Gazeta Shqiptare

Naftëtarët e Ballshit thyejnë masën e kufizimit të lëvizjes: Nuk kemi përfituar pagën e luftës

-

e uzinës së Ballshit kanë protestuar dje në Fier, pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës. Ata kanë sfiduar edhe masën e kufizimit të lëvizjes, ndërsa pretendojn­ë se janë lënë jashtë dy paketave të ndihmës ekonomike të qeverisë. Naftëtarët u shprehën se pavarësish­t se në këtë periudhë ky sektor ka qenë hapur, ata nuk kanë punuar për shkak të problemeve me kompaninë dhe për këtë shkak kërkojnë nga shteti pagë si biznesi i vogël dhe i madh. Naftëtarët kanë një apel për kryeminist­rin Edi

Rama që të ndërhyjë sërish, pasi në të kundër do të futen në grevë urie. Protesta është zhvilluar duke respektuar distancimi­n social. “Ne jemi mbledhur se nuk jemi futur në asnjë nga paga e luftës. Ne jemi punëtorë prej 40 vitesh që paguajnë nga 300 mijë lekë në muaj detyrime, 3.5 mln në vit dhe nuk jemi futur te paga e luftës. Kush biznes i vogël paguan sa ne? Shteti thotë se ju nuk jeni ndaluar për faj të koronës, por po rrimë në shtëpi për faj të koronës, nuk po gjejmë mundësi tjetër punësimi dhe për faj të shteti që çdo dy vjet na sjell ndonjë investitor serioz që i ndërron vetëm emrin dhe më pas na lë në mes të rrugës. Është faji i shtetit që sot jemi pa punë. Duam të përfshihem­i në pagën e luftës. Kemi nga janari që jemi pa punë. Shteti na ka lënë në mes të rrugës dhe çfarë do të bëhet me atë uzinë? Do të vijohet kështu që i njëjti pronar i njëherë në dy vite ndryshon vetëm emrin. Ne sot jemi 150 veta, ka edhe nga Ballshi, nuk kërkojmë mëshirë, por atë që na takon, paguajmë sigurime më shumë sesa çdo biznes i vogël. Mundësitë janë shumë të pakta”,- thanë disa protestues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania