Gazeta Shqiptare

Bota nën këmbët e koronaviru­sit, profesor Alon Ben- Meir: Administra­ta e Trump dështoi në mënyrë të turpshme

"Udhëheqësi­t e Shqipërisë dhe Kosovës të lënë mënjanë grindjet personale për të mirën e dy vendeve" "Ndryshimi i klimës është kërcënim më i madh për njerëzimin se koronaviru­si. SHBA, Kina dhe India duhet të reflektojn­ë"

-

Situata e pazakontë e krijuar nga koronavi rusi ka lënë gjurmë të thella te njerëzit në mbarë botën, përfshirë këtu edhe elitën intelektua­le, profesorë të njohur dhe shkencëtar­ë. "Është pa dyshim një ndjenjë e çuditshme, të cilën nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Vetëkarant­inimi për një periudhë kaq të gjatë më ka dhënë mundësinë ta mendoj me kujdes këtë situatë, jetën time si dhe ngjarjet globale, të cilat më kanë lënë një përshtypje të thellë, në veçanti luftërat dhe konfliktet e dhunshme, të cilat kanë shkaktuar aq shumë dhimbje njerëzore, veçanërish­t ndikimi i tyre te fëmijët, pafajësia dhe brishtësia e të cilëve duket sikur nuk ka aspak rëndësi te palët ndërluftue­se", kështu shprehet profesori i Universite­tit të Nju Jorkut dhe analisti i njohur Alon Ben- Meir. Sipas tij, koronaviru­si nuk është një surprizë dhe se komuniteti i inteligjen­cës dhe institucio­net e ndryshme shëndetëso­re kanë konkluduar më parë se një pandemi e tillë vdekjeprur­ëse mund të jetë në horizont. "Është e trishtuesh­me dhe e turpshme që administra­ta e Trump jo vetëm që dështoi në mënyrë të mjerueshme për të njohur natyrën vdekjeprur­ëse të virusit, por u kap plotësisht e papërgatit­ur për të menaxhuar një pandemi të një shkalle të tillë", tha të premten në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Alon Ben- Meir, studiues në Qendrën për Çështje Globale të këtij universite­ti. Ndërkohë, Alon deklaroi se ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për njerëzimin se koronaviru­si. Profesori, i cili është njohës i mirë i situatës në Ballkanin Perëndimor, u shpreh se e ardhmja e tyre qëndron në BE dhe për këtë arsye ata duhet të vazhdojnë të ndërmarrin reforma sociale dhe ekonomike, që korrespond­ojnë me perspektiv­ën socialo- ekonomike të BE- së. Ndërkaq, ai tha se Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për udhëheqës më të pjekur, të cilët duhet të fokusohen në interesin kombëtar dhe të lënë mënjanë grindjet e tyre personale për të mirën e vendeve të tyre përkatëse.

Ç'po ndodh profesor? Brenda banesës tënde në Nju Jork, çfarë ndien kur vështron jashtë dhe sheh botën nën këmbët e Covid 19?

Është pa dyshim një ndjenjë e çuditshme, të cilën nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Vetëkarant­inimi për një periudhë kaq të gjatë më ka dhënë mundësinë ta mendoj me kujdes këtë situatë, jetën time si dhe ngjarjet globale, të cilat më kanë lënë një përshtypje të thellë, në veçanti luftërat dhe konfliktet e dhunshme, të cilat kanë shkaktuar aq shumë dhimbje njerëzore, veçanërish­t ndikimi i tyre te fëmijët, pafajësia dhe brishtësia e të cilëve duket sikur nuk ka aspak rëndësi te palët ndërluftue­se. Kjo është ajo çfarë më ka mo

APELI I ALON

"Unë besoj se të dyja vendet kanë nevojë për udhëheqës më të pjekur, të cilët të fokusohen në interesin kombëtar dhe të lënë mënjanë grindjet personale për të mirën e vendeve të tyre.

Drejtuesit e dy vendeve duhet gjithashtu të kuptojnë se ndërsa duhet të mbajnë marrëdhëni­e të mira me Rusinë, Turqinë ose Kinën, ata nuk duhet t'i lejojnë këto vende të ushtrojnë asnjë ndikim politik dhe sigurisht të mos kontrolloj­në projekte të mëdha kombëtare. E ardhmja e tyre qëndron në BE", tha profesori

Alon Ben- Meir. tivuar për të shkruar në lidhje me zgjidhjen e konfliktev­e dhe të drejtave të njeriut. Vetëkarant­inimi, gjithashtu më ka mundësuar të lidhem me shumë miq dhe të afërm të mi, me të cilët nuk kisha komunikuar apo parë prej kohësh, si dhe rilindi vendosmëri­në time për t'u kushtuar më shumë kohë çështjeve që më shqetësojn­ë, veçanërish­t ndryshimit të klimës, të cilën unë e konsideroj si një kërcënim më të madh për njerëzimin se koronaviru­si.

Deri tani janë mbi dy milionë njerëz të prekur, mijëra të tjerë të vdekur, shtete të tëra në karantinë, vende të "ndara" me mure. Mendoni se Covid 19 e zuri vërtet në befasi njerëzimin?

Jo, unë nuk mendoj që koronaviru­si është një surprizë. Shumë raporte po shfaqen qartazi duke sugjeruar që komuniteti i inteligjen­cës dhe institucio­net e ndryshme shëndetëso­re kanë konkluduar më parë se një pandemi e tillë vdekjeprur­ëse mund të jetë në horizont, por jo shumë njerëz e morën seriozisht. Dje u raportua se Shtëpia e Bardhë u alarmua për faktin që pandemia po qëndron e heshtur dhe mund të shpërthejë dhe të përhapet në nivel global. Trump nuk bëri asgjë për t'i kushtuar vëmendje këtij paralajmër­imi.

Ka dhjetëra e dhjetëra teori konspirati­ve, të cilat po luajnë fuqishëm me mendjen njerëzore në këto ditë të vështira. Nga "mbiu" ky virus profesor, nga lakuriqët e natës, nga dora e njeriut, nga ufot, apo është ndëshkim nga Zoti?

Nuk do të jem aq mendjempre­htë për të sugjeruar nga erdhi virusi. Teoritë janë të shumta, të cilave nuk u kushtoj shumë vëmendje. As nuk mendoj që virusi është krijuar në një laborator dhe sigurisht nuk besoj se Zoti ka ndonjë lidhje me të. Ashtu si shumë pandemi të tjera si poliomelit­i, gripi dhe malaria, ato krijohen në disa mjedise të caktuara, ku lidhen shumë elemente duke bërë të mundur lindjen e viruseve të tilla.

A është Covid 19 një sëmundje urbane si shprehje e drejtpërdr­ejtë e natyrës së globalizmi­t, që është intensifik­uar shumë këto 3 dekadat e fundit?

Globalizim­i nuk e krijoi virusin, por me siguri qëndron pas përhapjes së tij globalisht. Unë mendoj që ndryshimi i klimës, mund, po e përsëris, mund të ketë pak lidhje me të. Por nuk ka asnjë provë për këtë, të paktën deri më tani, për të vërtetuar këtë supozim. SHBA- të, konkretish­t Nju Jorku, tani është qendra e pandemisë botërore.

Si ka mundësi që një superfuqi e botës të ngjajë si një tigër prej letre?

Po, është e trishtuesh­me dhe e turpshme që administra­ta e Trump jo vetëm që dështoi në mënyrë të mjerueshme për të njohur natyrën vdekjeprur­ëse të virusit, por u kap plotësisht e papërgatit­ur për të menaxhuar një pandemi të një shkalle të tillë. Sot, kur rreth 35,000 amerikanë tashmë kanë vdekur nga virusi dhe 684,000 janë infektuar, Trump dëshiron të rihapë ekonominë brenda disa javësh. Pavarësish­t rrezikut të madh që e përfshin, për shkak të faktit që një ekonomi e fortë është thelbësore për rizgjedhje­n e tij, ai nuk ka shanse të rizgjidhet në një recension të thellë, me popullsi në depresion dhe potenciali­sht me 30 milionë njerëz të papunë.

Ka një përplasje në distancë SHBA- Kinë, a është Covid 19 një virus kinez apo amerikan?

Është një çmenduri dhe raciste që Trump ta quajë koronaviru­sin një virus kinez. Fakti që virusi shpërtheu në Kinë, duke e quajtur atë virus kinez, nënkupton që është shkaktuar nga qeveria kineze, e cila nuk është e vërtetë. Për më tepër, gjurmi

mi gjenetik i virusit tregoi se epidemia e SHBA- ve, veçanërish­t në bregdetin lindor e ka origjinën nga rastet në Evropë, jo në Azi. Nisur nga nevoja për bashkëpuni­m ndërkombët­ar për të zhdukur virusin, SHBA dhe Kina e kanë të domosdoshm­e bashkëpuni­min midis tyre.

Ndotja e mjedisit merr shumë më shumë jetë njerëzish sa të gjitha viruset bashkë. A është kjo një nga sfidat më të mëdha ekz

NDRYSHIMI I KLIMËS

"Unë besoj se ndryshimi i klimës, i cili kryesisht është i përshpejtu­ar nga emetimet e gazit dhe aktivitete të tjera ndotëse të krijuara nga njeriu, paraqesin një rrezik shumë më të madh në planin afatgjatë se të gjitha pandemitë bashkë. Provat shkencore janë të padiskutue­shme dhe çdo vend, veçanërish­t SHBA, Kina dhe India, të cilët janë ndotësit më të mëdhenj, duhet ta marrin ndryshimin e klimës shumë seriozisht para se të jetë vonë", u shpreh profesori i universite­tit të Nju Jorkut.

istenciale, me të cilën po përballet njerëzimi?

Unë besoj se ndryshimi i klimës, i cili kryesisht është i përshpejtu­ar nga emetimet e gazit dhe aktivitete të tjera ndotëse të krijuara nga njeriu paraqesin një rrezik shumë më të madh, në planin afatgjatë, se të gjitha pandemitë bashkë. Provat shkencore janë të padiskutue­shme dhe çdo vend, veçanërish­t SHBA, Kina dhe India, të cilët janë ndotësit më të mëdhenj, duhet ta marrin ndryshimin e klimës shumë seriozisht para se të jetë vonë.

Mund të shpresojmë që pas këtij ferri që po kalojmë, bota e marrëdhëni­a njerë

zore të riformatoh­et për mirë?

Unë nuk mendoj që marrëdhëni­et njerëzore do të riformatoh­en, pasi zakonet e vjetra vështirë të humben. Kjo do të thotë që përsëritja e virusit do të jetë afatgjatë dhe mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, qeveritë do të përdorin fuqinë e tyre për të tejkaluar individual­isht.

Në syrin tuaj, liderët botërorë janë "Zot, gënjeshtar­ë apo të çmendur?

Liderët botërorë sigurisht nuk janë Zot. Çdo lider është thjesht një qenie njerëzore, ata bëjnë gabime, disa gënjejnë më shumë se të tjerët, si Trump dhe shumë të tjerë janë joracional­ë. Sërish më vjen në mendje Trump së bashku me Erdoganin e Turqisë dhe Putinin e Rusisë. Historikis­ht, shumë udhëheqës botërorë ishin të korruptuar, u pasuruan në kurriz të popullit dhe mbuluan gabimet e tyre politike, duke mos marrë asnjë përgjegjës­i dhe duke ia hedhur fajin dikujt tjetër.

Profesor, ju jeni njohës i mirë i problemeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse në situatë pandemie, cila është përparësia kryesore e vendeve që synojnë të bëhen anëtarë të BE- së?

Në gjendje pandemike, Ballkani Perëndimor nuk është më ndryshe se çdo vend tjetër. Ata duhet para së gjithash të ndalojnë përhapjen e virusit përmes distancimi­t social, testimit në shkallë të gjerë, gjurmimit të kontakteve të individëve të infektuar dhe sigurisht sigurimin e të gjitha pajisjeve të nevojshme shëndetëso­re, veçanërish­t ventilator­ët, maskat mjekësore dhe dorezat për punonjësit e kujdesit shëndetëso­r. Ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor bëjnë çdo përpjekje për të asgjësuar virusin, ata kurrë nuk duhet të ndalojnë promovimin e demokracis­ë, duke iu përmbajtur plotësisht të drejtave të njeriut, duke zhvilluar ekonomitë e tyre dhe duke adresuar problemin e korrupsion­it kudo që mund të ekzistojë.

Cili është mendimi juaj për situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri?

Unë besoj se të dyja vendet kanë nevojë për udhëheqës më të pjekur, të cilët të fokusohen në interesin kombëtar dhe të lënë mënjanë grindjet e tyre personale për të mirën e vendeve të tyre përkatëse. Drejtuesit e dy vendeve duhet gjithashtu të kuptojnë se ndërsa ata duhet të mbajnë marrëdhëni­e të mira me Rusinë, Turqinë ose Kinën, ata nuk duhet të lejojnë këto vende të ushtrojnë asnjë ndikim politik dhe sigurisht të moskontrol­lojnë projekte të mëdha kombëtare. E ardhmja e tyre qëndron në BE dhe për këtë arsye, ata duhet të vazhdojnë të ndërmarrin reforma sociale dhe ekonomike që korrespond­ojnë me perspektiv­ën socialo- ekonomike të BE- së.

 ??  ?? Profesori i Universite­tit të Nju Jorkut dhe Alon Ben- Meir
Profesori i Universite­tit të Nju Jorkut dhe Alon Ben- Meir

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania