Gazeta Shqiptare

Besueshmër­ia e medias në kohën e koronës

“Deutsche Welle”

- Martin Muno

rekord në ofertat e tyre “online”. Madje edhe televizion­i po përjeton një fazë rilindjeje. Por a jemi të sigurt gjithmonë, që nuk kemi rënë pre e dezinformi­mit?

Lajme të rreme, si ai që përdorimi i hudhrës të mbron nga virusi korona përhapen miliona herë përmes mediave sociale dhe shërbimeve “Messenger” – gati një riprodhim viral i lajmeve të rreme të rrezikshme, që në rastin më të keq kushtojnë edhe jetë njerëzish. “Facebook” apo platforma të tjera përpiqen ta kufizojnë këtë sa më shumë këto kohë. Por, verifikues­it e fakteve nuk i dalin dot zot shpejtësis­ë së përhapjes së lajmeve të rreme.

RILINDJA E MEDIAVE TRADICIONA­LE

Në këtë situatë shumë vetë i rikthehen mediave tradiciona­le. Një studim i “Reuters”, i publikuar së fundmi, ku u pyetën njerëz në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, arrin në përfundimi­n se mediat tradiciona­le gëzojnë një besueshmër­i më të madhe se mediat sociale. Në të njëjtën kohë njerëzit me nivel të ulët arsimor përdorin shumë më rrallë ofertat e tyre të informacio­nit dhe u besojnë mediave sociale dhe “Messenger”. Më shumë se mediat tradiciona­le, besimin e madh të njerëzve e gëzojnë ekspertët dhe përfaqësue­s të institucio­neve shëndetëso­re. Por si i arrijnë ata njerëzit? Natyrisht përmes mediave. Nga këto të dhëna del për ne gazetarët një përgjegjës­i e madhe: Ne duhet të ndajmë shapin nga sheqeri në të dhënat, nganjëherë kontradikt­ore, të virologëve, ekonomistë­ve apo të ashtuquajt­urve ekspertë. E në fund duhet ta përgatisim këtë në mënyrë të kuptueshme e tërheqëse. Kjo është puna normale edhe jashtë kohës së krizës. Por tani duhet të përpunohet një mbiofertë me informacio­ne me personel të reduktuar, që shpesh nuk ndodhet në redaksi, por në shtëpi në tavolinën e kuzhinës. Shumë media kanë probleme serioze, sepse u kanë rënë të ardhurat nga reklamat. Përveç kësaj shumë artikuj e video për virusin janë falas, që në kohë normale do të ofroheshin vetëm me pagesë. Edhe këto të ardhura mungojnë. Kemi një situatë, ku oferta e mediave të lira edhe në shtetet demokratik­e është më e rëndësishm­e se kurrë më parë. E në të njëjtën kohë shumë media tradiciona­le duhet të luftojnë për mbijetesën. Por, ne vetë mund të bëjmë diçka kundër kësaj: që të paguajmë kur përdorim mediat. Ia vlen çmimi për shumicën e mediave cilësore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania