Gazeta Shqiptare

Rama flet për bashkëpuni­min me Bashën dhe Metën: Presidenti meriton respekt

Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore deri në 23 qershor “Ishte bërë njësh me opozitën, tani po bën gjënë e duhur”

-

Për kryeminist­rin Edi Rama kthimi në nor malitet do të jetë proces jo i shkurtër, ndaj dhe gjendja e jashtëzako­nshme do të zgjatet edhe pas datës 24 prill. Gjatë një bashkëbise­dimi në “Facebook”, duke iu përgjigjur interesimi­t të një qytetari, Rama u shpreh: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencë­s pas 25 prillit”. Kryeminist­ri nuk e specifikoi se deri kur do të zgjatet gjendja e jashtëzako­nshme. Por pak çaste më vonë, Këshilli i Ministrave kërkoi që gjendja e fatkeqësis­ë natyrore të zgjatet. Në kërkesën drejtuar tashmë Kuvendit propozohet që gjendja e fatkeqësis­ë natyrore të zgjatet deri në 23 qershor 2020. Dhënien e pëlqimit për këtë propozim të qeverisë, Kuvendi pritet ta miratojë në seancën plenare ditën e enjte. Gjendja e jashtëzako­nshme u shpall më datë 23 mars për një muaj, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e Covid- 19. Po dje kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi një bonus për familjet në vështirësi ekonomike dhe që punojnë në të zezë. Bëhet fjalë për 70 mijë familje, të cilat nuk ishin përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike. “S’ka një zgjidhje individual­e për familjet që janë në vështirësi ekonomike dhe punojnë në të zezë, por duke konstatuar që një pjesë e madhe që punojnë në të zezë janë një grup prej afro 70 mijë familje, që nuk janë të përfshira në skemën ekonomike edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lartë se ai i atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike. Si aplikues konsideroh­en familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh se të tjerët. Po punojmë për një bonus të veçantë, që do të jetë në masën e një ndihme direkte një herë për periudhën e mëtejshme. Si do të jetë sa dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë këtë javë”, - deklaroi z. Rama.

PËR PRESIDENTI­N

Kryeminist­ri Edi Rama vlerësoi dje qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta dhe bashkëpuni­min në situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. Në një intervistë për “News 24”, Rama tha se përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme që nuk ndryshojnë, por se për qëndrimin ndaj kësaj situate, presidenti meriton respekt. “Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme dhe për tema të mëparshme. Po t’i kthehemi atyre, nuk do ndryshonin pozicionet tona. Ne jemi në situatë tjetër. Pozicioni i presidenti­t për hir të së vërtetës ka qenë korrekt. Presidenti e ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjsh­mërie dhe njerëzillë­ku e është për t’u lavdëruar. Ajo që kemi sot është një situatë ku të gjithë duhet të jenë bashkë. Kjo është një situatë, ku nuk po luftojmë për vota, por për jetën e njerëzve. Botërisht dhe në Europë të gjitha opozitat që kanë vijuar këngën kanë rënë ndjeshëm në sytë e opinionit publik. Presidenti, që para kësaj situate ishte bërë njësh me opozitën, tani është bërë njësh me popullin e qeverinë dhe nuk shoh asnjë arsye për të thënë që nuk po bën gjënë e duhur dhe meriton respektin. Kur është kështu, është kështu. Nuk kam pse të mos e them. Bashkëpuni­mi me presidenti­n ka qenë perfekt”, deklaroi Rama.

BASHKËPUNI­MI

Kryeminist­ri Edi Rama foli dje për “News 24” edhe për bashkëpuni­min me kreun e opozitës, Lulzim Basha, në këtë situatë pandemie. Kreu i qeverisë tregoi se çfarë i ka kërkuar Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Unë i kam kërkuar kryetarit të opozitës, falë tryezës së organizuar nga presidenti, që është një gjë tjetër shumë pozitive e bërë në këtë kohë. Po ta shikosh ngushtë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka lidhje të drejtpërdr­ejt me këtë situatë; por ta shikosh gjerë, presidenti ka bërë gjënë e du

TURIZMI

Për kryeminist­rin Edi Rama, një ndër pyetjet më të vështira për të, që s’ka një ende një përgjigje është plani për turizmin. Në një intervistë për “News 24”, kreu i qeverisë tha se këtë pyetje e mendon çdo ditë, madje shkëmben informacio­ne edhe me homologët e tij, ndërsa theksoi se kjo është një situatë nga e cila nuk dihet se çfarë vjen pas. Sipas Ramës, tashmë mundësia për Shqipërinë ngelet turizmi i brendshëm ( lokal).

hur dhe ftesa e kreut e të opozitës në këtë tryezë është përtej formatit. Presidenti e mori atë nismë, kërkoi një lloj aprovimi dhe ne e dhamë menjëherë. Në atë tryezë i kam thënë kryetarit të opozitës ‘ dëgjo këtu nuk ka nevojë nëse sinqerisht do të bashkëpuno­sh, nëse sinqerisht do të kontribuos­h, të helmosh njerëzit dhe të krijosh më shumë stres se ç’kanë duke dalë e duke folur për maska të helmuara dhe për gjëra që le të themi i keni kuptuar gabim’. Fillimisht na kërkoni çdo lloj informacio­ni dhe na kërkoni të themi pse ne mendojmë se është bërë kështu, pastaj ju mund të dilni të thoni çfarë të doni. E dyta nuk ka nevojë, është e dëmshme që të dilni në publik dhe të flisni për fshehje të numrit të të vdekurve. Një marrëzi dhe një ligësi e madhe, apo të dilni të flisni për të dhëna nga populli për tamponë që bëhen politikish­t. Ju na kërkoni dhe ne ju themi qëndrimin tonë, zyrtar plus jozyrtar dhe pastaj mund të dilni. Por, të dilni dhe të flisni lloj- lloj gënjeshtra­sh, ky nuk është bashkëpuni­m. Është skandal që nga pikëpamja morale të nisin dhe të thyejnë dhe rregullat dhe të varen në kangjellat e Ministrisë së Shëndetësi­së për të gënjyer popullin, duke thënë gjëra të pavërteta, është skandal, është turp. Nuk kam kërkuar bashkëpuni­m për mua, por për popullin shqiptar”, deklaroi Rama.

SIGURIMET DHE BONUSI

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje pyetjeve të qytetarëve, të cilët një nga shqetësime­t kryesore kanë pasur edhe pagimin e sigurimeve shoqërore. Rama tha se sigurimet nuk do të shtyhen në asnjë mënyrë, pasi ato janë si dritat dhe nëse shtyhen sigurimet, atëherë shteti nuk ka të paguajë pensionist­ët dhe kjo sipas kryeminist­rit do të ishte e pafalshme. “Nuk luhet me sigurimet, janë si dritat. Nuk kanë shtyrje afati, pasi nëse nuk i shtyjmë, nuk paguajmë dot pensionist­ët”, deklaroi z. Rama. Po ashtu, kryeminist­ri ka thënë se nga paketa e parë, nga 64 mijë biznese deri tani, i kanë marrë lekët 50 mijë të tilla. Kryeminist­ri Edi Rama deklaron se sot nis lëvrimi i bonusit 400 mijë lekë. Ndërkohë, paga e luftës do të jepet edhe nëse puna do të nisë. “Parashikoj­më që deri në javën e parë të majit të gjitha paratë do të jenë të derdhura në kontot bankare”. Sa u takon taksistëve, Rama deklaroi se ata do të marrin 3 paga lufte, pavarësish­t se do të nisin punën më 27 prill. “Taksitë janë përfitues të 3 pagave të luftës. Pavarësish­t faktit të hapjes, çfarë është dhënë, nuk do të merret. Pavarësish­t se nis puna, nuk do u merret paga e luftës. E treta do të merret në fillim të qershorit. Nesër ( sot) nis lëvrimi i bonusit 400 mijë lekë dhe parashikoj­më që deri në javën e parë të majit të gjitha paratë do të jenë të derdhura në konto”.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania