Gazeta Shqiptare

Shefi i OBSH: Masat lehtësuese nuk janë fundi i COVID- 19, por fillim i fazës tjetër

Ghebreyesu­s: Të sigurohen kapacitete të mjaftueshm­e për kryerjen e testeve "Heqja e kufizimeve të kryhet gradualish­t”

- Voltiza Duro

Heqja e kufizimeve për parandalim­in e Cov id- 19 nuk është fundi i epidemisë së koronaviru­sit, por vetëm fillimi i fazës tjetër. Kjo është deklarata e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së ( OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesu­s. Duke folur në takimin virtual të ministrave të Shëndetit të Grupit 20 ( G- 20) nga Gjeneva, shefi i OBSH tha se është jetike në këtë fazë tjetër që vendet të edukojnë, angazhojnë dhe fuqizojnë njerëzit e tyre për të parandalua­r dhe reaguar shpejt ndaj çdo ringjallje­je të mundshëm të virusit. "Jemi të inkurajuar që disa vende të G- 20 tani kanë filluar të planifikoj­në se si të lehtësojnë kufizimet sociale. Është thelbësore që këto masa të realizohen gradualish­t, me faza. Është e shumë e rëndësishm­e që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandalua­r dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronaviru­sit",- tha ai. Kreu i OBSH theksoi, gjithashtu, se zbutja e masave kufizuese nuk do të thotë se ka marrë fund epidemia e COVID- 19 në cilindo vend, "po thjesht ka filluar një fazë e re".

KAPACITETE­T SHËNDETËSO­RE

Dr Tedros u tha ministrave të Shëndetësi­së se OBSH është shumë e shqetësuar se virusi tani duket se po mbledh ritmin në vendet që kanë mungesë të kapaciteti­t të shumë vendeve të G- 20 për t'iu përgjigjur këtij. "Nevojitet mbështetje urgjente, jo vetëm për të mbështetur vendet për t'iu përgjigjur Covid- 19, por për të siguruar që shërbimet e tjera themelore shëndetë

Kancelarja Merkel e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë me ashpërsi debatin që po zhvillohet aktualisht në Gjermani për lirimin e masave të forta kufizuese në luftë kundër koronës. Në një videokonfe­rencë të presidiumi­t të partisë së saj, CDU, ajo është shprehur, se është e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të masave ka çuar në një "orgji diskutimes­h për hapjen" e tyre. Rreziku i infeksione­ve me Corona është edhe më tej shumë i lartë në Gjermani, ka thënë Merkel. Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. sore të vazhdojnë. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshm­e për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t'i kenë pasur",- tha ai. Dr Tedros, gjithashtu, shfrytëzoi rastin të falënderoj­ë Mbretërinë e Arabisë Saudite për mbështetje­n e saj ndaj luftës globale kundër virusit. Arabia Saudite dhuroi të enjten një donacion prej 500 milionë US $ ( 712 milionë US $) organizata­ve ndërkombët­are përkatëse për të mbështetur përpjekjet globale në luftën kundër Covid19. "Pandemia e Covid- 19 na ka kujtuar një të vërtetë të thjeshtë: Ne jemi një njerë

KREU I OBSH

"Jemi të inkurajuar që disa vende të G- 20 tani kanë filluar të planifikoj­në se si të lehtësojnë kufizimet sociale. Është thelbësore që këto masa të realizohen gradualish­t, me faza. Është e shumë e rëndësishm­e që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandalua­r dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronaviru­sit"

zim. Ne ndajmë të njëjtin planet. Ne ndajmë të njëjtat shpresë dhe ëndrra. Ne ndajmë të njëjtin fat", tha shefi i OBSH. Ky i fundit në përgjigje të kritikave nga ShBA dhe skeptikëve të tjerë mbi trajtimin e OBSH- së në fazën e hershme të urgjencës ndërkombët­are të shëndetit në Kinë, tha se që nga fillimi, OBSH e kishte dëgjuar alarmin me zë të lartë dhe të qartë. "Dhe ne vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë për të koordinuar reagimin global, duke punuar me partnerë për të shpëtuar jetë. Ne kemi angazhuar mijëra shkencëtar­ë dhe ekspertë në të gjithë botën për të zhvilluar udhëzime teknike të hollësishm­e për vendet. Ne kemi dërguar furnizime të diagnostif­ikimit laboratori­k dhe pajisje mbrojtëse personale në shumë vende, dhe kapacitet të zgjeruar të testimit",- tha Tedros. Ai vuri në dukje se OBSH kishte siguruar trajnime për më shumë se 1.5 milion punonjës shëndetëso­rë, për të gjeneruar të dhëna të forta sigurie dhe efikasitet­i për katër ilaçet që mund të çojnë në një përparim në trajtim për të ulur shkallën e vdekshmëri­së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së ( OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesu­s
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së ( OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesu­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania