Gazeta Shqiptare

64- vjeçarja nga Tirana: Dyshoj që e kalova Covid- 19 në fund të shkurtit, nuk ishte grip, por kolerë

“Telefonova edhe urgjencën, më thanë rri në shtëpi, sepse nuk ke asnjë shans tjetër ta kalosh” “Oh Zot, si këto 40 ditë s’kam parë në jetën time. Kam qenë 3- 4 ditë me 40 gradë temperatur­ë”

-

Fatime Ozuni është nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe katër nipave, por prej 10 vitesh jeton e vetme në një banesë në 21 Dhjetori. Është 64 vjeçe dhe gjithë jetën i ka shërbyer popullit, me profesioni­n teknike e zonës për mirëmbajtj­en e banesave të tyre. Atë e duan të gjithë dhe sot që ajo është e vetme kujdesen për të. Fëmijët e kësaj lagjeje e konsideroj­në si gjyshen e tyre dhe sa herë ka nevojë i gjenden pranë.

Nënë Ozuni thotë se është përballur edhe me pandeminë Covid- 19, por nuk ka njoftuar urgjencën. Ajo e ka kaluar e vetme në shtëpi dhe nga frika se mos infektonte të tjerë ka qëndruar e izoluar. Ushqimet ia sjellin komshinjtë në shenjë solidarizi­mi për situatën e rëndë që po kalojmë, si dhe për dashurinë që gëzojnë për të moshuarën.

“Me 8 mars dolëm një kafe me vajzën, ndërsa me datë 9 mars ra korona dhe që atëherë nuk kam dalë as deri tek oborri i shtëpisë. Komshinjtë m’i sjellin ushqimet te dera. Që në 75- ën kam jetuar në këtë zonë, te rruga “21 Dhjetori”, pranë shkollës “Naim Frashëri”. Kam jetuar në kryeqytet dhe kam punuar teknike e zonës, mirëmbajtj­e e banesave. Gjithë jetën kam shërbyer në popull. Historia ime është shumë e trishtë, pasi kam rritur dy fëmijët e vetme. Në vitin 1995 ndërroi jetë bashkëshor­ti si pasojë e një aksidenti në Itali. Unë jam e vetme prej 10 vitesh. Jam nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e katër nipave.

Djali në Francë ka dy vajza, njëra 7 vjeçe dhe 5 vjeçare. Ndërsa vajza që jeton në Lezhë ka një djalë 10vjeçar dhe një gocë 6- vjeçare. Vuaj nga tensioni dhe zemra. Kalova një grip të fuqishëm dhe dyshoj se ishte Covid- 19. Unë i kam pasur simptomat më të këqija se këto. Jam 100% e sigurtë që kam kaluar virusin. Nga data 14 shkurt pata temper

IZOLIMI

Nënë Fatime Ozuni thotë se është përballur edhe me pandeminë Covid- 19, por nuk ka njoftuar urgjencën. Ajo e ka kaluar e vetme në shtëpi dhe nga frika se mos infektonte të tjerë ka qëndruar e izoluar. Ushqimet ia sjellin komshinjtë në shenjë solidarizi­mi për situatën e rëndë që po kalojmë, si dhe për dashurinë që gëzojnë për të moshuarën. aturë 39 e gjysmë, e cila më zgjati tre ditë e shoqëruar më dhimbje kockash dhe kollë të thatë. Kisha dhimbje trupi, pa fuqi dhe pa oreks. Më merrej fryma dhe nuk kisha rezistencë. Kjo situatë më zgjati deri me datën 8 mars. Erdhi vajza dhe dolëm për një kafe, por nuk kisha rezistencë për pak më ra të fikët. Këtu afër kam një spital, afër fondacioni­t “zvicerian”. Atë mora në telefon dhe bëra një vizitë për gjendjen gripale që po kaloja. Ata më thanë: Janë viroza. Këtë e pati vajza dhe fëmijët. Mua më zgjati tre javë. Kushdo që më takonte, i kërkoja të mbante distancë, pasi për mua ky nuk ishte grip, por kolerë”,

RRËFIMI I 64- VJEÇARES

“Oh Zot! Si këto 40 ditë s’kam parë në jetën time, kam qenë 3- 4 ditë me 40 gradë temperatur­ë. Më mbajti kolla 10 deri në 12 orë, edhe flokët me lëndoheshi­n. Gati tri javë kam qenë shumë keq. Para 8 marsit kam qenë pa qejf, por pas tetë marsit unë u bëra keq, edhe thosha çfarë është kjo kolerë. Temperatur­ë, dhimbje koke, prerje oreksi, pastaj kam pirë nga këto çajrat bimorë. Për temperatur­ën kam pirë paracetamo­l. Kisha dhimbje trupi dhe humbje oreksi, s’kisha pikë rezistence, kjo zgjati disa ditë”, tha 64- vjeçarja.

shprehet ndër të tjera e moshuara.

“Oh Zot, si këto 40 ditë s’kam parë në jetën time. Kam qenë 3- 4 ditë me 40 gradë temperatur­ë. Më mbajti kolla 10 deri në 12 orë, edhe flokët më lëndoheshi­n. Gati tre javë kam qenë shumë keq. Para 8 marsit kam qenë pa qejf, por pas

8 marsit unë u bëra keq, edhe thosha çfarë është kjo kolerë. Temperatur­ë, dhimbje koke, prerje oreksi, pastaj kam pirë nga këto çajrat bimorë. Për temperatur­ën kam pirë paracetamo­l. Kisha dhimbje trupi dhe humbje oreksi, s’kisha pikë rezistence, kjo zgjati disa ditë. Simptomat e para ish

in të lehta pastaj nga data 14 e deri në fund ishte shumë e rënduar, sepse mu pre edhe oreksi. Telefonova edhe urgjencën, edhe ata më thanë rri në shtëpi sepse nuk ke asnjë shans tjetër ta kalosh. Përveç meje patën edhe fëmijët e vajzës disa simptoma, por janë shenja gripi të lehta”,- tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania