Gazeta Shqiptare

Paketa e dytë me 7 miliardë, paratë nga shkurtimet në fondet për Rrugën e Arbrit, Rapiscan dhe shkollat

Ndryshimi i buxhetit 2020, zbardhet relacioni

-

Qeveria

ka miratuar pak kohë më parë aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020 për të rialokuar fonde me qëllim përballimi­n e situatës së krijuar nga masat parandalue­se për përhapjen e pandemisë. Në total, akti rialokon shpenzimet në masën 7 miliardë lekë dhe parashikon edhe një garanci sovrane në masën 15 miliardë lekë. Ky vendim plotëson atë që njihet si paketa 2 e ndihmës financiare. Në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend evidentohe­t se fondi 7 miliardë lekësh në zërin "Kontingjen­ca për paketën sociale anti

COVID", do të përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky fond i dedikohet financimit të masave të reja me karakter social që do të ndërmarrë qeveria, në funksion të lehtësimit e të mbështetje­s së punëmarrës­ve dhe/ ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proceseve të punës në shkallë vendi, si për biznesin e madh ashtu edhe për pjesën e mbetur të biznesit të vogël. Po ashtu, akti reflekton një total pakësimesh prej 7 miliardë lekësh, me qëllim financimin e paketës së re anti- COVID- 19, pra pa kosto shtesë në buxhet, konkretish­t për- mes: kursimeve në shpenzimet e personelit rreth 829 milionë lekë; kursimeve në shpenzime operative rreth 1.28 miliardë lekë, ku ndër kryesoret përmenden: rreth 582 mln lekë kursime të evidentuar­a nga ngadalësim­i i aktiviteti­t të institucio­neve buxhetore për periudhën mars- maj. 700 mln lekë nga kontrata vjetore e Rapiscan, kursimeve në investimet me financim të brendshëm rreth 4.25 miliardë lekë, konkretish­t: rreth 1 miliard lekë nga projektet e shkollave; rreth 1 miliard lekë nga projekti i Rrugës së Arbrit; Rreth 1 miliard lekë nga Ministria e Mbrojtjes; Rreth 800 milionë lekë nga kontratat e incenerato­rëve Fier & Elbasan; kursimeve në investimet me financim të huaj rreth 634 milionë lekë. Ndërkohë, në paketën e masave për përballimi­n e situatës emergjente anti- COVID- 19 është përfshirë edhe mbështetja për biznesin, në formën e instrument­it të garancisë së re sovrane, në masën 15 miliardë lekë. Ajo do të shkojë si garanci për kompanitë që janë gjendur përballë vështirësi­ve, jo vetëm për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve, por edhe në nivel kapitali apo likuiditet­i në tërësi. "Është me rëndësi të theksohet që ndryshimet e propozuara nuk prekin deficitin buxhetor, duke treguar një kujdes maksimal për t'i destinuar dhe orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë. Në vijim, qeveria do të ndjekë me kujdes maksimal ecurinë e treguesve kryesorë makroekono­mikë, me objektiv primar përmirësim­in e tyre gradual dhe ruajtjen e qëndrueshm­ërisë fiskale",- evidentohe­t në relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania