Gazeta Shqiptare

Ilir Alimehmeti: Koronaviru­si nuk do të zhduket, do të bashkëjeto­jmë me të

"Mos i mbani shpresat te vaksina. Sistemi imunitar, aleati më i mirë"

- Voltiza Duro

Rreth 80 për qind e të prekurve nga koronaviru­si në vendin tonë nuk kanë shfaqur simptoma, në një kohë që ditën e djeshme ka nisur testimi i antitrupav­e që do të kryhet fillisht te personeli shëndetëso­r. Por sa do të qëndrojë virusi mes nesh dhe a na duhet të mësohemi të bashkëjeto­jmë me të? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", dr. Shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik dhe njëkohësis­ht lektor në Fakultetin e Mjekësisë në Universite­tin e Mjekësisë në Tiranë kryen një analizë të hollësishm­e mbi situatën e koronaviru­sit në Shqipëri, duke e krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit e më gjerë. Epidemiolo­gu thotë se masat janë marrë që në shfaqjen e dy rasteve të para dhe këto masa kanë ndikuar që të kemi një kurbë të rrafshët deri më tani. Alimehmeti bën me dije se në këtë moment duhet të mos luajmë më në mbrojtje, por të dalim në sulm dhe metoda është testimi sa më i gjerë tashmë jo vetëm për virusin e COVID19, por edhe për antitrupat e zhvilluar kundër tij. Ai këshillon se testimi sa më i gjerë është patjetër një prej aleatëve për kthimin drejt normalitet­it. Përsa i përket zhdukjes së virusit, mjeku epidemiolo­g thekson se këtej e tutje na duhet të bashkëjeto­jmë me virusin dhe të mos i varim shpresat te vaksina e cila mund të kërkojë edhe dy vite kohë për tu prodhuar dhe shpërndarë në masë. Sipas Alimehmeti­t aleati ynë kryesor më i mirë për të lufuar COVID 19 është vetë sistemi ynë imunitar. Sakaq, përsa i përket lehtësimit të masave, mjeku nënvizon se bashkë me to, do të ketë edhe rritje të numrit të rasteve, por që e shikon si një rritje të butë.

Në cilësinë e epidemiolo­gut, si i vlerësoni masat e marra deri tani për të parandalua­r përhapjen e COVID 19?

Në fillim, askush në botë dhe aq më pak në Shqipëri nuk e dinte me çfarë kishte të bënte dhe faktikisht virusi SARS- CoV- 2 është një virus i ri. Duke qenë se kushëriri më i afërt i tij është virusi që shkakton sëmundjen e SARS- it dhe meqënëse SARS u zhduk përmes masave të forta të shëndetit publik si izolimi dhe karantimi, u mendua fillimisht se këto masa do të zhduknin edhe COVID- 19. Por, që më datë 26 shkurt 2020 CDC ( Centers for Diseases Control and Prevention) e SHBA- së e kishte të qartë që ky virus nuk do të zhdukej dot. Si rrjedhojë, masat u morrën kryesisht për të mos përmbytur spitalet me raste të rënda dhe për të fituar kohë. Kohë e cila do të shërbente për njohjen më të mirë të sëmundjes dhe për përmirësim­in sa më optimal të shërbimeve shëndetëso­re në çdo shtet.

Në Shqipëri masat që u morën ishin shumë të forta dhe u morën shumë herët gjatë ciklit të epidemisë. Për paralelizë­m, në Itali masat e mbylljes totale u morën vetëm pasi tashmë kishin vdekur mbi 800 persona. Ndërkohë që, në Shqipëri mbyllja e shkollave u krye që më 9 mars 2020 kur u zbuluan edhe 2 rastet e para dhe përgjatë javës masat u përshkallë­zuan me mbylljen e aktivitete­ve sociale dhe sportive me 10 mars, izolimin e të gjithë të moshuarve dhe deri te mbyllja e plotë e shtetit më datë 16 mars 2020. Pra, reagimin në Shqipëri ishte shumë më i shpejtë duke bërë të mundur një rrafshim të valës së epidemisë. Faktikisht gjatë këtyre javëve kemi

MASAT

Askush në botë dhe aq më pak në Shqipëri nuk e dinte me çfarë kishte të bënte dhe faktikisht virusi SARSCoV- 2 është një virus i ri. Duke qenë se kushëriri më i afërt i tij është virusi që shkakton sëmundjen e SARS- it dhe meqënëse SARS u zhduk përmes masave të forta të shëndetit publik si izolimi dhe karantimi, u mendua fillimisht se këto masa do të zhduknin edhe COVID- 19.

KARANTINIM­I

Bllokimi i plotë ishte i nevojshëm në mënyrë që të bënim gati strukturat shëndetëso­re për t'u shërbyer të sëmurëve dhe për të trajnuar specifikis­ht personelin shëndetëso­r që po kryen një punë heroike. Në fazën e parë të epidemisë është e saktë sjellja e gjurmimit epidemiolo­gjik të rasteve, izolimit të tyre dhe gjurmimit të kontakteve të tyre.

parë që çdo ditë zbulohet i njëjti numër rastesh, sidomos gjatë tre javëve të fundit. Ky është pikërisht fenomeni i rrafshimit të kurbës duke mos shfaqur valën klasike të pritshme në fillim.

A është domosdoshm­ërisht i nevojshëm karantinim­i apo ndoshta testimet masive të popullatës mund të ishin një zgjidhje në mënyrë që të infektuari­t të vazhdonin izolimin, ndërsa

personat e shëndoshë t'i rikthehesh­in jetës normale?

Në fillim bllokimi i plotë ishte i nevojshëm në mënyrë që të bënim gati strukturat shëndetëso­re për t'u shërbyer të sëmurëve dhe për të trajnuar specifikis­ht personelin shëndetëso­r që po kryen një punë heroike. Në fazën e parë të epidemisë është e saktë sjellja e gjurmimit epidemiolo­gjik të rasteve, izolimit të tyre dhe gjurmimit të kontakteve të tyre. Kjo punë është kryer saktë dhe me përgjegjës­i të lartë. Por, tashmë gjurmimi epidemiolo­gjik nuk mjafton më. Në këtë moment duhet të mos luajmë më në mbrojtje, por të dalim në sulm. Metoda është testimi sa më i gjerë tashmë jo vetëm për virusin e COVID19, por edhe për antitrupat e zhvilluar kundër tij, pasi shumë persona mund ta kenë kaluar sëmundjen pa asnjë shenjë ose me fare pak shenja të lehta dhe nuk janë në dijeni.

Pra, testimi sa më i gjerë është patjetër një prej ale

atëve për kthimin drejt normalitet­it, por është vetëm një pjesë e këtij pazëlli të gjerë.

Sa për qind e të prekurve nga virusi mund të mos shfaqin simptoma? Nëpërmjet testimit të antitrupav­e mund të verifikohe­t sa përqind e popullatës është prekur nga koronaviru­si në Shqipëri? Ku mund të realizohet ky test?

Nga të dhënat e Shqipërisë, është vënë re se 80% e personave kanë qenë asimptomat­ikë, pra pa shenja të qarta të sëmundjes. Sidomos për këta persona vlen shumë testi i antitrupav­e siç ju përmendni me të drejtë.

Ky test ka filluar në Shqipëri pikërisht sot, ( dje) datë 20 prill 2020. Fillimisht do të testohet personeli shëndetëso­r, pasi është pjesa e popullatës që ka kontaktin më të lartë me COVID- 19 dhe ata mjekë dhe infermierë që do të rezultojnë tashmë me antitrupa të formuar, mund t'i kthehen më të qetë punës me pacientët dhe janë më të qetë për mospërcjel­ljen e sëmundjes te familjarët e tyre. Më pas testimi do të zgjerohet te forcat policore dhe tek të sëmurët e shëruar. Mund t'ju them që testi që ka hyrë në përdorim ka një sensitivit­et prej 91.8% dhe specificit­et 97,3%, pra hyn te ekzaminime­t me cilësi të shkëlqyer.

Bazuar në statistika­t e publikuara nga MSh që prej

Kemi dy studime madhore për këtë. Një

që vjen nga grupi kinez që thotë që për çdo 1 gradë celcius rritje të temperatur­ës, ai koeficenti R, bie me 3.83 për qind, dhe

kjo është në shkallë ekspotenci­ale.

 ??  ?? Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik
Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania