Gazeta Shqiptare

Amnistia fiskale, PD: Një lavatriçe e madhe e pastrimit të parave!

Basha: Ekonomia po fundoset, amnistia ide e vjetër

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi dje se Amnistia Fiskale e njoftuar së fundi nga qeveria është një ide e vjetër. Sipas tij, këto janë hapa që qeveria i ndërmerr nga Facebook- u, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jenë në mëshirën e fatit. “Hapa që merren nga Facebooku, por që kurrë nuk arrijnë te qytetarët. 5 javë pas nisjes së karantinës janë të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë, ndërsa qeveria vazhdon të ngopë me lugë bosh. Rama ka një besueshmër­i shumë të lartë kur flet për krimin dhe drogën, gjë që e tregon edhe tërheqja nga padia ndaj Bild. Janë dhjetëra të infektuar në orët e fundit nga fasoneritë që vazhdojnë të jenë të hapura. Qeveria nuk ka asnjë plan dhe strategji për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ekonomia po fundoset, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë asnjë kacidhe”,- u shpreh Basha në Syri TV.

AKUZAT

Ish- deputetja e PD- së, Jorida Tabaku akuzoi dje se amnistia fiskale e propozuar nga qeveria Rama është një skemë e madhe pastrimi parash. Tabaku publikoi një raport të FMN- së, sipas të cilës qeverisë i kërkohet të rishikojë vendimin për amnistinë fiskale. “Gënjeshtar­ët nuk pyesin në jemi në mes të pandemisë, nëse bizneset janë të mbyllura, nëse shqiptarët janë të papunë dhe u mungon e ardhura bazë. Madje gënjeshtar­ët nuk e kanë problem edhe kur i premtojnë FMN- së se do ta rishohin strategjin­ë e Amnistisë Fiskale, siç edhe tanimë FMN ka publikuar në raportin e saj. Jo! Ata vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëv­e, vazhdojnë të ndjekin rrugën e shkatërrim­it duke ligjëruar lavatriçen e madhe të pastrimit të parave. Për 7 vjet me radhë miqtë e Ramës, oligarkët, kanë vjedhur pasuritë publike dhe private të shqiptarëv­e. Aq shumë është vjedhur saqë nuk kishin as para në buxhet për qentë e shpëtimit ( kur ra tërmeti) dhe as fonde për paketën ekonomike në kohën e pandemisë. Dhe tani, mes gjithë kësaj batërdie dhe hajdutërie, si një gënjeshtar tipik që pëlqen të luajë me liritë ndërsa vjedh paratë e shqiptarëv­e merr një nisëm tjetër”, - tha zj. Tabaku. Sipas saj, “gënjeshtar­ët, duan të bëjnë Amnistinë Fiskale për të inkriminua­rit pikërisht atëherë kur vendi është i përfshirë në listën gri të MONEYVAL. Kur BE ka përcaktuar që një nga parakushte­t e Shqipërisë është edhe dalja nga kjo listë dhe lufta ndaj pastrimit të parave. Pak rëndësi ka për gënjeshtar­ët e ardhmja apo xhepi i shqiptarëv­e. Rëndësi ka që i gjithë pushteti i fituar përmes blerjes së votave, përmes të inkriminua­rve që kërkojnë pjesën e tyre të vazhdojë të jetojë me çdo kusht”. “Kështu në 7 vjet me radhë, Rama ka vrarë ekonominë ngadalë, ditë pas dite duke rrjepur pak e nga pak lëkurën e shqiptarëv­e. Duke i gënjyer edhe duke i kërcënuar. Në një anë vjedh taksat e shqiptarëv­e dhe në krahun tjetër pastron paratë e të inkriminua­rve. Sa më shumë thellohet kjo pandemi aq më shumë shqiptarët e kuptojmë se shteti i drejtuar prej tyre është një tigër prej letre!”, - shprehet zj. Tabaku.

PAKETAT

Ish- deputeti i PD- së, Florion Mima kritikoi dje kryeminist­rin Rama për dy paketat e ndihmës ekonomike si për amnistinë fiskale. Dy paketat e ndihmës ekonomike z. Mima i quan të pashpresa pasi nuk janë të mjaftueshm­e kurse amnistinë fiskale e quan të nxituar dhe të pakonsultu­ar. Mima përmendi se vetë i ka bërë dhjetëra propozime ekspertëve të mazhorancë­s, opozitës, por edhe të pavarurve dhe sheh se PD ka bërë propozimet më të arsyeshme dhe racionale. “Nga ana tjetër do hapet tregun për këpucët me lidhëse dhe jo ato palidhëse. Sa i përket amnistisë kishim një lajmërim nga FMN që do të shtyhej. Këmbëngulj­a e kryeminist­rit është e admirueshm­e ta çojë këtë iniciativë pa u konsultuar, pa marrë parasysh pasoja në ekonomi dhe duke bërë një prezantim jo të mirë”, - tha Mima për News 24.

 ??  ??
 ??  ?? Lideri i opozitës Lulzim Basha
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania