Gazeta Shqiptare

Kurba e koronaviru­sit në rritje, 22 raste të reja për 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik: Deri tani 584 të infektuar në total nga 5775 të testuar Tomini: 327 të shëruar, 5 pacientë në terapi intensive

- Voltiza Duro

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë ka pë suar rritje krahasuar me një ditë më parë, ku të martën janë regjistrua­r 22 raste të reja pozitive, nga 14 të konfirmuar­a të hënën. Shifrat janë bërë publike ditën e djeshme nga shefja e Inteligjen­cës Epidemiolo­gjike në ISHP, Eugena Tomini. "Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiolo­gjik dhe situatën e deritanish­me të përhapjes së COVID- 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19",- tha Tomini në komunikimi­n e përditshëm për mediat dhe qytetarët. Sakaq, sipas statistika­ve, vatra e zjarrtë e COVID- 19 tashmë është zhvendosur në Kurbin, ku vetëm dje janë konfirmuar 12 raste të reja. "Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiolo­gjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja",- bëri me dije shefja e Inteligjen­cës Epidemiolo­gjike në ISHP. Deri mesditën e së hënës janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 584 raste. Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 1 prej 14 të infektuarv­e është pjesë e FNSH- së, ndërkohë 1 tjetër e prekur nga virusi është shitëse.

RASTET E RIKUPERUAR­A

Aktualisht numri i të shëruarve nga koronaviru­si në Shqipëri është më i lartë se numri i personave të infektuar aktivë. "Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID- 19 në 327. Aktualisht

në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë dhe, siç shihet në grafik, përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave",- tha Tomini.

VIKTIMAT

Deri më tani, 5 prej pacientëve të infektuar me koronaviru­s janë në terapi in

tensive. "Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID- 2 "Shefqet Ndroqi", janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet ' COVID' aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë",- bëri me dije Tomini.

APELI PËR QYTETARËT

Përfaqësue­sja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i bëri thirrje qytetarëve që të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit. "Pavarësish­t luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situ"Karantinim­i dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetur­a në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID- 19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip",- tha ish- epidemiolo­gu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek.

ata është njëlloj e kontrollua­r. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshm­e. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrollua­r, është e rëndësishm­e që qytetarët të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksioni­t.

Këto masa duhet të respektohe­n maksimalis­ht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID- 19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacio­n rreth COVID- 19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40",- tha Tomini.

 ??  ?? Tirana në situatën e pandemisë
Tirana në situatën e pandemisë
 ??  ?? Shefja e Inteligjen­cës Epidemiolo­gjike në ISHP, Eugena Tomini
Shefja e Inteligjen­cës Epidemiolo­gjike në ISHP, Eugena Tomini
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania