Gazeta Shqiptare

Pjesë e bandës së fajdeve me 16 anëtarë, përfundon në pranga anëtari i 13- të

Jonuz Alija akuzohet për ushtrim pa licencë i veprimtari­së bankare e pastrim i produkteve të veprës penale U denoncua nga ish- prefekti Paulin Radovani, ja si funksionon­te grupi i fajdeve në Shkodër

-

Dy ditë më parë, policia e Shkodrës arrestoi 23vjeçarin Jonuz Alija, i cili rezulton të jetë anëtari i 13- të i arrestuar i grupit me 16 persona që jepnin para me fajde në Shkodër. Mësohet se ai u kap në kuadër të operacioni­t “Maranaj”, si pjesë e grupit të fajdeve. Alija akuzohet për veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtari­së bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpuni­m” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Arrestimi i tij është vijim i operacioni­t të nisur muaj më parë, ku u siguruan prova për një grup kriminal prej 19 anëtarësh, 12 prej të cilëve u arrestuan, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim, me të cilëve edhe 23- vjeçari që u kap të dielën. “Në vijim të operacioni­t ‘ Maranaj’, të zhvilluar më 14.03.2019 nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokuroris­ë Shkodër dhe me mbështetje­n e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operaciona­le në Departamen­tin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operaciona­le në Departamen­tin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar, për kryerjen e veprave penale ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ‘ Ushtrim aktiviteti financiar të palicencua­r’, ‘ Shpërdorim detyre’, ‘ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e’ dhe ‘ Moskallëzi­m krimi’, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturua­r kriminal dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë së qytetit verior. Ndërsa sqarohet se, “nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër”. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë

SKEMA E FAJDEVE

Më datë 14 mars, policia dhe prokuroria e Shkodrës zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë dhe nëse nuk ktheheshin lekët, grupi u merrte borxhlinjv­e prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ishkancela­rë gjykate, noterë, policë dhe një ish- drejtues i ‘ Patentave’ në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë.

“Arrest në burg”, për veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtari­së bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpuni­m” dhe “Pastrim i produkteve të veprës pe

ISH- PREFEKTI RADOVANI

Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në Bashkinë e

Shkodrës. Ish- prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani denoncoi grupin dhe tha se autorët u kishin dhënë para me fajde dy djemve të tij dhe disa të tjerë kanë luajtur rolin e garantit, duke marrë para për llogari të dy djemve të Radovanit. jdeve janë Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksan Lekaj dhe ish- drejtori i ‘ Patentave’ në Shkodër Ilir Sokoli, do të qëndrojnë në burg, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj që do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Por si funksionon­te ky grup? Më datë 14 mars, policia dhe prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë dhe nëse nuk ktheheshin lekët, grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish- kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish- drejtues i ‘ Patentave’ në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në Bashkinë e Shkodrës.

Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupit u merrnin borxhlinjv­e prona dhe pasuri, duke i kaluar në emër të tyre.

Ish- prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, denoncoi grupin dhe tha se autorët u kishin dhënë para me fajde dy djemve të tij dhe disa të tjerë kanë luajtur rolin e garantit, duke marra para për llogari të dy djemve të Radovanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania