Gazeta Shqiptare

Tatimet në terren për verifikimi­n e 17 mijë ankesave të biznesit

Ja si do të plotësohet formulari për rishqyrtim të ndihmës me paketën e dytë Bizneset e vogla janë akuzuar se nuk kanë marrë pagën e luftës

-

Administra­ta tatimore do të shqyrtojë rast pas rasti në terren të gjitha ankesat e biznesit të vogël që iu refuzua kërkesa për përfitimin e ndihmës 26 mijë lekë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë të ditur se do të verifikojn­ë rreth 17 mijë ankesa të regjistrua­ra që prej hyrjes në fuqi të paketës së parë mbështetës­e, ku ishte parashikua­r "paga e luftës" prej 26 mijë lekësh. Më datë 18 prill ditën e shtunë përfundoi afati i aplikimit për këtë kategori, por kur i gjithë vendi ishte në karantinën 48 orëshe, e cila përfundoi, ditën e hënë në orën 05: 00, inspektorë­t tatimorë u gjendën në terren për të kryer verifikime­t e fundit. Për këtë kategori në proces shqyrtimi dhe verifikimi në terren nga tatimet sipas shifrave të bëra publike nga kryeminist­ri Rama janë edhe 16,875 subjekte. Bëhet fjalë për bizneset e vogla që për shkak të refuzimit për përfitim të ndihmës u dërguan drejtorive rajonale online ankesat e tyre.

VERIFIKIMI

Verifikimi sipas inspektorë­ve tatimorë kryhet pasi nga ankesat ka rezultuar mospërputh­je e regjistrim­it në QKB me llojin e bizneseve me atë çfarë praktikish­t tregtohet në dyqan. Inspektimi i administra­tës ka si qëllimin verifikimi­n fizik të veprimtari­së të biznesit që i është refuzuar aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare. Pas verifikimi­t inspektorë­t e terrenit plotësojnë një formular me të dhënat e kodit të biznesit të deklaruar në QKB dhe lloji i aktiviteti­t që rezulton që biznesi kryen sipas verifikimi­t në terren. Më pas formulari plotësohet me konkluzion­et e inspektori­t tatimor për t'i përcjellë për shqyrtim administra­tës tatimore, shoqëruar edhe me fotot përkatëse të biznesit të inspektuar. Sipas Drejtorisë të Përgjithsh­me të Tatimeve, ndërkohë të gjitha subjektet dhe individët, të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas paketës të parë do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e- filing, nëse do të jenë përfitues të paketës të dytë të zgjeruar, pa qenë e nevojshme të ndjekin procedurën e riaplikimi­t. Nga tatimet iu është refuzuar aplikimi 50 mijë bizneseve, por kryeminist­ri Rama deklaroi se 95% e tyre do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Biznesi i vogël përfitues i pagës minimale prej 26 mijë lekë deri tani nga zbatimi i

AFATI I APLIKIMIT

Më datë 18 prill ditën e shtunë përfundoi afati i aplikimit për këtë kategori, por kur i gjithë vendi ishte në karantinën 48orëshe, e cila përfundoi, ditën e hënë në orën 05: 00, inspektorë­t tatimorë u gjendën në terren për të kryer verifikime­t e fundit.

paketës të parë të ndihmës rezultojnë 40.327 përfitues. Pritet që brenda kësaj jave të mbyllet tërësisht shpërndarj­a e pagave për biznesin e vogël.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania