorë. Siç e shpjegova me sipër, unë mbaja veshur uniformën e policisë me të gjitha shenjat identifiku­ese e gjatë gjithë dialogut i jam drejtuar këtij shtetasi me fjalët ‘ Ndal policia, ndal policia’, por ky shtetas nuk iu është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte të largohej nga rrugica e lagjes. Në këtë moment, unë kam dëgjuar një të shtënë arme dhe menjëherë ndërpreva ndjekjen e këtij shtetasi dhe shkova në ndihmë të kolegut tjetër. Kur jam kthyer, kam parë të shtrirë në tokë personin që ndoqi kolegu im dhe në këtë moment atij i kishte rënë në toka arma e zjarrit dhe një aparat celular. Unë kam prangosur personin, i cili ndodhej i shtrirë në tokë, pasi ai po mundohej të çohej dhe të bënte rezistencë. Pasi e kam prangosur me duart përpara këtë shtetas, pasi nga mbrapa ai nuk më lejonte ta prangosja, për shkak të rezistencë­s që ai bënte, ky shtetas ka marrë në tokë një aparat celular dhe e ka thyer në praninë time. Unë kam ndërhyrë për të mos e lejuar që ai ta thyente aparatin celular, por ai arriti ta thyente atë. Gjatë momentit që po prisja përforcime­t dhe autoambula­ncë, kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Unë e kolegu im jemi munduar t’i japim ndihmë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares. Më pas është bërë transporti­mi i këtyre shtetasve në drejtim të Spitalit të Traumës.

 ??  ?? I shumëkërku­ari Orges Bilbili
I shumëkërku­ari Orges Bilbili
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania