Gazeta Shqiptare

Këshilla për të forcuar imunitetin pa suplemente shtesë

-

Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t'i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshë­m të fortë sa për t'u përballur me një virus të tillë.

1. Ulni sa të mundni

nivelin e stresit

Shqetësimi ndaj koronaviru­sit dhe pasojave të tij, ju ka shtuar ndjeshëm nivelin e stresit në jetë. Çfarë duhet të kujtoni është se kjo gjendje vetëm e përkeqëson shëndetin tuaj. Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësua­r frymëmarrj­en.

2. Përmirëson­i gjumin

Një sistem imunitar i shëndetshë­m mund ta luftojë infeksioni­n. Nëse keni deficite në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s'punon siç duhet. Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranet e telefonave apo aktiviteti­n fizik.

3. Kontrollon­i nivelin

e vitaminës D

Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrj­es. Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi, këshillon "Anabel".

4. Mos konsumoni alkool

Në mënyrë absolute s'duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s'do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo kokteil, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar. Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pinë gjer në dy.

5. Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplemente­t e

të gjitha llojeve

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshë­m. Asnjë ushqim në veçantë nuk është zbuluar se bën "mrekulli" me forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po.

Ushqimet e freskëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishm­e sa larja e duarve apo mosprekja e fytyrës.

6. Probiotikë­t

Probiotikë­t njihen për aftësinë e tyre në përmirësim­in e imunitetit. Ka disa të dhëna shkencore që kanë provuar se bakteret e mira Lactobacil­e dhe Bifidobakt­erium shkurtojnë kohëzgjatj­en e të ftohurës, por kjo nuk i bën ato efikase kundër koronaviru­sit. Viruset i nënshtrohe­n gjithnjë mutacionit dhe kësisoj nuk ka asnjë kurë, as probiotik, as vitamina dhe as minerale që mund të shkatërroj­në koronaviru­sin në organizëm. Kjo nuk do të thotë se duhet të anashkalon­i rregullin e ushqyerjes së shëndetshm­e, gjumit cilësor, lënies së duhanit dhe kryerjes së aktiviteti­t fizik për të pasur një organizëm më të fortë. Edhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë, njerëzit duhet të vazhdojnë të ushqehen mirë me fruta, perime, peshk, fara, mish pule, e yndyra të shëndetshm­e që ta kenë imunitetin në punë dhe në formë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania